Një ditë më parë Malësia e Madhe, pjesë e qarkut Shkodër shënoi rastin e parë e një personi të infektuar me COVID-19. Për tre muaj me radhë Malësia e Madhe ishte një zonë e pastër pa asnjë rast por tashmë u konfirmua rasti i parë, një shtetas që jeton në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Epidmiolog atje Riza Curraj shprehet se këto raste që po shtohen këto ditë në qarkun Shkodër por edhe në mbarë vendin vijnë si pasojë e lehtësimit të masave nga ana e qeverisëSipas epidemiologut Curraj qytetarët duhet të respektojnë këshillat e mjekëve duke shmangur grumbullimet si dhe duke mbajtur maskat mbrojtëse dhe doreza për të mos u infektuar nga COVID-19. Në rast se këto këshilla nuk merren parasysh atëherë mundësia e infektimit tek më shumë persona është shumë më e madheEdhe në Malësinë e Madhe menjëherë pas rastit të parë me COVID-19 institucionet atje janë vënë në lëvizje për të marrë masat e duhura për të mos lejuar që koronavirusi të përhapet tek më shumë persona duke qenë se deri më tani ka rezultuar një zonë e pastër sa i përket COVID-19 dhe tashmë frika për të patur raste të tjera është prezente.Kështu tanimë edhe M.Madhe ka ngritur flamurin e bardhë , duke iu “dorzuar” armikut koronavirus.Ky rast shënon për herë të parë evidentimin e një personi të infektuar me kovid19 nga M.Madhe, Ndaj edhe këshilla, por dhe ftesa e bërë për të gjithë banoret e M.Madhe nga Riza Curraj specialist pranë njësisë vendor të sherbimit epidmiologjik , ka qëne ; të zbatohën sa më shumë të jëtë mundur protokolli zyrtar I ministrisë së shëndëtësisë per masat ndaj këtij virusi.