Shumë e veshtirë me e pa qytetin tënd nën presionin e dhunës, Shkodrën, vendtakimin qytetërimeve, provë e njē kulture të ndërtuar ndër shekuj nga ky popull, përballë tentativës për ta legjitimuar këtë revoltë të dhunshme si akt qytetar.E drejta për protestë është e drejtë për komunikim, liri dhe mendim. Por ne si qytetarë duhet të nxisim frymën demokratike, të vetēdishëm për t’a përdorur protestën si nje mjet dhe të drejte tonen qytetare.Si qytetare e Shkodres, per vite me radhe kam artikuluar kulturen e jo dhunes dhe te drejtat e femijeve. Sot, nga pikpamja institucionale por edhe personale e konsideroj te papranueshëm keqpërdorimin e fëmijëve në protestë, aq më teper kur perdorimi dhe manipulimi I tyre behet nga grupe te caktuara për interesa politike e personale.