Mësimi nga ekrani i dedikuar për shkollën/Ministrja Kushi takon mësuesit: “puna e tyre vazhdon pa ndërprerje”

0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë, ka vlerësuar kontributin e tyre të veçantë të dhënë për nxënësit në të gjithë vendin.”Me bindje e them se kontributorët e ‘RTSH Shkollë’ do të mbahen mend gjithmonë si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me germa të arta”- është shprehur ministrja.”Mirënjohje pa kufi për përkushtimin e pashoq dhe faleminderit me zemër për sakrificat tuaja!”- shkruan ajo në një status në rrjetin social.Më tej ajo shton se që në fillim të pandemisë, e ka admiruar punën, sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve të ‘RTSH Shkollë’. Në një kohë që të gjithë rrinin brenda, mësuesit u angazhuan maksimalisht në xhirimin e orëve mësimore për nxënësit që të mos ndalonte në asnjë moment procesi mësimor.Edhe sot, puna e këtyre mësuesve vazhdon pa ndërprerje për kanalin e dedikuar për arsimin parauniversitar, i cili do të vazhdojë edhe pas periudhës së pandemisë, përfshirë edhe programe të ndryshme argëtuese e kreative, për tu ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve.

Linku i publikimit:

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/146671597148283/?d=n

Linku i pamjeve nga takimi:

https://we.tl/t-FdMf8x8SSD

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.