Mbresa nga Sytki Ndrecaj/ Në kujtim të një njeriu të mirë

0
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.   Pa medyshje  intelektuali Sytki Ndrecaj  ndonse nganjëherë  na  duket se e  “tepron”  me komente , përshkrime, mendime dhe opinione e mbi të  gjitha ndjenjë  njerzore, teksa ashkruan për mjaft  nga njerzit  të  cilët edhe pse takohen    mbase një herë  në jetë, të  duket sikur i ke njohur prej vitesh.Ndaj edhe në rastin konkret  kur bëhë  fjalë për  tashmë të ndjerin Dedë  Beleshi, vertetë ndjejmë  drithërimën e humbjes së një Njeriu…Këto foto të cilat   janë shoqëruese të kësajë ndjenje  i përkasin   një  sofre të  madhe në  Shkodër të  shtruar nga miku i të gjithëve Ndue Ftoni, i cili së bashku me malësorin e mirë  sa vret  mirësia  Rush Dragu, na dhanë mundësinë  në vitin 2015 të njihnim  Deden….. Ja si e përshkruan Sytki Ndrecaj:Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në përkujtim të mikut tonë Ded Beleshi i cili u nda nga kjo botë për të shkuar në jetën e përtejme me 17 Dhjetor 2015.
Dua të sjellë në vemendje komentin tim të bërë me këtë rast në shkrimin e Eduart Alikos me datë 22 Dhjetorë 2015 në Portalin ” Debati-Thuaje me zë të lartë “.
Ndonëse komentin e kam bërë me vonesë por për hirë të vërtetës atëherë isha vënë në dijeni të vdekjes së Ded Beleshit. E siç thotë edhe një shprehje popullore: ” më mirë vonë se kurrë “.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sytki Ndrecaj
July 7, 2016 at 9:24 am
Ndonëse me vonesë por tek lexova këtë shkrim të Eduart Aliko për jeten e vepren e të ndjerit Ded Beleshi i cili fati i keq e deshi të mos e kemi më mes nesh edhe unë deshiroj të lë disa kujtime për këtë njeri vërtet fisnik me zemër kurdoherë shqiptarë. Mua më ka rënë rasti që ta njoh nga afër e të pi disa herë kafe me të ndjerin Ded Beleshi por kujtimet do jenë kurdoherë të mira për këtë njeri që fjala i ngjiste si zam, zërin e kishte të ëmbël si bilbil, e paraqitjen vërtet burrërorë. Nuk e njoha Dedën në Amerikë, as në Mirditë e as në bisnese por e njoha mes shokësh e miqsh që i kishte të panumërt. E njoha në Shkodër, e njoha në Tiranë etj. e pse kam qendruar në qytete të ndryshme me të për mua ishte po i njëjti Ded Beleshi, me atë të qeshuren e tij karakteristike, me atë veshtrim prej dashamirësi e me atë seriozitet prej intelektuali korrekt. Ded Beleshi u prehtë në paqe e familja, të afërmit, miqtë, shokët e kolegët e tij të kenë jetën e duke e kujtuar gjithmonë mikun tonë të përbashkët Ded Beleshi.
Nga Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.