M.MADHE BIZNESI FINANCON RIKONSTRUKSIONIN E GODINËS SË KOMISARIATIT TË POLICISË, NDAJ MERITOJNË FALENDERIMIN E MINISTRIT SANDER LLESHAJ

1

Ishte në fakt një inisiative e ndermarrë kohë më parë nga ish drejtori i policisë së Qarkut Shkoder Vebi Bushati, i cili në bashkëpunim me biznesin dhe kryetarin e Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, i dhanë jetë rikonstruksionit të godinës së komisariatit të policisë
M.Madhe. Kështu pas disa muajsh të kësaj pune, është arritur të konkretizohet me sukses, ky rikonstruksion, duke i dhënë një pamje krejtësisht tjetër kësaj godine, në përurimin e përfundimit të këtyre punimeve ishte pasdreken e së premteës Ministri i Brëndshëm Sander Lleshaj, Prefekti i Qarkut Shkoder Çesk Millja, kryetari i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, nënkryetari i keshillit të Qarkut Lulzim Zaraj dhe autoritete të tjera vendore dhe të policisë. Fillimisht në fjalën e tij pershëndetëse ministri i brendeshëm Sander Lleshaj ka falenderuar të gjithë aktoret dhe faktorët iniciues e realizues të këtij investimi të kryer ne godinen e komisariatit të policisë M.Madhe. Nderkaq ministri Lleshaj ka vlerësuar edhe rritjen e pergjegjësisë së policisë për ti shërbyer komunitetit. Ishte krijuar një mëndësi se policia e shtetit është largë këtij sherbimi, ndaj me punen tonë të perbashket është ndryshuar tersisht kjo mëndësi, tanimë qytetaret po e pranojne dhe kuptojne gjithnjë e më mirë rolin e policisë në shërbim të tyre. Po kështu edhe kryetari i Bashkisë M.Madhe
Tonin Marinaj ka vlerësuar rëndësinë e ketij bashkëpunimi, si një nga zinxhirët dhe hallkat kryesore të mirëfunksionimit të punës sonë të perbashkët. Më tej ministri Sander Lleshaj, kreu i bashkisë Tonin Marinaj dhe autoritet e tjera kane vizituar mjediset e godines së rikonstruktuar. Në një ndalesë për mediat ministri Sander Lleshaj ka shuar kuresëhtjen e gazetarëve edhe për pyetjen se nese do vijojnë në të ardhmën një bashkpunim i tillë. Edhe në godinen e drejtorisë së policisë Shkoder do të nderhyhet mjaft shpejt ka theksuar ministri Lleshaj. Po kështu edhe rreth pyetjes për vizitat e tij ne disa vende skeptike për Shqiperinë si Holanda apo Franca, ministri Sander Lleshaj ka sqaruar se janë dhëne fakte dhe argumente se krimi i organizuar nga Shqiperia në këto vënde është shumë më i vogel se edhe në disa vende te tjera, ndaj keto argumente nuk qëndrojnë ka vlersuar ministri Llleshaj .

1 KOMENT

  1. Bjeri ti bim- partizançe si ne 1949. Ligji per sponsorizimet e ka nje 4%- te shpenzimet e njohura. Per me teper se 4%-kalon ne shpenzime te panjohura dhe ka bajagi penalitete!!
    Tani ose eshte nje super biznes- ose rikonstruksioni eshte ne vlera qesharake- sa nuk ja vlen me permend tan ato emra- me perjashtim te kryetarit te bashkise.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.