Mbetjet në fokusin e një takimi pune i Ministres së Turizmit dhe Mjedisit me Kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi

0
 Duket se Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit   Mirela Kumbaro e ka “priveligjuar” kryetaren e Bashkisë Shkodë znj Voltana Ademi, duke i rezervuar një takim pune  , jo me gjithë kryetaret e Bashkive të Qarkut, por veçmas  me stafin dhe kryetaren Voltana Ademi.
Ditën e sotme është zhvilluar një takim pune në mes kryetares së Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro. Në fokus kane qenë sfidat e bashkisë ne menaxhimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Shkodër.
Kryebashkiakja Ademi paraqiti një panoramë të detajuar të shërbimit të mbledhjes, grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, duke evidentuar vit pas viti shtrirjen e sherbimit në qytet dhe në njësitë administrative, popullsinë qe merr shërbim fhe koontribuon, ediçiencën e procedurave inovative të monitorimit dhe financimit të shërbimit, sfidat me të cilat përballet Bashkia Shkodër.
Gjatë takimit, kryetarja Ademi ka paraqitur propozime konkrete duke filluar me krijimin e mundësive për miratim të lejeve oërkatëse për stacionet e selektimit të mbetjeve urbane duke respektuar kushtet mjedisore, me impakt direkt për:
1️⃣ Ndarjen e mbetjeve dhe përdorimin e tyre.
2️⃣ Rritjen e performancës së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane.
3️⃣ Përmirësimin e eficencës buxhetore nga ulja e shpenzimeve të transportit dhe reduktim i volumeve të mbetjeve që depozitohen në landfill.
4️⃣ Kohëzgjatjen e shfrytëzimit të landfillit Bushat.
5️⃣ Nxitjen e iniciativave për ndarjen e mbetjeve urbane shtëpiake të riciklueshme dhe trajtimin e tyre si një zgjidhje drejt së cilës do të shkojë vendi ynë.
6️⃣ Rritjen e punësimit.
Bashkisë Shkodër i nevojiten tre stacione selektimi për ndarjen e mbetjeve, konkretisht në zonën e shërbimit qytet dhe Njësitë Administrative në zonat fushore, për zonën turistike plazhin e Velipojës dhe zonën turistike të Thethit.
Një tjetër propozim konkret ishte angazhimi i personave në vështirësi ekonomike, në rrisk emigrimi në punë publike, për mbledhjen derë me derē të mbetjeve urbane pranë familjeve dhe bizneseve me qëllim diferencimin në burim të tyre.
 Kryetarja e Bashkise Shkodër propozoi dhe paraqiti kërkesën për mbështetje të kostos shtesë të mbledhjes derë më derë të mbetjeve urbane, kosto që mund të financohet nga ana e Ministrisë se Mjedisit dhe Turizmit. Kjo do të mundësonte zbatimin e standartit për mbledhjen e mbetjeve duke diferencuar ato që në burim (familje, biznes), pa impaktuar në ndryshimin e kontratave me subjektet që operojnë në territor dhe pa rritur kostot e sherbimit për qytetarët. Përmes kësaj pune, do të mundësohet punësimi i mbi 150 personave nga familjet më në nevojë në Bashkinë Shkodër.
 Në këtë takim pune kryetare e Bashkise sē Shkodrës diskutoi edhe për pastrimin e rërës në plazhin e Velipojës, nevojën e aplikimit të kontratave të stacioneve të plazhit herët në kohë shumë përpara fillimit të sezonit turistik.
 Kërkesa për institucionalizimin dhe funksionimin e një Enti Rregullator për miratimin e tarifave të depozitimit të mbetjeve në landfill, ishte një tjetër shqetësim i paraqitur nga ana Bashkisë Shkodër.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.