Romani “Martini” i autores tanimë të njohur Life Hasa është promovuar në mjediset e Biblotekës së qytetit të Koplikut. Krahas miqve të shkrimtarës , ishin edhe mjaft shkrimtar , poet e krijues të ndryshëm nga M.Madhe , Shkodra dhe Lezha.Në vlersim të këtij promovimi ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj. Nën drejtimin e moderatorës së njohur gazetarës brilante Kozeta Bruçi, Revista” Fjala” në Bashkpunim me Bashkinë M.Madhe , bibloteken e qytetit të Koplikut ka organizuar promovimin e romanit “ Martini “ të autores Life Hasa. Kjo shkrimtare e lindur në “truallin” e njerzve të pënes si Ramiz Lika, Shaban Bercaj , Anton Grishaj e të tjerë, ka sjellë për lexuesin këtë roman për të cilin si kanë kursyar fjalët pozitive kreu i Shkrimtarve Shkodran Zija Vukaj , redaktori Osman Kazmaj. Të cilët kanë theksuar faktin se Life Hasa veçmas tëmës së njohur , por të guximshmë për tu trajtuar në një vepër siç është romani, Lifja katreguar gjithënjë sipas dy specalistve të njohur , se ka treguar aftësi në ndërtimin e strukturës së këtij romani. Nderkaq Dy mesueset profesioniste Ardita Larushkaj dhe Merita Curri i kanë dhënë këtij promovimi vlerat e fjalës profesioniste. Ndaj mëndimi i tyre është degjuar më vëmëndje nga pjesmarrësit. Kësisoj mund të themi me plot goje se “Martinin” e kanë zberthyer në çdo detaj këto dy mjeshtre dhe njohëse profesionistë të romanit. Përshendetja e kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj është një tregues i dashamirësisë së tij ndaj krijuesve malësor, këtë nuk e ka thënë thjesht prëzënca e tij , por dhe mbeshtetja që ky I fundit jep herë pas here krijuesve malësorë. Në fund Autorja Life Hasaj ka shprehur falënderimet për të gjithë pjesmarrësit në këtë promovim. Por dhe ka risjellë në kujtësë se edhe pse prej disa vitësh , madje e larguar që në moshën e rinisë nga vëndlindja e saj edashur Zagora e Shkrelit, aty ndjen lirshmërinë eë frymëmarrjes së një ajri të pastër, por edhe motivin për të synuar diçka më shumë në botën e letrave, ndaj dhe nuk ka se si Life Hasa të mos i kujtojnë me nderim shkrimtarin e pa përsëritshëm , si romancieri i parë pas çlirimit në Shqiperinë e veriut, autorin e romanit : “Tainfund në Brigjet tona”, roman rivalizues për kohën më “ Dimrin e vetmisë së Madhe” të Ismail Kadares, apo edhe Shaban Bercaj artistin shumëdimensional e deri tek i pa harruar Anton Grishaj, poet , scenarist e regjizor fitues i çmimeve nderkombëtarë, kujtojmë dokumëntarin “Lidhësa e këpucve”.Kësisoj kjo vëprimtari promovuese ka patur vlera të veçanta. Ndaj i themi : “Martinit” faleminderit që na tregove se Zagora dhe M.Madhe ka romanciere të kalibrit si Life Hasa.
Osman Kazmaj “mjeshtri ” i fjales teksapo flet si e
njohu” Martinin e autores
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Kozeta Bruçi , nw moderimin e promovimit të librit “Martini”
ArditaLarushku, jo vetëm një mesuese model , dhe drejtore e vlersuar nga komuniteti , por edhe mjaft e vëmëndëshme në promovimin e rfomanit “Martini ” të shkrimtarës Life Hasaj
Impenjim maksimal gjatë ketij promovimi