Katër vite më parë ish kandidat për kryetar bashkie sot kryetar dhe njëri ndër kandidatët potencial për të rifituar sërisht këtë post drejtimi të bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj pati premtuar.
Tonin Marinaj: Brenda mandatit 4 vjeçar do ndërtohet shtëpi kulture dhe kinema në Koplik.
Bajzën e kemi konceptuar si qytezë për ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë, prandaj dhe në Bajzë do ndërtojmë një shtëpi kulture të trashigimisë kultorore e historike.
Ky ishte premtimi i kandidatit Marinaj gjatë fushatës elektorale por sot pas 4 vitesh në krye të bashkisë M.Madhe duket se ky premtim nuk do realizohet.
Kështu një banorë nga Bajza e Kastratit në një intervistë për “Revista Fjala” u shpreh.
Banori: Në qoftë se ka mundësi shteti apo bashkia, i baj thirrje Tonin Marins, të ndërtojë një shtëpi kulture që i mungon qëndrës kulturës M.Madhe. Në qoftë se duam të ruajmë traditë bajzës i duhet një shtëpi kulture.