Malësi e Madhe – Vizitë tek ferma “Ranch M&N” e Niko Maraçaj, i cili vite më parë vendosi të kthehej nga emigracioni për të investuar në vendlindjen e tij.
Falë punës së palodhur e përkushtimit të tij, Niko së bashku me ortakun Marjan Maraçaj ndërmorën këtë iniciativë që në fokus të veprimtarisë ka krijimin dhe menaxhimin e impianteve të rritjes, përpunimit, therjes, mbarështimit dhe tregtimit te dhive, mishit, produkteve të dhive, dhe të kafshëve (si mish viçi, derri, lope etj), mishi i të cilave tregtohet në tregun vendas dhe të huaj.