Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të dielë ndodhet në Shkodër. Përmes një postimi në facebook, Meta jep edhe një mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. “Buna herë ngrihet e herë ulet, por Kalaja e Rozafës qëndron atje lart mbizotëruese si Zonjë e randë”,-shkruan Meta. Në këtë qark, Partia e Lirisë deri në muajin dhjetor 2022 kishte si deputet Agron Çelën, por që tashmë iu bashkua PS-së.