MALËSIA E MADHE HAP DYERT E ZËMRËS PËR TË DEMTUARIT NGA TERMETI

0

Ra ky mort dhe u pam. E huazuam këtë fjali në hyrje të këtij pershkrimi, duke ia
“marrë borxh” të madhit Kadare. Kjo për vet faktin se realisht, po shihet fryma e lartë e solidaritetit njerëzor me banorët e qyteteve të prekura nga Termeti i datës 26 Nentor 2019 dhe natyrisht, pikërisht në mengjesin e ditës së merkurë u pa edhe ndjenja vllazërore, humanzimi e mbi të gjitha bujaria e Malësorit. Ishte një ftesë në rrjetet sociale e punojësve të shërbimit social në shkollat e mesme të M.Madhe, të cilat njoftuan se në qëndër të qytetit të Koplikut do të grumbulloheshin ndihmat vullnetare për njerzit e lenduar nga termeti. Kështu psikologët, e së bashku me ta edhe mësuesja e lëtersisë ne gjimnazin e qytetit të Koplikut, Merita Curri dhe disa nxënëse bënë “namin”, duke pritur dhe sistemuar gjithë ato ndihma të cilat vinin pa pushim nga qytetarë të ndryshëm, por edhe instucione si ato të Spitalit të qytetit dhe shërbimit shendëtesor. Nga të gjithë ata dhe ato që sillnin ndihma , më e veçanta ishte një grua e moshuar, të cilës i ka bërë pershtypje kjo nisëm dhe  ashtu siç ishte duke u kthyer për të shkuar në shtëpi, me ushqimet e blera për familjen, u ndal dhe i dhuroj për njerzit në nevojë atje ku termeti ka sjellë tragjedinë.
Ndaj në bisedë edhe me psikologen Eslida Hakaj, por dhe mesuesen Merita Curri dhe të gjithë këtë ekip vullnetarësh, një gjë mesuam: Solidariteti vllazëror, ndjenja shpirtërore e dhimbjes njërzorë nuk kishte kufi sot nga asnjë banor, kalimtar i rastit në qytetin e Koplikut. Ndaj teksa vihej re ky solidaritet në ndihma, disa banorë kanë shprehur dhe gatishmërinë për të ofruar strehim për familjë te cilave u janë shembur shtepit nga termeti. E pra M.Madhe i ka hapur dyert e zëmrave dhe të shtepive.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.