Me ra kjo diagnoze, e njoha spitalin!

0
Nga:
Duke jetuar prej rreth nje çerek shekulli, ne nje shtet perendimor, me demokraci tejet te konsoliduar, me ka mesuar ne detaje per sfidat e jetes. Mandej si mijra emigranteve te tjere, me ka mundesuar gjithçka te mire per familjen time. Endrra ime paresore, si e çdo prindi, arsimimi, diplomimi dhe punesimi i femijeve, u be rrealitet. Por jo vetem kaq, ne planin personal, Brukseli me çertifikoj lindjen per se dyti.
Po shpjegohem: Per shkak te disa rrethanave te renda shendetesore ekzaminimi me diagnostikoj me”Polype vésical” (tumeor) u gjenda i hospitalizuar ne Ste-Anne St-Remi Bruksel, ku ne harkun kohor te gjasht muajve, iu nenshtrova dy nderhyrjeve kirurgjikale, me nje koficient te lart rrisku per jeten.
Sherbimi i personelit mjeksor: Deri ne perfeksion. Per profesionalizmin shkencor dhe per humanizmin njerzor, ketu flasin ata. Ty te lene pa fjale.
Rezultati final: Brenda 230 minutave, ne dy seanca te nderhyrjeve kirurgjikale, dhe pas nje terapie rrelativisht te gjate e te veshtire, Dr. Jean-Jacques Bredael, me stafin e tij mjekesor, te cileve u kam besuar i bindur plotesisht sherimin tim, me certefikuan jeten per se dyti here. Per koincidence, kjo ndodhi fiks ne pervjetorin e 60-te lindnjes time, Eshte data 30/04/2016.Kostoja financiare totale per dy nderhyrjet kirurgjikale:
Rreth 38.000 €. Te gjitha per llogari te Shtetit Mbreteror. Fatura totale ne adrese time, me besoni, diku tek 200 €, dhe keto thjesht, vetem çeshtje formularesh proceduriale.
Dikush me pyeti per te shuar kurjozitetin, ashtu shqipetarshe siç kemi vesin: E shperbleve doktorin?Po! Per misionarin me shpirt te pasur, sa vete zemra e mjekesise belge: Nje buqet me lule tulipan natyrale. E falenderova per suksesin dhe e urova ne pervjetorin e lindjes, qe aty e mesova koincidencen, e nje date me mua, por ai te 72-tin. Merci beaucoup Dr Bredael! Grand merci la Belgique!
Mos te zgjatem, sepse objekti i ketij shenimi s’eshte ky. Por une, thjesht e solla si shembull per temen qe do flasim ne vazhdim, te cilen kur mendova ta shkruaj, vetevetiu me erdhi ndermend ajo ndjesia shpirterore, qe me ka lindur qysh ne Spitalin Ste-Anne St-Remi Bruksel. Qysh atehere, gjithnje kam dashur me zemer, qe te pakten mjekesine, kete fushe kaq jetike, ta kemi edhe ne Shqiperi si Perendimi. Por…. Le te hyjme ne teme.
Pak kohe me pare, pas nje vizite ne Shqiperi, (ku per shkak te Covid-19, u bllokuan linjat e kthimit), jeta e solli krejt paptitmas te shoh veten ne Spitalin Rajonal te Shkodres. Diagnoza: Accident cérébro-vasculaire, (AVC) Ishemi cerebrale.
Per kushtet e perfolura qe te afrohen, per sherbimin mjekesore te keq menaxhuar, per mungesen e personelit mjekesor, per shkak te largimit te tyre ne perendim, per mungesen e infrastruktures dhe pajisjeve mjekesore, kemi lexuar virtualisht ne te gjitha ballinat e mediave opozitare. Apo edhe statistikat nga Observatori Global i Shëndetit. Por per “evoluimin” deri ne keto standarte, asnjehere se kam besuar, por çuditerisht tani u binda. Sot flas ne veten e pare. Me ra kjo diagnoze, e njoha konkretisht, Rajonalin e Shkodres.
Thene haptazi konstatimin tim si pacient ne kete qender shendetsore, surprizat e errta ne vijimesine e tyre, per syrin e nje te huaj do te ishin skandal, por per ne çuditerisht tashme nuk perbejne lajm. Perkundrazi gjithçka duket normale, thjesht nje proces rutinor i perditshem. Ne kuptimin simbolik te fjales, te pa priturat ketu, ngjajne si ato zilet e telefonit te hallexhiut, qe gjithmone tingellojne thirrje te humbura para nje padroni arrogant.Kjo ishte shkendija qe “ndezi” mendimin per te mbajtur kete shenim. Jo per lajm, por me ndjesine dashamirese, per te thene te verteten, dhe ta ndajme nepermes facebook-ut, s’bashku me ju, miqte e mi te mire, kudo qe te ndodheni.
E hene 25/05/2020, ora 22:30. Sa shkele pragun e deres se orgjences mjekesore, gadishmeria dhe perkujdesja e personelit te sherbimit mjekesor, per t’u gjendur sa me shpejt prane pacienteve, me gezoj. Gjesti emancipues me dha shprese e optimizem. Por pa me shkuar aspak ndermend, se tek ngutja per te kap “gjahun” i pari, aty “fle lepuri”, aty fshihet “arti” i babezise, siç do ta shohim pas pak.
Jam ne dhomen e orgjences mjekesore, nen efektin qetsues te solucion manitol-it. Per aq kohe sa tretet ne damar ky medikament, mjafton te mbash syte hapur dhe inteligjencen zgjuar, qe te lexosh ne kontrast te qarte, diskun e Résonance Magnétique, mbi “diagnozen”e ambjentit qe shohim, (nuk mund te themi ne te gjithe spitalin.)Ambjenti i brendeshem: Eshte pak te thuash nje mizerabel shembullore. Zhuli, ta bene te veshtire te dallosh ngjyren origjinale te dyshek-çarçafe-batanie, mbi krevat ku jemi shtrire per te marr medikamentin. Aty ku njeherazi marrim edhe eren e rende te tualeteve brenda dhomes, qe kushedi sa turne pune kane kaluar, pa vene dore sanitaret.
Nuk e di sepse, per nja dy-tri ore u ndjeva si i huaj, edhe pse midis Shkodres isha. Me dukej vetja aspak “trendi”. Kisha harruar ate rregullin e fallxhores, se po s’hulle nishanin, ajo se hap gojen. S’dija pra ate kodin e wifi-s se spitalit, jo per telefonin, por per portafolin:”Pije nje kafe itu doktor”. Ku per nje matje tensioni a temperature, per nje sorum, per nje scanner, per nje Echographie, apo per nje Résonance Magnétique, tarifat variojne nga 500 – 1.000 – 2.000 – 5.000 leke te rinj, kartemonedhe prerje nje cope, pa folur per nderhyrje kirurgjikale, ku shuma monetare qe te kerkohet: Zot m’ruaj ment e kres! Pavaresishte se sipas propogandes se qeverise, ekziston ligji: Sherbimi mjekesor spitalor eshte falas. Por kjo kishte qene nje rrene me bisht, me mashtrim, me tallje. Mandej edhe sikur ta zeme se pernjimend eshte keshtu, kush pyet per ligjet e qeverise. Ligji behej ketu.Ketu, surprizat e errta ndjekun njera-tjetren. Edhe pse eshte kohe pandemie dhe ngarkesa virale eshte ne kulmin e saj, respektimi i rregullave profilaktike qe keshillojne specialistet per kete situate, nuk zbatohen. Ketu nuk sheh njeri me maske, as distancim fizik, as disefektim duarsh. Perkundrazi sipas te “mençurve” mosbesues ne shumice, Corona-virusi eshte alarm i rreme i politikes!
Madje “filozofia”e disa politikuajve te tipit Tit Vasili kalojne imagjinaten kur i bejne thirrje popullit te mos zbatojne rregullat. -Te vesh masken ne fytyre, eshte turp, eshte maskarallek publik! Apo i “gjithedituri” Sazan Guri: -Maska te bene budalla, maska sjell semundje te rrezikshme.Vjen i “forti” nderhyn pa rradhe, ashtu menyren e vet karakteriale, kryen punet aty, ose fton mjekun e dalin per kafe, kurse ne fakirat, presim rradhen, deri sa te kthehet mjeku.Telefonata me ze te larte, a thua se po thrret çobanin prej ne mal, duke harruar se jemi ne spital, ku te semuret renkojne nga dhimbjet. Dikush teshtin pa i vene doren gojes, ashtu si tjetri qe fryne hundet pa shami e peshtyn kudo. Cigarja e dredhur me hashash, mode e fundit per te rijet. Ku me mire se ne spital, te largon merzitjen e te çon peshe alegrine?Nje i moshuar gruemiras, me shume i lodhur nga pritja e doktorit se sa nga pleqeria, ngushellohet me ate shprehjen hyjnore qe fal energji pozitive kur thot: “Inshallah e ban Zoti mire”. Ndoshta ne trurin e ketij besimtari, uzdaja e vetme me ia ndreq hallet kesaj robni, ka mbetur tek i madhi Zot. -Me kete qeveri as Zoti s’ka ç’ka t’ban o mik,- i kundervihet gati me ashpersi nje postribas. Kaq mjaftoj, dhe si gjithnje militantizmi partiak dukshem ekstrem, sidomos ne prage fushatash elektorale si tani, mori flake. Mallkime e sharje me liber shtepie, ku percaktori me i perfolur eshte: “Ai i gjati”, i Surrelit. Nejse, kot e thash. Kjo puna e perceptimit militantist, eshte nje teme qe merr tjeter shpjegim. Don nge.Nje brune trup hollake, emigrante ne Itali, e bezdisur nga ulurimat kumbuese, e pozicionuar mbi nje stol ne cep te hapsires, po filmon me kameren e iPhone, modelin alla-shqiptarshe, ndoshta per t’u “mburrur” para shoqerise se saj atje ne Bergamo.
Po vjen doktori. Zhurmaxhiu hyri ne vizite i pari. Shyqyr na pushuan veshet. A eshte fare doktori ky? Pyet nje kurreshtar. Shumica shikojne njeri-tjetrin ne heshtje, por nuk duan te pergjigjen. Por qetesia thyhet nga nje emer i njohur i artit. Kreaviteti i tij prej humoristi tipik shkodran, me shume se te argeton, te sondon: “Asht kthy prej Kanadas, ka ba stazhin nja 10 vjet si pjatalares, por atje prej t’ftohtit ka hi si doku n’uj, e tash i bjen i madh kostumi i doktorit! Une per vedi qe e njoh, i largohem kur e shoh”! (fabulen, do ta kuptoj pas pak)Nje tjeter batute me shume se gazmore, ashtu siç dine shkodranet, qe te ben me qesh por edhe me qa: “Keta ustallare more vella, para se t’kapin n’dore, t’psikologjisin a je gja i hajrit a je fakir, lene masanej po e moren vesh se je emigrant, atehere fill ndrrojne stil, sa te ndjeshem bahen, krejt engjuj. Ishtu bajne sa here xane gjahun e majm. Ja luajne bash Zotin, kur s’ka Shtet”. Batuta vijon sy me sy, por asnjeri nuk e kundershton, perkundrazi tek shumica ketu zgjon dakortesi, te cilet kane diçka te ngjashme per te shtuar nga eksperiencat e tyre.Vazhdojme. Kur sheh mjeken e pensionuar, akome ne sherbim te pacienteve, ne pamje te pare te vjen mire, duke menduar se vetem humanizmi i saj shpirteror e bie ketu, duke ditur se sipas ligjit per pune ekstra, nuk paguhen. Vetvetiu m’u kujtua infermierja e pavekshmja, humanistja Luçie Ndoja, qe i kushtoj jeten e saj ne sherbim te pacienteve. Mirepo, sa po shohim kjo s’mund te behet kurr si Luçia, sepse permbajtja mori tjeter sens: Infermieri nje djal i ri, i vuri sorumin nje pacienti. Here pas here kujdesej me miresjellje per mbarvajtjten e procesit. -Ve bast se ajo “plaka e shkurt” ta po ia hjek sorumin ati burrit. A din pse? Vetem me i zhvat ajo bakshishin, – me thot me ze te ulet nje pacient prane meje.- M’u duk bast budalla, mirepo ta kisha vene, do ta fitonte ai, sepse vertet pa mbaruar akoma medikamenti, pensionistja “humane”, (per etike nuk dua t’i permend emrin) i afrohet pacientit me marifet, i heq viganin nga damari, si per t’i kujtuar: “Tani hulle nishanin”.Veç ta shihnit aktrimin infermier – pensioniste. “Estrade”.
Me tej. Ne nje spital normal, karta klinike e pacientit, eshte pika e rreferences per mjekun mbikeqyres, per ndjekjen e gjendjes se tij shendetesore. Pa protokoll shtyhet kuturu.
Edhe kjo me duhej. Edhe kete e provova. Per disa dite kartela ime klinike kishte thyer “karantinen”, pa iu be aspak vone personelit mbikeqyres. Merreni me mend rregullsine dhe percaktimin e ilaçeve dhe te proceseve te tjera. U desh interesimi i infermieres Vjollca Vocaj, qe me ne fund me thirri: “E gjeta Vangjeeel”! Nejse. Thuhet se çudia tri dite zgjate, dhe harrohet se vendin ia ze çudia e rradhes.Dhe vjen çudia e rradhes: Ketu mjeket me pervoje, ia njohin vetes te drejten te zevendesohen nga femijet e tyre studente ne mjeksi, per te bere mjekun roje ne sherbim te pacienteve! S’ka liçenze! Edhe pastaj? Ku eshte rendesia ketu? Rendesi ka te mesohen qysh me moshe te re, te notojne ne pellgun kunder rrjedhes! Alo mami! Ça me ba me ikyt niri? Mami dikton udhezimet permes telefonit, pa u shqetesuar fare ne privatesine e saj. Paradoks? Aspak. Perkundrazi, brenda normales.
Ashtu siç eshte “brenda normales” mungesa totale e barnave, ku asnje aspirine nuk gjendet per pacientet ne kete spital. Vetem nje shembull: Nje nder ilaçet me shume rendesi kuptohet me kosto bajagi te lart, (65.000 lek te vjeter vetem nje perdorim, thjeshte nje gjilpere) quhet produit de contraste, qe normalisht spitalet furnizohen, duke qene nje produkt i domosdoshem per te qartesuar leximin e diskut, per scanner dhe Résonance Magnétique. Dhe ju kujtoni se ky medikament u jepet pacienteve pa para? Falas siç thot me demek ligji? Jo! Ato jane spostuar vetem pak metra ne te majte te spitalit, ne formacine “speciale” te rrekomanduar nga mjeku, per tu shitur me çmime abuzive, ne te zeze.Shkova aty, i jap ordonancen farmacistes dhe e pyes ne se rimbursoni ndonje prej 6 zerave? M’u pergjigj, duke ngritur supet dhe vazhdoj me klientet, qe ne shumice komandonin ilaçet pa recete nga mjeku. E sigurt se mua me receten e mjekut ne dore, aty me ka. Ne sportel shohim nje pensioniste, qe po i lutej farmacistes per t’i zbritur 100 leke te rinj, se si kishte, nga kostoja totale e fatures prej 3.100 lekesh. Kur ajo e rrefuzoj, i them mendjes: E sheh? Shihi mire keto qe do blesh sot, se mos u ka kaluar data e scadences, si rradhen tjeter! Ti dashke rimbursim! I bleva dhe dola jasht pa be ze.
Çuditerisht ajo qe te bene pershtypje tek njerezit ketu, eshte modeli qe normalisht te gjithe duhet te ishim kunder, por askujt nuk i ben pershtypje. E pa kuptimte, perputhja e kundershtise me pajtimin. Ndoshta psikoza e vet popullit te fragmentizuar, ne te majte e ne te djathte. Ndoshta modeli, qe u ndertua dhe mori jete qysh me ndrrimin e sistemit shoqeror, me te cilin e kemi shtyre gjate 30 viteve te demokracise sone te tkurrur, ka fituar imunitet, dhe tani shihet e veshtire ne mos e pa mundur te zhbehet. Ndaj edhe pse pa arsyetim, shumica duket sikur jane pajtuar me te keqen. Ndoshta keto jane tipare normale te nje populli te varfer e te prapambetur.
Prit, s’kisha pare gje akoma!
Adrenalina e ehengut tallava e tollovi, non stop!
E marte, 26/05/2020, ora 10:00. Jam ne kabinetin e imasherise, pasi duhej ti nenshtrohesha nje ekzaminimi ne scanner. Rregulli kerkohet, qe me te mbaruar procesi i scannimit se pacientit, laburanti i imasherise i percjell mjekut neorolog te imasherise, diskun dixhital. Ky i fundit lexon me kujdes diskun, percakton diagnozen dhe si do qe te paraqitet koeficienti i rriskut te pacientit, ne takimin me te, i a shpjegon rrealisht. A u zbatua ekzakt kjo norme ne rastin tim? Mund te them haptas, se pergjigjia qe mora nga mjeku neorolog mbi diagnozen, m’u duk konkluzion i thjeshtuar dhe i pershpejtuar me ngut dhe nuk me bindi aspak. Une rrealisht isha ne nje gjendje te rende shendetesore, shkurt: Fizikisht i paralizuar, ne te gjithe gjysmen e majt te trupit, kurse mjeku, (per etike nuk dua ti permend emrin) pa u menduar dy here me “siguroj”: “Perveç nje shenje fare te vockel sinoziti, gjithçka tjeter vjen ne parametra normale”. Prita pak, me shprese te me shpjegonte diçka me qart, por ai ashtu ne heshtje formuloj receten e ilaçeve, me orientoj adresen e formacise ku duhet ti bleja dhe kaq. Enigme qe se kuptova. Por ajo qe kuptova, ishte fabula e humorit te atij shkodranit qe folem me siper. Arsye e mjaftueshme per te mos humbur kohe me, dhe ti drejtohesha nje mjeku tjeter, per te bere nje lexim te dyte te diskut, per t’u siguruar ne ekzaktesine e diagnozes. Ashtu beme. Te nesermen, iu drejtuam neorologut te imazherise Dr. Ben Rroji. Tani po! Pas leximit me kujdes profesional, diagnoza rreale ndrron kahje 180 grade nga leximi i pare. Jane provat shkencore qe vertetojne: Accident vasculaire cérébral (AVC). Ishemi cerebrale.
Te njejtin konkluzion arritem edhe nga ekzaminimi ne Résonance Magnétique, (e siguruar me nderhyrjen e nje mjekeje, kuptohet ketu po s’pate mik edhe lek, gjithçka te behet e veshtire, ne mos e pa mundur) e shpjeguar me durim e profesionalizem deri ne detaje, nga mjeku neorolog Genc Nurja.
“Shtepiatizimi”!Parametrat e diagnozes, tregonin se gjendja ime shendetesore sa vinte e po rendohej, ndaj hospitalizimi paraqitej i pa shmangeshem. Mirepo duke pare kushtet dhe rrethanat e spitalit aspak normale, ku pandemia e Covide-19-te, ishte ne kulmin e infeksionit te saj, shto ketu edhe mungesen totale te ilaçeve, atehere isha i detyruar te ve ne balancen e gjykimit alternativen: Ne spital, apo me masa mjekimi ne shtepi? Pasi u konsultuam edhe me mjekun neorolog Genc Nurja, te cilit i kam besuar plotesisht sherimin tim, vendosem kete te dyten, qe nuk e di sepse me erdhi ta quaj shtepiatizim.
Ketu ne mini spitalin e improvizuar ne shtepine time, ne kontrast te plote me spitalin, jo se jemi ne katin e 8-te, por ndjehemi 8 here me mire se ne spital. Sherbimi shembullor nga nje staf mjekesore vertet i kualifikuar, me ka mbetur ne mendje. Jo vetem me prezencen ne minutazhin e sherbimit ne dite te caktuara, gjate seances disa javore te kurimit, por interesimi i tyre human per ecurine time shendetsore, me ka ndjekur edhe ne distance, me ane te telefonit, me keshilla e sugjerime, per aq kohe sa qendrova ne Shqiperi. Besimplotet e mirenjohur per te gjithe pacientet jane:
1- Mjeku neorolog Genc Nurja! Modeli shembullor i nje misionari te perkushtuar. Tani e them me bindje: Te percatoje diagnozen Ai, te plotesoj ordonancen me medikamente Ai, te ndjek proceduren e kurimit Ai, ju mund ta provoni ku te deshironi ne spitalet me ne ze perendimore, te jeni te sigurt, se pergjigjia do te jete e njejte, si dy pika uji. Bindjen 100%, mbi vertetesine e ketij pohimi e kame provuar une, ne Spitalin Universitar Erasme ne Bruksel, nje nga spitalet me ne ze ne Europe, ku po vazhdoje edhe sot seancen e dyte te kurimit. Pas nje examen général (kontrolli te imtesishem), Doktoret ketu me siguruan:”Les médecins albanais ont fait un excellent travail ” (Mjeket shqipetare kane bere nje pune te shkelqyer). Me besoni, sa u ndjeva mire per mbarvajtjen time shendetesore, aq u ndjeva krenar per aftesite e Doktorit shkodran, Genc Nurja me stafin e tij.
2- Infermierja me eksperience Vjollca Vocaj, me ka lene pa fjale. Profesionalizmi ne sherbimin mjekesore, shpirti i saj human, energjike e ku do ndodhur, jane cilesite e saj qe siç duket, Zoti i a ka dhuruar per ti transmetuar tek pacientet, emocionet e te cileve ajo i perjeton rrealisht. Ne te gjithe vitet e punes se kesaj infermiereje, pacientet kane shijuar kenaqesine e sherbimit dhe te komunikimit te saj. Qellimi paresore i saj eshte te arrije me te miren e mundshme ndaj te gjithe pacienteve pa dallim e kompromis. Dhe arritjet e saj i tregon rrespekti i fituar ne te gjithe Shkodren.
3- Kur pyeta per emrin e nje fizioterapisti te konsoliduar, per te ndjekur ecurine time fizike, (siç pyetet ne shoqerine tone, sidomos kur je jabanxhij) thuajse te gjithe me rrekomanduan masazhatorin, te mbi 30 viteve te vllaznise, Ruzhdi Mesin. Profesionalizmi dhe eksperienca ne punes se tij, reflektohej ne kabinetin e fizioterapise, te kompletuar me te gjitha aksesoret e nevojshme bashkekohore. Te gjitha te siguruara me investimin e tij. Arsyeja merret me mend, sepse ekonomia e tregut sot, me kete gjuhe flet, por ketu nuk eshte fjala per kabinetin e tij privat, (sepse kabineti fizioterapist i tij privat flet ndryshe)por per kabinetin e imazherise brenda spitalit, ku paisjet duhet te ishin siguruar dhe kompletuar nga shteti. Mandej, edhe nje arsye e veçant: Per korrektesine, disiplinen, dhe orarin, fizioterapistiti flet vetem “gjermanisht”.
Ju meritoni perzemersisht falenderimin, rrespektin dhe mirenjohjen e familjes sime. Njeherazi uroj me zemer: Dhante Zoti qe shembulli i juaj te frymezoje sa me shume personel mjekesore, jo vetem ne spitalet e Shkodres.
Ju, ju kemi modelin qe kerkon koha, per nje mjekesi si Perendimi. Ju jeni nder ata, qe perbeni substancen e ADN-es, se Spitalit Rajonal te Shkodres.
Tri mesazhe miqesisht!
Per ju i nderuar mjek, qe me diagnostikuat me sinozit, me mirekuptimin tuaj, lejomeni dy fjale te sinqerta me shume dashamiresi: Shpresoj shume dhe dua te besoj se pergjigjia e juaj, te jete bere ne nje moment sporadik, i shkeputur nga puna e perditshme ne profesionin tuaj te nderuar, dhe kurrsesi e miremenduar. Gjithsesi, asgje personale me ju. Asgje. Per mua tashme kjo eshte e tejkaluar. Thjesht qellimi im eshte percjellja e nje mesazhi per sensibilizimin sa do pak, qe shembuj te tille qofshin edhe te rastesishem, te minimizohen deri ne mos ekzisteznce.
Ju o “ustallare” te pasionuar pas bixhozit me jeten e pacienteve! Te hiqni dore vullnetarisht nga perfitimi i parase, per ju s’eshte e leht. Sfide e veshtire, te kthehet gishti nga vetja. Thone se leku te tjeterson. Duhet fisnikri, vullnet e humanizem njerezore. Por miqesisht dy pyetje m’i lejoni! A e keni vene ndonjehere ne peshoren e gjykimit tuaj, koeficientin e varferise se pacienteve? A e keni menduar ndonjehere, se hajnia juaj me kostum doktori, eshte me e rende se ajo e hajduteve me leve hekuri?
Gjykoni te pakten nje here, se ndoshta mund te gjeni ndergjegjesimin e mjaftueshem per te kuptuar, se ju vertet i keni krijuar vetes mundesine per te perfituar me shume para prej pacienteve, por me shume kohe per te jetuar, se sa e ka shkruar Zoti, s’keni mundesi per te fituar. Mandej kujtohuni ndonjehere per ate togefjaleshin biblik, qe e permendim shpesh ne biseda te lira:”Te gjithe kalimtare jemi ne kete jete, o njerez”.
Ju o paciente, por shenomeni edhe mua s’bashku me ju!
Ne kushtet e shoqerise sone pa rregulla loje, te gjitheve na ka mesuar halli te njohim efektin e bakshishit. Ai hem te kryen pune, hem me shpejt. Per ndryshe do te perballemi me kosto te shtuar, ne kohe edhe ne para, dhe na shkon me shtrejte.
Ne rastin fatkeq kur kemi te hospitalizuar te afermin tone, e para e punes na duhet portafoli plot, jo vetem per te blere ilaçet, por me shume per te dhene bakshishe. Ne te kundert moszotmakeq! Kete edhe naivi e di. Pikerisht ketu ne piken tone me te dobet, perfitojne “ustallaret”. Duke e nuhatur eren e lekut, se per dite te ngushte doravitet pa pas gajle se jemi hallexhij e ndoshta edhe te zhytur ne kredi, spekulanteve pak e aspak u intereson. Gjahu i deshiruar qe presin ore e çast, u doli ne shteg. Gjykuar keshtu, ata gjejne arsye te shfrytezojne edhe bujarine tone te tepruar, qe ne fakt duhet ta pranojme, e kemi ves te kahershem dreqin, qe ne nje fare menyre e kemi kthyer ne rregull, duke u rritur atyre bonusin. Bash ky “rregull” u ka shtuar oreksin “gjahtareve”. Duke qene keshtu, ne fajsine e tyre kemi kusurin tone, qe duhet ta kerkojme tek vetja. Shkurt: Vet i kemi mesuar.
Eshte e lodhshme, rraskapitese te shtyhet akoma keshtu. Jemi te obliguar te gjejme menyren e duhur, per te ndryshuar kahje. Mentaliteti i ri bashkekohor, kerkon ndergjegjesim.
Ju jeni pjese perberese e ADN-es, se Spitalit.
Emerimi i nje takami te gabuar, nga njerez te gabuar, ne vendin e gabuar, qe turren qorrazi pas parase, e ka zbehur ndjeshem besimin e pacienteve. Fakt, qe e zyrtarizoj forca e ligjit, ne shtatorin e 2018-es, me arrestimin e nje pjese prej ketyre abuzuesve. Shkodra e di, i njeh, e ndjen. Por Shkodra eshte zemergjere. Ajo fale, madje i mbron.
Per etike, nuk dua te permend emra, por dua te shpreh bindjen, se ky “model”, qe une dua ta besoj se eshte ne minorance, eshte askushi ne ADN-en e Spitalit Rajonal te Shkodres.
Kjo Qender Shendetsore, si zemra e Kryeqendres se Veriut, gjithmone i ka pritur mjeket e shkolluar, i ka rritur ne misionare te perkushtuar, duke e ruajtur ne vazhdimesi te paster ADN-en, ne historine e saj 110 vjeçare. Themi moshen, duke e quajtur si vazhdim te Spitalit Civil, “Jorgji Karamitri” te Shkodres, i cili u hap me 1 prill te vitit 1910, me 25 shtreter. Drejtor i pare i tij ishte mjeku Fejzullah Hasibi.
Me qe jemi tek ADN-ja e ketij spitali, 110 vjeçar, nuk mund te rri pa “lexuar” disa rreshta, ashtu siç me kane mbetur te rregjistruar ne memorien time, qysh ne janarin e larget te vitit 1984, (atehere Spitali Civil) nga dhoma nr 3. Fjala eshte per disa nga misionaret e pavdekshem te shendetesise sone. Aso kohe, jeta e solli mbas nje hospitalizimi rreth dy mujor, (si pasoje e nje oksidenti te rende ne pune e siper ne ekspediten Gjeologjike Karme), t’i njoh nga afer. Edhe sot duke pare ne retrospektive ne harkun e gjate kohor prej 36 vitesh, nuk çuditem aspak si memoria ime vazhdon ti ruaj kaq paster: Mark Mirashi, Ali Spahia, Ferit Hoti, Ardian Osmanlliu, Abdulla Bilali, Zyliha Kraja. infermierja Luçie Ndoja e te tjere.Kush i kujton ato vite, me siguri e ka parasysh shembullin e tyre, te cilet edhe pse nuk moren kurr aq sa kane merituar, edhe sot rrezatojne miresi e frymezim. Sherbimi mjekesore, e humanizmi i tyre njerezore me siguri do tu rezistoje koherave, per te mbajtur gjithmone te paster substancen e ADN-es se Rajonalit te Shkodres.
Gjate minutave te ekzaminimit ne “barkun” e Résonance Magnétique, nen sinjalet ritmike te kesaj aparature bashkekohore, ashtu vetevetiu me shfaqet ne parafytyrim,
mungesa e apraturave dixhitale ne spitalet tona. Atehere perveç ndonje radiografie a scopie, nuk kishte Scanner, Résonance Magnétique, apo informatike, ndoshta as ne biblioteka nuk kishte mjaftueshem materialet e duhura te kesaj fushe. Por “siemensi” ndodhej ne mendjen e tyre me aftesi te rradha profesioniste, ne duart e arta, ne pastertine e ndergjegjes, ne humanizmin e tyre njerzore.
E kujtoj kur hynin se bashku ç’do mengjes, ne dhomen numer tre. Te rregullt, te gjithe me bluza bore te bardha, ne baze te nje programi te mire organizuar, edhe pse te profileve te ndryshme, vizitonin e bisedonin me pacientin, konsultoheshin me mjekun mbikeqyres, per gjendjen e tij shendetsore, mandej konkludonin. Diskutimi kolegjial i mjekeve, per diagnostikimin sidomos te pacienteve qe paraqiteshin ne gjendje te rende, ishte nje metode e shkelqyer pune. Arsyetuar ne kushtet e kohes, ishte me e mira aparature moderne, qe u vihej ne sherbim te semureve.
S’mund te harroj kurr episodin e asaj dite! Episod? Jo! Ishte ngjarje. Madje ishte pika me delikate, ne 28 vitet e jetes, e shenuar ne fletet e ditarit tim, deri atehere.
Si ç’do dite ne orar te programuar, hyjne ne dhome grupi kolegjial mjeksore: A. Spahia, A. Bilali, M. Mirashi, F. Hoti, Z. Kraja. A. Osmanlliu qe ishte mjeku im mbikeqyres dhe infermierja L. Ndoja. Prane krevatit tim, afrohet A. Spahija ashtu serioz, me drejton pyetjet qe ai kishte menduar me pare, sepse mjeket atehere jetonin me problemet e pacientit edhe pse fizikisht jo prezent. Gjendja ime shendetesore ishte aq e rende sa shpesh mendoja se ne ato kushte, s’kishte kuptim te jetoja me. Pas ç’do pergjigjeje qe merrte nga une, doktor Alia mendohej per disa sekonda, pastaj nuk e di se ç’ndjente ne brendesi, por me zerin e tij aktorial, me kurajonte. Ne nje here me tha: A veme bast se do te bahesh si ke ken? Mandej diskutonin e konsultoheshin, kolegjalisht. Largohen nga dhoma, per te vazhduar me pacientet ne dhoma te tjera. Mbas rreth dy oresh kthehen enkas per mua. Tani per te zbatuar vendimin e guximshem por te duhur per kurimin tim. Mbas rreth dy muajsh, fal Zotit qe kishte zbritur ne toke te tille misionare, gradualisht fillova te ndjej shijen e shpreses se humbur, deri sa gjendja ime shendetesore pas nje kohe rrelativisht te gjate, u kthye ne normalitet te plote.
E si mund te harroj gjestin human tejet njerezor te mjekut A. Osmanlliu? Gjate specializimit te tij ne France, ai kishte mundur te siguroje ne formacite e Parisit, per familjen e tij, disa medikamente shume kurative, kuptohet edhe me kosto te lart. Por misionari me humanizmin e tij te pa shoq, duke e ndjere shpirterisht gjendjen time shendetesore nuk e di sa eshte menduar, por mua nuk me tregoj, as nuk u mburr per gjestin human, por ne momentin e duhur i vuri ne sherbimin tim. Falas. E perseris falas. Besomeni! Pa pranuar asnje qindarke nga familjaret e mi. Shembull i rradhe ne ditet e sotme, ne mos aspak.
Nuk e di pse me behet ti hyje nje krahasimi mentalitetesh,
atehere – e sot. Sot ne demokracine tone, mentaliteti i personelit mjekesor (nuk mund te themi per te gjithe) per te perfituar ne biznesin me pacientet, ka prek fundin.
Per mentalitetin e personelit te athershme mjekesore, une ju them pa ndroje, te gjithe atyre qe per arsye moshe nuk i kane njohur, se ne prizmin e pastertise te bluzes se bardhe, ne spitalet tona punohej ku e ku me paster se sot. Ata se njollosen asnjehere bluzen e bardh, njeherazi duke mbajtur te paster edhe A.D.N-en e spitalit. Prandaj Misionaret e pa vdekshem dhurate e Zotit, qe rradhe i zbret ne toke, do te mbahen mende. Ne kete plan, ishim me mire, kur ishim keq.
Largohem perkohesisht nga Shkodra, dhe kthehem perseri ne vendin tim te dyte, ketu ku e nisem, me shembullin konkret nga mjekesia Belge.
Ndjesia per te thene te verteten, edhe pse e verteta ka kodin e vet kokeforte qe shpesh te vret, ashtu si ne spitalin ne fjale, me ftoj te ulem prane ekranit te kompjuterit, e te filloj t’i bie tastierit, per ti a nis nga fillimi ne kuptimin sistemimit te endrres shume ngjyreshe, qe perjetova ne vendin tim. Here te trishte here te gezuar, plot zik zake, me ulje e ngritje, largim dhe afrim, mjergull e diell.
Interesante sa te duash! Por gjithesesi nje mesim te mire ma dha: “Zbrit me kembe ne toke me tha, se ne vendin tend, ka akoma edhe keshtu”! Po! E pashe me syt e mi! E ndjej mesazhin. E di se mjaft njerez s’besojne. S’behet ky vend thone. Por pertej te gjithave, une prapeseprape mbetem shpreseplote. Besimin tim nuk e kam ndryshuar, dhe ne mundem nuk dua ta ndryshoj asnjehere. Se nje dite, endrren per nje standart si Bota Perendimore, edhe ne shqipetaret do ta prekim rrealisht.
Ah, Shkoder lace! Te perulem dhe te falem me zemer, siç i falem Perendise!
Tetor 2020.
Bruksel.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.