MKR, ose e thënë ndryshe Mekanizmi i reagimit të kordinuar, për adresimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Ka qënë pikërisht kjo axhenda e takimit të organizuar në mjediset e Bashkisë ne qytetin e koplikut, takim i cili ka mbledhur aktor dhe faktor të konsideruar të tillë nga Bashkia dhe organizatoret, kjo në kuader të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara. Motivi dhe objektivi i gjithë këtij projekti është; Ti japim fund dhunës në familje, dhe veçanërisht dhunës ndaj gruas.. Ky project i financuar nga Qeveria e Suedisë zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA. Pjesmarrësve në këtë takim iu ka folur fillimisht specialistja Marsela Allmuça, e cila ka folur për rëndësinë e mekanizmit të kordinuar të referimit për parandalimin dhe menaxhimin e rastëve të dhunës në familje. Në fund të këtij aktiviteti promovues të kësaj nisme, ka qënë i pari kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj i cili ka firmosur marrëveshjen e bashkpunimit, për ti thonë jo të madhe dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në M.Madhe. Në fakt ne do të thonim, nuk bëhet keq që ndermerren nisma të tilla, nga projekte të tilla të cilat financohen nga qeveritë e ndryshmë e te BE, si në rastin konkret qeveria e Sudisë, por pa dashur të minimizojmë faktet, do thonim që M.Madhe nuk rreshtohet në ato Bashki, apo e thëne ndryshe treva që Buurat të dhunojnë gratë apo dhe familjet e tyre. Kjo mbase ka shumë arsye, por mbi të gjitha dhe për faktin se emri M.Madhe nuk duhet perceptuar jo cilivizim , jo qytetari, për më teper kur bëhët fjalë per respektin ndaj familjes. Themi kështu sepse, ndoshta krahasuar dhe me shumë qytete me qytetari të hershmë, treva M.Madhe shekuj më parë mbase si askund tjeter gratë nuk janë perjashtuar as në kuvëndin e burrave, madje Norat, Tringat e shumë të tjera, fjala e tyre u ka zënë vënd në çdo kuvënd.