Në fakt sot nuk është kohë lufte si 109 vite më parë, kur trimat Malësor dhe gjithë ata Shqiptar, vrisnin armikun me sopata, e pastaj i merrnin armet per të luftuar. Sot është dhe jemi serish në kohë lufte, por me një armik të padukshëm, ndaj realisht të gjithë e kemi jo frikë, por i kemi kushtuar kujdes. Kështu kjo mbase është dhe arsyeja që ne të gjithe nipat, sternipat e atyre trimave , si Dedë Gjon Luli, jemi bërë pakë “frikacakë”. Kështu për aq sa kemi verejtur, atje në Bratil, ku 109 vite më parë trimat malësor, të drejtuar nga kryetrimi Dedë Gjon Luli patën ngritur flamurin kombëtar, në rradhë i dyti pas atij të ngritur nga Skenderbeu, këtu e 500 vite më parë. Pra një person ose dy më saktësisht thonë që sot me 6 prill u bënë “trima” dhe dolen në Bratilë. Të tjeret qenkan “trima” vëtëm në kohë paqëje. Thuajse e njëjta tablo ndodhi edhe në Hot , aty ku është lapidari kushtuar kësaj ngjarje. Në kohë paqeje këngë, valle, fjalime , referate e të gjitha këto. Sot kudo dhe nga do, në çdo instucion heshtje, ndaj kësaj date vertetë të lavdishme historike. Madje as në Bashki nuk u verejt te ngrihret një flamur më lartë se ditet e tjera. Të paktën këtë “frikë ” e as kujdesë nuk duhej ta kishin instucionet e kultursë në Bashki që marrin rrogën edhe tani “pushim nga korona virus”. Gjithësesi duhet theksuar se edhe shoqatat atdhetare e patriotike , kësaj rradhe nuk u duken askund. Megjithëatë të gjithë ne Malësoret pikspari si këndej dhe ata andej kufirit, me zëmër me siguri respektojmë dhe vlersojme , ndaj dhe krenohemi për këtë datë të lavdishme të historisë sonë. Në fund nuk mund te rrim pa cekur një fakt mjaft sinjifikativ. Nje djal Hoti, mjzaft fisnik dhe atdhetar me vepra e jo veç me fjale, një djale fisniki i Malësisë kreshnike, si Dedë Smakaj, sikur të kishtë menduar edhe për kësi ditësh të vështira. Në oborrin famoz të shtepisë së tij, atje ku banon ne Bashkinë Vau i Dejës, ka investuar me parat e tij, që dy muskotieret e lirisë, At gjergj Fishten, “babain” e Lahutës së Malësisë, dhe Kryeflamurtarin Dedë Gjon Luli i ka të skalitur , pikrisht ketu. Ndaj në këtë ditë të shenuar dedë Smakaj e nderon këtë ngjarje këtu me mjaft krenari. E pra ky është atdhetari , ky ështe sfidanti i të gjithë atyre atdhetarve në kohë paqeje .Faleminderit Dedë Smakaj ! Gëzuar Malësor e Shqiptgarë kudo që jeni këtë ditë të provës xhenerale te ngritjes së flamurit, një vit para vitit 1912!