Aksioni opozitar ka sjellë në qytetin e Koplikut pasditen e së hënës kreun e demokratëve Shqiptar Lulzim Basha. Qyteti i Koplikut ka qënë takimi i parë falenderues për të gjithë ata që me mospjesmarrjen në votimet e 30 qershorit i thane jo Edi Ramës. Në kët takim Lulzim Basha është pritur fillimisht nga krerët lokal të PD, dhe duke ecur në këmbë në shetitoren e qytetit të Koplikut, u është drejtuar mbështetsve të tij qe e pritnin me reaspekt dhe besim. E veçanta e këtij takimi mund të vlersohet fakti se kreu i demokratëve, kerkoj nga vetja dhe gjithë bashkpuntoret, krijimin e rregjistrit kombëtar të qeverisjes. Me tej, Basha u ndal edhe në Shkodër ku u takua me kryebashkiaken në ikje Voltana Ademi. Basha u takua edhe qytetarë mes tyre edhe me një të arrestuar për djegien e KZAZ të cilin e quajti të burgosur politik të kohëve moderne. “Këta janë të burgosurit politik të kohëve moderne se veteranët i kemi. Është me fat kush ua shtrëngon dorën sot këtyre se nesër do vijnë të bëjnë gjithë fotografi me ta”, u shpreh Basha. Gjatë takimit me strukturat e PD në Malësinë e Madhe. Basha dha disa mesazhe lidhur me situatën politike në vend. Ai vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai u braktis nga shqiptarët më 30 qershor. “Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore: Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti i OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalen, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku i madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh” për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin. Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve. Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi i Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është i rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor i lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt”, deklaroi Basha.