M. Madhe , fitorja e Lulzim Bashes përballë kundërshtarve me shifra tenistike 628 me 3

0

Lulzim Basha ka fitur bindëshëm      përballë    kandidatve rival  në partinë e tij . Shifrat    edhe pse jo zyrtare     nga dega vëndore M.Madhe flasin për  një fitore  realisht  bindese dhe për rrjelloje një mbeshtetje  maksimale ndaj LulzimBashes.  Malësorët   duket i besojnë se do  i rikthejnë në pushtet, mbase  duke fituar  zgjedhjet vëndore.Tanimë kur  Lulzim Basha është rikonfirmuar  në krye të Pd, ndonse ka patur  disa kontestime  nga kandidatët e tjerë, shifrat flasin qartazi për mbështetjen e   antarsisë së demokratve  për kreun actual dhe tashmë edhe për një mandatë katervjeçar Lulzim Basha në krye të  forcës më të madhe të opozitës, nderkaq  edhe në M.Madhe  mësohet se   votat e fituara nga kandidatët rival janë të pa përfillshme, ndaj atyre të fituara nga Lulzim Basha.Kësisoj nga  burime jo zyrtare , por të mirekonfirmuara  mësojmë se  Luzim Basha   nga antarsia e  Pd  degës vëndore M.Madhe   gjatë votimit të një ditë më parë ka fituar 628 vota  , kundrejt 18 vota Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli 6 vota , si dhe  tre vota Edith Harxhi. Me këtë fitore të Lulzim Bashes, duket sikur janë të kënaqur  jo vetem antarsia e Pd , e cila ënde i beson se do të mund ti çojnë një ditë  në pushtet, po kështu edhe socialite të cilët    mbase ia kanë marrë dorën një opozitari të butë , me   tipare europiane, çka socialistve  nuk iu nxjerre  shumë telashe gjatë fushatave elektorale.Kësisoj  fushata e radhës elektorale do të jetë   fushata për   zgjedhjet vëndoreë , çka përflitët se edhe mund të këtë  zgjedhje të parakohëshme   vëndore, por edhe nese  këto  realizohën në fund të mandatit   një partiak të pushtetit vëndorë, përseri demokratët    duket u mësuan me pritjen dhe deri më atherë i besojnë  kreut  të  rikonfirmuar të  Pd Lulzim Basha se do mund të   fitojnë  , disa nga Bashkitë e dikurshme  bastion të Pd.Kësisojë edhe  demokratët malësor ,  ka gjasa të jenë pajtuar me këtë pritje me besimin se do mund të rimarrin pushtetin vëndor në M.Madhe, Gjithësesi deri më athere   ka ëndë  erëra  që do fryejnë dhe nuk i dihet se çfare  ndryshimi do të ketë elektorati.

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.