Në prani të familjarve , njerzve të tij të afërt , ish kolegve dhe miqëve , sot është nderuar nga Bashkia M.Madhe me titullin “Qytetarë Nderi “ , njëri prej ish intelektualve më të spikatur jo vetëm të Koplikut , por dhe më gjërë, tashmë i ndjeri Smajl Hasa. Ceremonia e dorezimit te titullit ka nise me hymnin e fllmurit. Ka qënë nënkryetari i Bashkisë z, Sytki ndrecaj i cili shkurtazi ka folur rreth figurës së intelektualit Smajl Hasa.
Me pas ka pershendetur kreu i Bashkise Tonin Marinaj i cili ka dorezuar dhe titullin “Qytetar Nderi ” akorduar Smajl Hasaj( Pas vdekjes) familjarve të Smajl Hasaj.Për vlerat intelektuale dhe njerzore dhe ish mesuesin Smajl Hasaj kane folur Nenprefekti Hysen Hysaj, i cili ka sjellë në kujtesë disa nga episidët interesante dhe mjaft të dobishme të Smajl Hasaj në vitet evështira 1997, ku fjala dhe mënçuria e tij ishin pjesë thelbësorë e tavolinës së intelektualve Malësorë, për të mbrojtur aso kohe malësinë.
Nderkohë qaë mësuesi dhe shkrimtari Kadri Fikaj ka sjellë në kujtesen e tij ato vite plot vuajtje në zonat e thella të Dukagjinit si një mësimdhë nës , dhe njërei i fjalës së lirë . ,Profesor Zija Vukaj, kryetar i Shkrimtarve Shkodran është ndalur edhe tek vlerat krijuese të Smajl Hasaj , veçnarisht në botimin e librit; “Jetë e Perlotur” novella nga Smajl Hasaj. Nderkoheë ka pershendetur të ëmër të familjes
,Mesuesi në pension, vllaj i Smajlit , Rexhep Hasaj, i cili ka falenderuar Këshillin e Bashkisë, kryetarin Tonin Marinaj për këtë respekt që i bëhët përsonalitetit të Smajl Hasaj. – Ky Disident i fjales se Lirë.. Lindi në Sterbeq në vitin 1940,në një familje të Madhe Atdhetare dhe Patriote.e njohur në të gjithë treven e Malesisë së Madhe. Smajl Hasa ishte dhe nipi i Vojvodes se Aliajve të Kastratit Zenel Shabani . I shkolluar për Mesuesi,në vitet e para punon si mësues në Kelmend,në Reç dhe në Kamice deri në vitin 1963 pasi më tej deri në vitin 1967 kryen studimet e Larta dhe Diplomohet për Histori- Gjeografi .
Pas përfundimit të studimeve të larta emërohet mësues në Koplik dhe në vitin 1970 -1972 ëmërohet Drejtor Shkolle në Qerret të Pukes.Rikthehet si N/Drejtor në Gjimnazin ” Sherif Hoxha” të Koplikut
dhe për rebelim kunder sistemit të asaj kohe,si disident i fjales së lirë në vitin 1973 ” dënohet” duke e transferuar në Palaj të Shoshit( Dukagjin) ku “harrohet” deri ne vitin 1983 kur rikthehet në Shkollen 8- Vjeçare të Kamices.Në vitin 1992 ëmërohet Shef Kuadri në Drejtorine Arsimore M.Madhe deri në vitin 1995 kur i jepet Titulli ” Mesues i Merituar “.
Në vitin 2002 shkon në Angli deri në ditët e fundit të jetës.Kësisojë është mbyllur kjo ceremoni e thjesht , por mjaft sinjifikative , duke nderuar , dhe vlersuar këtë peërsonalitët të vëçantë të fjalës së lirë , të mëndimit ndryshe aso kohe , kur të gjithë “mëndonin” dhe vepronin në rresht siç i “mësonte” Partia. Ndaj realisht këto figura që vertëtë i kanë dhënë shoqërisë jo pak nga guximi i tyre intelektual, ky vldersim është në përsonin e duhur!