Në mjediset e këshillit të Bashkisë M.Madhe në qytetin e Koplikut është organizuar paradreken e dites së shtunë të dates 26 gusht 2018, akordimi i titullit “Qytetar Nderi” viganit të muzikes Lukë Kaçaj. Të pranishem në këtë event ishin familjar, të aferm, por edhe ish shok e student të Lukë Kaçajt. Në fjalen e tij kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, nder të tjera është ndalur tek fakti i pa kundershtueshem, se një gjigand i tillë i muzikes Shqiptare si Lukë Kaçaj, është dhe mbetet krenari per të gjithë. Ndersa i është dorzuar tgitulli i lartë “Qytetar Nderi”, titull të cilin e ka marr nipi i Lukës, Agustin Kaçaj, ku realisht emocionet i ka percjell me krenarinë që jep emri i të madhit Lukë Kaçaj.
Ndersa Gjergj Kaçaj, një tjeter i aferm i kengëtarit, ka treguar rreth vuajtjeve dhe persekutimit të bërë nga rregjimi komunist, këtij artisti i cili qe quajtur Shaljapini Shqiptar. Ne fjalet e tyre të pa kursyera rreth jetes dhe natyrisht mbresave me te Madhin Lukë Kacaj, kanë folur kompozitori i njohur Zef Çobaj, Shkrimtaret Nikolla Spathari, Kadri Ujkaj, e të tjerë. Me mjaft emocion dhe natyrisht me duartrokitje janë percjellë gjatë aktivitet edhe dy çaste muzikore, një këngë kushtuar Luk Kaçajt dhe kenduar nga lahutari Jonuz Delaj, si dhe një këngë nga reprtori i Lukes. Ky aktivitet me tej është vijuar me një dreke të shtruar nga familjaret.
SHKRUAN FATMIRA NIKOLLI……
Një mëngjes dhjetori të vitit 1998, një burrë i gjatë, i bëshëm, në të 70-at, troket në derën e Teatrit të Operës dhe kërkon drejtorin Vaso Tole. “Pashë një palë sy që qeshin”, kujton sot muzikologu, kur ka rëndë dakord të rrëfejë këtë takim të pothuaj 20 viteve më parë, në kujtim të 15-vjetorit të vdekjes së tij. Atë ditë, ndërsa barte në vete brengat e kohës së humbur në 5 vite burg e të tjera internim, endej në korridoret e sallat të Teatrit të Operës, duke kënduar para një salle bosh dy vargje nga të parat që i vinin në mendje.
I lindur në 19 korrik të 1926-ës, ai do ta mbyllte jetën e tij të mundimshme më 7 shtator të 2001. Kish qenë një artist i madh, që në komunizëm provoi suksesin e harresën, provoi skenën dhe hamallëkun, pas dënimit për agjitacion propagandë. Ka qenë gjatë një turneu në shtetet “demokratike” të Europës komuniste, kur Lukë Kaçaj me një repertor me mbi 100 pjesë në 5 gjuhë ‘dekorohet’ si Shaljapini shqiptar në “Balshoj Teater” të Moskës dhe ka interpretue Don Bazilion nga “Berberi i Seviljes”.