M.MADHE ME DY EKIPE FUTBOLLI QË GAROJNE NË DY SHTETE TË NDRYSHME

0

Në hapësiren gjeografike fizike të treves M.Madhe, ndodhen dy male të lartë që nder qindra e mijëra shekuj i qëndrojnë perballë njëri –tjetrit. Këto dy male edhe pse të një treve siç është M.Madhe, persa i takon botës së futbollit, këto u kanë “falur” ëmrin, dy klubeve të futbollit, që perfaqesojnë dy qytete, qëndra të kësaj treve e ndarë pergjysem, njera brënda kufirit shtetëror të republikës së Shqiperisë, dhe tjetra në Malin e Zi. Ky ishte fati historik i kësaj treve.
Kësisoj ekipi i futbollit i qytetit të Koplikut pati marrë emrin FK “Veleçiku”, ndersa ekipi perfaqësues i qytetit të Tuzit, në Malin e Zi që nga viti 1926, kohë kurë është formuar ky ekip, pati marrë ëmrin Fk “Deçiqi”. Të dy këto ekipe, secila prej tyrë kanë bërë jo pakë histori në futbollin e luajtur brënda dy kampionateve, kësaj shqiptare, e asaj të Malit të Zi. Natyrisht për ekipin e futbollit “Veleciku” kemi rrezervuar me pakë rradhe, jo sepse nuk e meriton , dhe jo se nuk ke se çfar të shkruash për këtë ekip i cili ndonse asnjëherë nuk është ngjitur në superlig, futbollit shqiptar i ka dhënë jo pak emra të shquar ,të dënjë për kombëtaren, dhe perfaqësues cilësor edhe në aren nderkombëtare. Por “Deçiqi” , tashmë kjo skuader Shqiptare, e një treve Shqiptare, siç është M.Madhe pjesa në Malin e Zi, meriton vertetë më shumë vëmendje nga tifozëria shqiptare, por dhe medjat e shtetit amë. Kësisoj, vlen të theksojme se Fk “Deçiqi” këtë sezon luan në ligen e dytë të Malit të Zi, por me synime dhe objektiva të qarta per tu ngjitur aty ku e meriton në mes ekipeve më të mira të Malit të Zi, madje me objektin, jo të largët për tu perfaqësuar edhe në kupat e europes në sezonet e ardhshme. Kështu ka disa ditë që ekipi është akomoduar në një pikë turistikë të Malit të Zi dhe po vijon pregaditjet. Nderkaq bëhët e ditur se e gjithë kjo duhet të jetë histori së ardhmës, pasi administrata e re erdhi në krye te klubit me objektiva të saj me një projekt ambicioz që ka tërhequr shumë emra të njohur nga fusha e futbollit. Ndaj trajneri i ri që është vendosur Vesko Stešević, i cili për vite me rradhë ka punuar jashtë vendit dhe në skenën e brendshme të futbollit Malazez si me, Mladost (Titograd) dhe ekipin e qytetit të Zetës, kurse nga lojtarët e afruar pranë ekipit si Aldin Adzovic, Pjetër Ljulgjuraj, Kristijan Vuljaj dhe Radosh Dedic apo Ivan Mijushkoviq, konsiderohen si lojtar të cilët do ti japin një performancë te shkelqyer ekipit. Përforcime këto me qellimin e perbashkët nga të gjithë me një plan për të patur së shpejti një Deçiq të qëndrueshem. Kësisoj synohet të arrihen objektivat dhe për rrjellojë për të perfituar një stadium të ri me kushte të mira pune dhe në të ardhmen për të menduar për trofe dhe pjesmarrje në Evropë.-“Ndoshta është e pazakontë për Deçiq, por këtë herë kemi filluar të punojmë në kohë. Dua të takohem aq shpejt sa mundem me lojtarët dhe ata të takohen me mua. Dy ditë më parë, dolëm me disa djem, dhe tani e tutje ne fillojmë me përgatitjet e duhura, “tha trajneri Sesevic, i cili vazhdon: Deçiq do të garojë në Ligën e Dytë gjatë sezonit të ardhshëm, por unë jam i nderuar me ardhjen e shefit të stafit të ekspertëve e tjerë me të cilet do bashkëpunojë. Unë sinqerisht shpresoj se klubi do të kapërcejë të kalueren e afert jo shumë pozitive,duke lëvizur nga njëra ligë në tjetren, dhe se do të bëhet një klub të qëndrueshme dhe serioz.. Deçiq meriton vëmëndje, sidomos me udhëheqjen aktuale, e cila ka sjellë një histori të re, pozitive, me njerëz të cilët janë duke perkushtuar me zemër.. Kështu është shprehur tekniku i Kf Deçiq, i cili realisht dhe me perforcimet e bëra në skuadër, por dhe mbeshtetja e ekipit te ri drejtues te komunes së Tuzit , duket se ka ndezur driten jeshile që FK Deçiqi te arrijne aty ku e meriton ne mes skuadrave elitë në futbollin e Malit te Zi. Në të njëjten kohë , shpresohet shumë që që edhe ekipi i futbollit “Veleçiku” i Koplikut, për sezonin e ri të ket objektiva të qartë, që pse jo të synojnë per një të ardhme jo të larget superligen. Nderkaq kerkohet që Bashkia në bashkpunim me federaten e futbollit dhe donator të tjerë të mendojnë per të bërë realitet stadiumin në qytetin e Koplikut, ç’ka realisht e kanë premtuar. Gjithësesi tanimë, mendojme se mediat sportive në vëndin tone duhet ti kushtojnë më shumë vëmëndje , faktit se një skuader futbolli me emrin Fk Deçiqi, është skuadra e qytetit të Tuzit në Mal të Zi që drejtohet nga Malësoret e njëres pjesë. Pra M.Madhe, ka dy skuadra  që garojnë në ligat e futbollit në dy shtete, Shqiperi dhe Mali i Zi.

Pregaditi: Gezim Vuçaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.