Ishte Tirana kryeqyteti i kombit Shqiptar siç e quan shkrimtari dhe intelektuali i njohur tanime në mbarë hapesiren shqiptare Lulash NikaPalushaj, qytet i cili mikëpriti promovimin e librit të këtij autori, të titulluar “Me zotin flas Shqip”. Për të vijuar pastaj rrugëtimin e këtij promovimi edhe në kryeqëndrën shpritërore e kulrturore të shqiptarve Shkodren, por jo vetem kaq! Promovimi i këtij libri disi i veçant nga shumë botime të këtij autori, ka vijuar më tej në Prishtinë. Atje elita intelektuale e mirëpriti promovimin e ketij libri, mbase edhe për një arsye më shumë, Lulash Nika Palushaj , atje është shkolluar dhe formuar si intelektual, madje atje ka edhe mbresat më të bukura të jetes së tij, këtë e tregoj edhe pjesmarrja në promovim e mjaftë prej miqve të tij të vjeter. Nderkaq turi i promovimit të këtij libri është ndalur në qytetin e Tuzit në Mal të Zi. Këtu vendëlindja e ka mirëpritur mjaft mirë shkrimtarin Lulash Nika Palushaj. Është kënaqësi të kthehesh në vëndlindje pas gjithë këtyre rrugëtimeve qofshin këto të promovimeve, po kështu edhe të jetës së tij në Amerikë prej disa vitesh. Si gjithënjë moderatorja e këtyre promovimeve të librit të Lulash Nika Palushajt ka qëne poetja dhe intelektualja e spikatur e M.Madhe Mimoza Rexhvelaj, mbasi e ka shoqeruar shkrimtarin në të gjitha qytetet ku është promovuar ky liber, këtë mbremje në Tuz, eshtë shprehur Mimoza, ndihemi më mirë se kudo, e ku më mirë se në shtepine e vet ndihet Njeriu! Ne fjalen e tij shkrimtari, njeherazi redaktori i këtij libri Skender Temali, veçmas të tjerave ka theksuar se elita e shkrimtarve shkodran ndihet mirë teksa tashnmë ka ne gjirin e vet një shkrimtar si Lulash Nika Palushaj. Kurse per intelektualin Vlash Linadi, ky liber është një vlerë e shtuar për Malesinë e Madhe dhe jo vetem. Ish nxënësi i professor Lulash Nika Palushajt, këtu në Tuz Nikoll Camaj, në fjalen e tij është ndalur duke kujtuar eset e shkryuara dhe të lexuara nxënësve të tij nga profesori , këtu e 35 vite më parë. Kështu me keto pershendetje dhe diskutime rreth këtij libri është mbydhur ky promovim , duke ia lënë fjalen vet autorit. Unë e kam shkruar këtë liber për t’ju treguar të gjitghëve atyre që nuk e besojnë se kombi im ka vetem një gjuhë që flet me Zotin. Pra çdo katolik, ç’do musliman apo edhe ortodoks, me zotin të gjithë flasim Shqip, dhe kështu duhet të flasim, ka perfunduar Lulash Nika Palushaj.