Malësia e Madhe, e vlerave të mëdha.

0

 Nga Frrok Vukaj 

Prej vitesh e sidomos para se të mbyllja faqet e fundit të këtij libri, po më rritej një peng në zemër, ndjeja një si boshllëk e ngërç psikologjik e mendja i thërriste arsyes për një shkrim për këtë perlë nga bukuria, legjendë nga historia, për traditat e shkëlqyera, frymën civilizuese, mbijetesën e sakrificat, e pashembullt  për    atdhedashurinë, që trashëgon e ushqen brezat me gjak të ri.Ashtu si padashur shpreha spontanisht, qysh në fillim, atë që ma ndjen zemra, duke projektuar arkitekturën  e shkrimit tim modest.Të shkruash për Malësinë e Madhe është nder e privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe, nëse arrin të pasqyrosh drejt, në gjerësi e thellësi, vlerat e gjithanshme të saj, që është e pamundur për  t’u realizuar në një shkrim si ky.  Liqeni i Shkodrës | Shkodra Daily   Është e njohur kjo krahinë, por për një lexues disi më të largët e për brezin e ri, po sjell në vëmendje se shtrihet në veri të rrethit të Shkodrës, midis Liqenit me të njëjtin emër-Vermoshit e Rrjollit deri në Qafë të Pejës, të Tërthores, të Shtogut,  madje vazhdon edhe jashtë kufirit tonë shtetëror në trojet e banuara me shqiptarë,  në Mal të Zi (veçojmë  Hotin, Grudën, Triepshin, Kuçin etj.). Theksojmë se në këtë hapësirë të madhe, ku shtrihet edhe një pjesë e konsiderueshme e Bjeshkëve të Namuna(e Alpeve)  shquhen emra të njohur si Kelmendi, Hoti, Kastrati, Shkreli, Reçi etj.

E di se kanë shkruar cilësisht  e shkruajnë  shumë për sa më sipër, por, edhe unë, e ndjejë veten të mirëpritur e të respektuar, sepse i kam dashur e i dua shumë, sepse dinë të mbjellin dashuri e ura komunikimi, prej të cilëve  mora shumë, qysh atëherë  kur unë isha fëmijë në Pedagogjike e më vonë student në Universitetin e Shkodrës,  e cila ushqehet me shumë vlera e histori  nga kjo trevë famoze.

Pas viteve ’90 u krijuan mundësi e kushte më të favorshme për t’u lidhur më shumë me këto treva, ku kam edhe një pjesë të mirë të jetës sime që ndikoi shumë në formimin tim. Ajo moshë ka pasur e ka bukuritë e veta, pa harruar largësinë e mallin për familjen, kushte e vështira në konvikte, apo zborin e punën prodhuese  allashqiptarçe. Kudo e kurdoherë e ndjenim dorën e ngrohtë, edhe atëherë kur bënim ndonjë prapsirë apo, kur në parcela e kopshte private, kapërcenim gardhet e merrnim fruta.

Bukuritë e natyrës ia ka falë Zoti    Razma | Camping Village Gardenland

Çfarë mund të përmendësh më parë: fushat e gjëra pjellore, biodiversitetin e Liqenit të bukur të kristaltë  të populluar me peshk (spikat krapi i përmendur për shijen e veçantë), kodrinat interesante e pllajat e buta, kopshtet e lulëzuara e të qëndisura  me aq merak nga duarartat nikoqire, blloqet me pemë frutore, luginat e veshura me gështenja, arrë e lajthi, malet e larta me kreshta të frikshme, shpellat e gjysmë shpella, tumat e banimet e vjetra, kështjellat e fortifikimet, monopatet e kanjonet  e errëta rrëzë  shkëmbinjve hijerëndë,  ku mbijetojnë shqiponjat e pishat e egra.Kur për herë të parë i vizitova ato krahina në veri të Koplikut për në Vermosh, kam mbetur i befasuar, i shtangur e si i dehur nga ato pamje përrallore, si parajsë, por edhe të ashpra e fantazmagorike që rrallë kund i sheh. Ajo rrugë  e ndërtuar me 1967, me një projekt e zbatim të guximshëm, më çuditi e më rrëmbeu pa masë, kur ecnim në një reliev të ashpër e të frikshëm, por edhe harmonia me Lumi e Cemit; vepër e rinisë që do të mbetet edhe simbol i asaj kohe me plot dilema e diskutime që nuk kanë të mbaruar as sot, duke na shpenzuar shumë kohë e energji boshe.Kaba Travel | BOGE- PEJE – RUGOVE – PRISHTINE,

Kur thashë perlë mendova  se i kam përfshirë e thënë të gjitha, por pa përmendur perlat e perlave do të ishte një mangësi e madhe, sikur ke hequr nga gjerdani i artë disa xhevahire: Vermoshin-Lëpushën, Tamarën, Razmën, Bogën, Veleçikun, Parunë e Rrjollit etj. që synohen e vizitohen nga një numër i madh turistësh pasonantë e të aventurës.Flora dhe fauna e shumëllojshme  është ndër më të pasurat e mbresëlënëset. Faktorët gjeografik kanë krijuar habitate të larmishme për bimësi të zhvilluar e florë shumë të pasur, e cila kërkon përkujdesje  nga komuniteti e mbështetje me fonde nga Shteti.Turizmi malor e agro-turizmi janë burime të konsiderueshme jetese, por edhe të lakmuara nga vizitorë e turistë vendas e të huaj; kushdo i ka shijuar një herë është e pamundur të mos rikthehen me padurim jo një, por disa herë. Gjithçka është në harmoni e në përsosmëri: natyra e pashoqe, ushqimet bio, diversiteti e larushia, hapësirat fushore e malore, por mbi të gjitha njerëzit e mrekullueshëm, mikpritës e bujarë, të shtruar e të kulturuar, gojëmbël e të gjindshëm, të çiltër e hokatarë, të sinqertë e besnikë …ku mbizotëron qetësia e rendi publik.Padyshim se Shkodra me histori 2500 vjeçare është e paharruar, për të cilën kam shkruar me shumë pasion; ajo është trungu rreth të cilit ka rrënjë që nuk shkulen e degë të fuqishme që stuhitë nuk i thyejnë: Malësia e Madhe, Dukagjini e vise të tjera pa të cilat ajo nuk ka jetë. Dihet nga të gjithë se deti ushqehet nga lumenj, pa ‘ta ai nuk ekziston.

 Historia dhe identiteti- një binom e simbiozë .

Si askush tjetër  i trashëgoi traditat atdhetare.

“Lirim, lirim, bërtet gjithkah malësia”-janë vargjet lapidar të poetit të famshëm Ndre Mjeda, i frymëzuar nga kryengritjet popullore të Veriut në prag të Pavarësisë. Fshati Hot në Malësinë e Madhe  Këta banorë aq sa janë të ëmbël, të ndjeshëm e fisnikë, po aq, në mos më shumë, janë të ashpër e qendrestarë, trima e të paepur deri në madhështi, pa kursyer asgjë për liri e dinjitet, duke derdhur lumenj gjaku.Qysh kur me 1479 Turqia okupoi Malësinë, kryengritjet kanë qenë të pandërprera; më të njohurat janë ajo e Hotit e Grudës(1565-1575), e gjithë Malësinë(1610-11), e Kelmendit (1638), Hotit e Kastratit (1832-34), e Hotit e Grudës (1883) duke kulmuar me kryengritjen e fuqishme të vitit 1911 (24 mars-2 gusht) ku spikatë heroizmi masiv e shquhen Dedë Gjon Luli megjithë djalin e vogël, Nikë Gjelosh Luli, Kolë Marash Vata, Zef Peri etj. . Me 6 prill 19911 ngrihet flamuri shqiptar në Deçiç.Kush më bukur e me realizëm ka shkruar se Gjergj Fishta, por nuk ka penë në botë të përshkruaj në gjerësi e thellësi çka ka ndodhë e çka kanë parë ato male duke ua kaluar edhe Termopileve e Trojës. DEDË GJO' LULI - HERO I POPULLIT"Pushkë e ngrehur për Shqipërinë" 1840 -  1915 - SHQIP Ndeshjet e luftimet heroike, kacafytjet trup me trup e skenat e papërfytyrueshme kundër sulmeve të herëpashershme të ushtrive e bandave serbo-malazeze janë të pabesueshme e të papërshkruara.Edhe sot në përfytyrimin tonë na duket se Cemi akoma është i skuqur nga gjaku.Në shumë vende kufiri shtetëror është i vendosur me varre të renëshHeroizmi masiv shekullor është  gurra e pashterrshme e atij Eposi heroik, e atyre legjendave e gojëdhënave, epikës historike, e atij folklori tradicional e të sotëm -margaritarë të kulturës sonë.Popuj shumë më të mëdhenj  janë shuar përgjithmonë përballë perandorive të kohës. Kujtoni për një çast Oso Kukën,  Dedë Gjon Lulin, Prekë Calin, Çun Mulën, Memë Smajlin, Norën, Dedë Nikën, Palok Traboinin, Baca Kurt Gjokën, Zymer Bajraktarin, Gjelosh Gjokën, Deli Meta, Zenel Shabanin etj. që nuk kanë të sosur. . Përballjet titanike me pashallarë e vezir, me ushtritë më të egra e më të mëdha të kohës kanë qenë e mbeten të pashembullta nëë analet e historisë.Nuk mund ta rrokë  një mendje e shëndoshë njerëzore absurditetin, sadizmin e monstruozitetin e regjimit diktatorial të Pasçlirimit  ndaj një popullsisë me sakrifica e kontribute aq të mëdha në dobi të atdheut e çështjes kombëtare. Përndjekje, persekucione, gjyqe të montuara, mohim i të drejtave më elementare, internime, burgosje të gjata e pushkatime-kjo ishte një tablo rrëqethëse e asaj kohe.

Ruajtja e identitetit-shtylla kurrizore  Dr NDRECAJ | PhD MBA PGCHE BA (Hons) HND FHEA AMCIPS MILM and MCMI |  Cardiff Metropolitan University, Cardiff | cardiffmet | Department of  Business and Management

Kush më mirë e më me besnikëri ruajti, kultivoi e promovoi  traditat atdhetare; kujtoni për një moment mërgatën e hershme e të vonë të Amerikës e Evropës. Kush më mirë se ata i ruajnë lidhjet me vendlindjen, kush më shumë ka investuar për trojet e të parëve me ndërtime të bukura bashkëkohore e tradicionale , por edhe në objekte social-kulturore, kush më shumë se ata përkrahën e ndihmuan njëri-tjetrin, kush më shumë luftoi për çështjen kombëtare e në vitet e fundit, veçanërisht për Kosovën, kush më mirë ruan e kultivon artin e kulturën, etnografin e folklorin, gjuhën e traditat…Kush më mirë priti e përcolli mikun, kush më mirë i dha mësimin e merituar çdo armiku e pushtuesi, kush rezistoi e sakrifikoi më shumë për liri e dinjitet. Janë kampion të vërtetë..Më thoni ju lutem një vend ku më mirë mbretëron harmonia e mirëkuptimi mes njëri-tjetrit, mes lagjesh e krahinash, mes diversitetit politik e  mendimeve të ndryshme, mes komuniteteve fetare që nderojnë e respektojnë njëri-tjetrin etj. shembuj që nuk kanë të sosur.  Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme   A nuk është një shembull domethënës që me nismën e komunitetit mysliman organizohet një veprimtari për Nanën Terezë nën drejtimin e veprimtarit e studiuesit Ilmi Kurti. Unë e di se jo çdo gjë shkon si duhet, por ato segmente të izoluar e ekstremistë, që dashje pa dashje nuk i shërbejnë çështjes kombëtare dhe unitetit, nuk gjejnë mbështetje në masën e gjerë-gjë që meriton vlerësim.Kanë shumë poezi e ndjesi artisti, janë shumë njerëzorë, ngjajnë si shenjtorë, por, kur u cenohet foleja e liria, egërsohen si bisha e janë të paparashikueshëm. Geni i tyre është shumë i veçantë. Mbi 200  vite nga Malësitë e Mbishkodrës kanë migruar në të dy anët e Bregut të Matit apo në Velipojë e sot, jo vetëm më të moshuarit, por edhe rinia, i ruan e kultivon këto tradita.Ndonëse në kushte të vështira, shembujt janë pozitiv. Funksionojnë disa  muze e qendra  të kulturës materiale- etnografike, të ngritura me pasion e me të ardhurat e tyre modeste, por me pengesa të mëdha, në kufijtë e mbijetesës. Shërbimi e kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm, por vlerësimi ynë jo i duhuri.  Tradita ekziston qysh me Franc Nopçën, Rrok Zojzin, e pasuruar e zhvilluar më tej nga profesori i nderuar Gjovalin Shkurtaj. Edhe Luljeta Dano, një koleksioniste e pasionuar, meriton respekt e mirënjohje, që na shërben si burim frymëzimi. Studimi i kostumeve popullore, kryesisht i xhubletës, ka jo vetëm vlera njohëse, por edhe shumë të tjera, për mesazhet që jep-ato ilro-dardane etj. Patjetër se raste të tilla duhen nxitur e përkrahur jo vetëm moralisht, por me investime nga organet e organizmat shtetërorë.Emra e figura të njohura i bëjnë nder jo vetëm krahinës, por edhe Shqipërisë, madje disa prej tyre i kalojnë kufijtë e vendit: Angjelin Prelocaj, Lukë Kaçaj, Sami Repishti, Gjovalin Shkurti, Mark Vuji, Gjokë Uldedaj, Rrok Smajli, Gjelosh Gjoka, Vasil Rakaj, Paulin Sterkaj, Besnik Çinari, Nikolla Spathari, Marije Laçaj, Mukadës Çanga, Lulash Palucaj, Nikolla Nikprelaj, Sali Mani, Mimoza Rexhvelaj, Kolec Traboini, Dodë Kaçaj, Bekim Balaj, Rudi Vata, Salvador Kaçaj, Hysni Burgaj, Sabri Jacaj etj..

Emancipimi i femrës-emancipim i shoqërisë    

Konkretizimi e shembulli më i mirë është kjo trevë, traditë që zë fill në rrugëtimin e gjatë historik në thellësi të shekujve, kur fatet e atdheut  kërkonin edhe kontributin e gruas, pa të cilat nuk do të kishte mbijetesë.     Rrugëtimi i gjatë e përligji dhe pranoi  këtë investim kolosal, përballë mendësive e pengesave serioze që na la e kaluara. Burrat e mençur e fisnikë e kuptuan dhe e mbështetën më mirë se kushdo tjetër këtë vlerë domethënëse, e cila ruhet e ripërtërihet edhe sot në frymën perëndimore. Krah burrave u bënë faktor përcaktues në luftë e punë, në ngjarjet historiko-politiko-shoqërore. Është largpamësi, kulturë, emancipim e kontribut thelbësor harmonia bashkëshortore, premisë bazë për një familje të shëndoshë e një atdhe të fortë. Një nënë e mirë, -thotë një dijetar,-vlen sa 100 mësues.Janë aktuale edhe sot, vargjet e poetit të sipër përmendur, të shprehura në poemthin ”Liria”:

E kqyr ndër male po përhapet shkëndija/

 e lirimit t’ Atdheut; mshehtas shetiti /

kësollë për kësollë rreth buneve e soditi/

frymë të re tuj shprazun përgjithkah, hija/

                                              e Skanderbegut. Që ndër djepa rrisin/

                                              nanat e Hotit djelmninë ushtore/

                                              e idhnim n’ anmikun nëpër gji ju qesin/.

Fanatikë, dashakeqinjë e konservatorë janë munduar të zhvlerësojnë e përbaltin këtë vlerë qytetëruese, duke akuzuar e shpifur për një farë çthurje e liberalizmi.  Aty ku sundon dhuna, aty ku mungon liria e të drejtat hyjnore, ku mungon drejtësi e barazia, ku nuk ka besim të ndërsjellë e harmoni, aty më shumë ndodhin çthurje e tradhti.Janë disa tregues që flasin shumë:  Jonuz Delaj "Homeri i alpeve" Çmim i merituar - Revista FJALA  lufta e shpërfillja e paragjykimeve e mendësive frenuese, veshja e bukur e me gusto, pjesëmarrja në raste gëzimi e hidhërimi, aktivizimi e pjesëmarrja në jetën politiko-shoqërorë, në veprimtaritë kulturore e sportive, pjesëmarrja në punë e shkollimi masiv.A nuk është “Logu i Bjeshkëve” një spektakël emancipimi e vlerash i femrës shqiptare, i hijeshisë e mençurisë, i aftësive e mundësive?  Patjetër se kjo është një pyetje retorike që e ka brenda përgjigjen pozitive. Tradita pasurohet e  shfaqet në të tjera fusha e dimensione. Kur kujtojmë Norën e Tringën, patjetër se sot na vijnë në mendje figura e kontribute të tjera. Pas Drande Xhajt, Mukades Çangës, Bice Harlicajt, Vera Ndrecajt,  Fitore Jonuzit, Dila Veçaj,  kemi me dhjetra e me qindra, që japin shembull pozitiv e janë burim frymëzimi.

*****

Kur mendon se ke thënë e ke mbledhur shumë, por, kur vëren çka ka mbetur pa u shkruar për këtë krahinë, e ndjen veten shumë borxhli e të zhgënjyer.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.