Mbledhja më e rëndësishme e vitit e këshillit të Bashkisë M.Madhe, është zhvilluar paraditen e së hënës. Në këte mbledhje si zakonisht para këshilltarve janë vënë prëzent 7 pika të rëndit të ditës. Kështu dy t’parat janë konsumuar mjaft shpejt pas disa debateve të vogla, ku zakonisht këshilltaret kur shikojnë në listat e familjeve që do trajtohen me ndihme ekonomike apo në ato të 6 perqindeshit, që nuk ështe perfshire ndonjë i “njohur” i tyre, mënjëherë e etikojnë si seleksionim politik. Kështu u citua fakti sipas këshilltarit Luigj Gega se një familje në fshatin Boge, të gjitha kriteret i ploteson për tu trajtuar, por sipas tij i vetmi “mëkat “ ështe tesera e antarit te PD. Ky citim solli të qeshura në sallen e këshillit, ku duikush duke e kthyer në humor tha : Mos ështe ngaterruar e ka teserten e PS, se kush ka teseren e PD fututet në punë nga socialistet, e jo më të mos i jepet një ndihme sociale.
Nderkohë që dy pikat më të nxehta nese mund të themi kështu ishin: Diskutimi dhe miratimi i strukturës së Bashkisë, dhe buxheti per vitin 2019. Për këtë vit, duket se drejtuesit e bashkisë kishin menduar të rrisin performance e sherbimit, duke shtuar numerin e punojsve të administrates krahasuar me një vit më pare edhe rreth 30 punonjës më shumë. Ndaj në këtë pikë të vetmit që kanë diskutuar kanë qëne te djathtët , të cilët e kane vlersuar këtë strukturë, por edhe buxhetin gjithënjë në funksion të fushatës elektorale. Madje kjo duket qartazi pikërisht ne disa sektor ku rritet artificialisht numri i punonjësve, por bie investimi në sherbime. Kësisoj efektet e reformes adminidstrative duken mjaftë qartë se nuk janë në sherbim të uljes së të punësuarve , por në funksion të shtimit të tyre. Në fund këshilli Bashkiak ka miratuar me 23 vota pro gjithëçka të paraqitur nga administrates dhe kryetari i bashkisë , dhe vetem 6 vota kunder te te djathtve.