Dita e parë e kësaj jave për Bashkinë M.Madhe ka filluar me akordimin e titullit “Qytetar Nderi “ të tre përsonaliteteve . I pari që është vlersuar me këtë çmim ka qënë ish komandanti i njohur Bejto Faslia. Vlersim ky pas vdekjes për të cilin janë shprehur të emocionuari biri i tij Shaqir Vukaj ish deputet , ish ministër i mbrojtjës , ish diplomat, por edhe mbesa e e Bejto Faslisë Meri Vukaj Fanku të cilët janë ndjer mjaft të emocionuar për këtë vlersim që ju bëri Bashkia M.Madhe, ndërkaq edhe gazetarja e njohur ,
njeherazi Drejtore e Shtypit në Kuvëndin e Shqipërisë Manjola Zekaj në fjalën e saj ka vlersuar faktin se sot ndihet më dshumë se kurr krenarë, kur Bashkia Vlerson përsonalitete të tilla si Bejto Faslia , Dimitrov Popaj dhe Zydia Hoxhiq. Në këtë takim kanë folur mjaft nga të pranishmit , ku veçojme Politikanin e njohur nga Tuzi Nikoll ë Camaj , apo Gjoke Luli , Vlash Linadi , Poeti Isuf Hebaj , mjeshtyri i Masdh Ilmi Kurti . Ndersa kryetari i organizatës së familjeve të Dëshmorve Mark Luli ka vlersuar faktin se këto çmime janë realisht në vëndin dhe përsonat e merituar .
Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj u ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” :
Z. Bejto Faslija (Vukaj) (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar, të një legjendari të vërtet, me armë në dorë në luftën për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët; protogonist në luftën e Reçit bashkë me familjen e tij, i dënuar me internim nga kuislingët. Për kontributin e tij të shquar edhe në vitet e mbas luftës, në rimëkëmbjen e vendit, si një ndër drejtuesit më popullor dhe i përkushtuar të asaj kohe”
Z. Zuvdija Hoxhiq (Berisha) me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar, në forcimin e marrëdhënieve dhe ndërthurjen mes dy kulturave tona, Shqipërisë dhe Malit të Zi; për ruajtjen e trashigimisë dhe kujdesin e treguar në kultivimin dhe pasqyrimin e dokeve, zakoneve dhe etnografisë shqiptare nëpërmjet veprës së tij, si shkrimtar, poet, piktor, studiues e përkthyes; si një shqiptar në origjinë, me personalitet e influencë të lartë; kontribues influent, në përkthimin dhe botimin në gjuhën Serbo-Kroate të disa autorëve shqiptare, kryesisht të M.Madhe”.
z. Dimitrov Popaj (Popoviq) me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar ndër vite në Shqipëri, si kuadër drejtues dhe mesimdhënës në Malësinë e Madhe dhe jashtë saj; si studiues dhe hartues i teksteve shkollore të gjuhës shqipe në Malin e Zi; shkrimtarë, poet e përkthyes, me formim profesional dhe akademik në Shqiperi; kontribues në perkthimin dhe botimin e disa autorëve shqiptare në Malin e Zi kryesisht të Malësisë së Madhe.
Një ambasador i pa lodhur, që punon me përkushtim në forcimin dhe ndërthurjen mes dy kulturave, Malit të Zi dhe Shqiperisë, vendlindjes së tij të dashur.”
Kreiu i organizatws es se gfamiljeve te Deshmorve Mark Luli.PoetiIsufHebaj
Poeti Isuf Hebaj
Pjesmarrwesit ne kete eveniment