Përg Mimoiza Stakaj

Dy ditë, në Budapest, përfaqësuesit e Komisioneve për integrime evropiane, të parlamenteve të shteteve të Evropës, COSAC, u diskutua mbi të ardhmën e BE-së, në dritën e konflikteve, migracionit, demografisë dhe sigurisë.

Kur është fjala për zgjerimin, pothuajse të gjithë parlamentarët evropianë, Malin e Zi e shohin si anëtaren e 28-të, deri në fund të vitit 2028, ku do ta çojë përbërja e 28-të e Parlamentit të Malit të Zi .
Ata përshëndetën të arriturat, por edhe paraqitën pritshmëritë për të vazhduar me reformën ligjore, me sundimin e ligjit të së drejtës, me forcimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
