NJË DITË NDRYSHE NË GUCI DHE VUTHAJ, ME NJERËZ TË VEÇANTË

0

Është ora 5 e mëngjesit. Ashtu siç e kishim lënë s’bashku me biznesmënin e njohur, dashamirës i njerëzve të artit dhe kultures, z,Paulin Doda, pimë kafen e nadjes, aty ku thuajse e pim çdo ditë, natyrisht jo në këtë orë, por diku nga ora 7 e gjysëm. Kësaj here kishim në axhend një udhëtim turistik, disi të vëçant, me njerz po të veçantë. Kësisoj nga kafeja e Tv Kopliku, u larguam nga qyteti i Koplikut, në drejtim të qytetit Shkoder, kryeqëndër e kulturës Shqiptare. Aty në rrugicen pas teatrit Migjeni, fiks në orën e planifikuar na hapet porta e avullisë, ku ndodhdet shtepia e mjeshtrit të madh Fadil Kraja. Tek porta shfaqet mjeshtri Kraja dhe bashkëshortja dr Zyli. Pas pershendetjeve të çastit , në sediljen e parë të makinës luksoze është ulur dramatrugu i njohur, në të tjeret pas…Udhëtimi dhe biseda njëherazi do vijonin thuajse pambarim, ne u kthyem sërish në drejtim të M.Madhe…

NË TAMARE , ISHIM BËRË PER NJË KAFE
Edhe pse axhenda e ketij udhëtimi, natyrisht që thuajse të gjithëve na e kishte prishur pak orarin e zgjimit të perditëshem, çka do thotë që veçmas shoferit, i cili ishte dhe organizatori i këtij udhetimi, pra biznesmeni Paulin Doda, i cili realisht dhe falë traditës familjare, humorin, barcaletat dhe batutat e çastit i ka në “zanat”, ne të tjerët mbase ishim ende pergjumshëm, ndaj e kishim më shumë se detyrim të ndaleshim në Tamare për të pirë nje kafe. Bisedat nga më të ndryshmet, kafeja, por edhe dëshira tanimë për tu perfshirë sa më të plote në këtë udhëtim, s’bashku me rrëzët e diellit morëm edhë fuqinë e bjeshkëve për të bërë të mundur te observojmë më të mirën e natyrës sonë të mrekullueshme…

E SI MUND TË MOS NDALOHEMI TEK BUJTINA E DODË GJERKAJ NE QAFË TE BORDELECIT!!!
Natyrisht që jo. Mbase do thonim askush nga ata që e dijne mikpritjen e Dodes dhe familjes së tij, nuk kalojnë drejtë Vermoshit , pa u ndalur tek bujtina Kelmendi e Dodë Gjerkaj. Vertetë luksi i asfaltit që të shoqëron gjatë gjithë këtij udhetimi, sikur te vë në provë, per të na kujtuar se jo shume vite më parë e gjithe rruga ishtë pa asfalt deri në Vermosh, gjithsesi tanime kjo copëz rruge, këtu nga Qafa e Berdelecit, vënd edhe ku organizohet Logu i Bjeshkve, e deri tek Bujtina e Dodës, ështe rruga muzeale e së klaluarës jo të largët. Por kosi i ftohte i deleve dhe mikpritja e Dodës dhe Familjës së tij na bënë të harrojme rrugen “muzeale”. Këtu gjetëm edhe një mik të mirë kryetar i shoqatës së para dhe tetra plegjikve në M.Madhe Shpetim Rrihnaj me familje i cili kishte ardhur nga qyteti i Koplikut per të kaluar pushimet në Bujtinen Kelmendi. Kësisoj dhe kjo ndalës ishtë e bukur, vlersuese dhe mbi të gjitha bujarisht e mrrekullueshme. Shkrimtari Fadil Kraja dhe Doktoresh Zyli, por edhe biznesmeni Paulin Doda por edhe Dodë Gjerkaj do flisnin, për vlerat e mrekullueshme që ka Qafa e Bordelecit dhe në tërsi kjo zonë, ndaj si gjithënjë të gjithë shprehen, se perseri kerkohet nga shteti më shume permisim infrastrukture. Mirë është bërë me rrugen e asfaltuar, por ka ëndë shumë për të bërë. Madje prfofesor Fadili solli në qënder të vëmëndjës burimet e kësaj zone me uj, ku tregoj një histori…
Një pasha turk, gjithëmonë e dergonte m’këmbësin e tij me i sjell uj të pishem nga burimi mashkullor siç quhej, një burim në ato zona. Sepse ishte uj i shendetëshëm. Një ditë, ky mkëmbësi ia nderroj ujin. Ai, pra pashaj e njohu, dhe menjëherë i preu koken. Pra kjo legjënd na thotë se resurse të tilla duhen shfrutëzuar për të miren e turizmit dhe vlerave shendetësore.

KALIMI I KUFIRIT DHE SHKUARJA NË “SHTEPINË” E AKADEMIK REXHEP QOSJA Realisht, jo shumë burrokraci nga pala Shqiptare në piken e kalimit kufitar të Gerçarit. Respekti dhe mirënjohja për ekipin tonë , natyrisht kishte një kulm. Ahh , jeni me… professor Fadil Krajen! Ecem nëpër qytetin e vogel, por me shpirt të madh shqiptarie edhe pse disi të “fshehur” të Gusisë. Në ecje e siper kerkuam të dijmë, ku jemi më mirë për të kaluar një drekë. Ca djem të ri, puro Shqiptar, nga fisi Gjonbalaj, na orjentuan në Vuthaj, fshat i lindjës së akademikut Rexhep Qosja. Atje është “Gerla” lokali, ku mund të kaloni mirë dhe bukur. Ashtu bëmë, vertetë një vënd Shqiptar i bukur dhe plot më njerzë. Natyrisht edhe këtu biseda ka në epiqëndër historinë, traditen dhe figurat e shquara të kësaj treve Shqiptare. Nga Tirana kishin ardhur dy apo tre familje për të kaluar një fundjave, ndryshe dhe unë teksa po realizoja disa intervista, ne shpatullen time lehtas ndjeva një trokitje. – Me falni , , a mund t’ju pyes dicka me thot trokitsi.. : ky që sapo intervistuat a është shkrimtari Fadil Kraja?- Po i them une. Të lutem a mund vetem sa ti jap doren, vazhdoj serish Tiranasi me kerkesen e tij. Ishte vertetë një super kënaqesi u shpreh , ky qytetar intelektual nga Tirana , që pikrisht në “shtëpin” e Akademikut Rexhep Qosja , të takoj dhe mjeshtrin e madh te dramës shqiptare Fadil Kraja.

MË JEP PAK UJË SE PLASA , O ALI PASHA…!!!

Për këdo që vjen në në këto anë, pa mëdyshje, thuajse e ka të pamundur të largohet pa pirë pak ujë, këtu tek krojet e Ali Pash Gucisë. Kështu vepruam dhe ne, Kadri Kukaj, miku ynë i perbashkët i grupit udhëtues, kishte qënë dhe njëherë tjeter, ndaj ishte më instistuesi për tu ndalur pikërisht këtu. Duhet të freskohemi pak, më këtë ujë që del direkt nga shkëmbi dhe ja teksa u freskuam më këtë ujë akull, ne bëmë dhe një garë në mes njëri tjetrit. Një shishe cocale të vogel, kush mundet me e mbush me dorë në uj. Ishte aq i ftohtë uji sa nuk durohej dot dora në ujë. Gjithsesi të gjithë mbushëm nga një ose dy shishe me ujë, natyrisht duke e nxjerre doren jashtë dy apo tre here deri sa te mbushej. E morem këtë ujë të mirë me vehte…
Edhe udhetimi në kthim duket se u bë më i lehtë. Tashmë pasi këmi lënë Vermoshin, rrugës gjarpëruese, serish plot biseda edhe rikujtim momentesh vertete relaksuese, automjeti me të cilin udhëtuam na ka zbritur në fushën plot drita të zones së Bajzes, Koplikut dhe më gjërë në qytetin e Shkodres.
Ndaj dhe një herë i tham njëri tjetrit: Me jep pak ujë nga Ali Pasha.

Nga: Gezim Vuçaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.