Gjithë këto ditë të pas perkujtimit të 100 vjetorit të luftës së Koplikut, në rrjetet sociale, çfarës’kemi lexuar!Dikush i jep vëndin e merituar kësaj ngjarje historike , ndër më të lavdishmet e popullit tonë, dikush kërkon qiqra në hell.Dhe shumica bëjnë vrejtje, mbasi këtu ishte Presidënti i Republikës Ilir Meta. Ky Iliri mbasi nuk po i shkon për vij , “Skenderbeut” të Spiro Palit, nga i “mirë” kur e zgjodhen President, tani i “keq”.Gjithësesi Malësorët kanë ditur ndër Shekuj të ndajnë të mirën nga e keqja, pa “këshillat” e “Mamicës”.
Nga: Mimoza Rexhvelaj
Shqiptarët ndër mote e shekuj kanë luftuar trimërisht, perpjekjet dhe qendresen e tyre në mbrojtjen e trojeve të veta , të lirisë dhe të drejtave njerzore-kombëtare i kanë shoqeruar e memorizuar edhe me këngë, poezi e vargje të ndryshme.
E gjithë kjo krijmitari u këndohej betejave luftarake, trimave të urtë e të mënçur , e mbi të gjitha atyre që e dhanë jetën si me le, për trojet shqiptare e shqiptarinë.
Kjo krijimtari ndër shekuj kanë pasur autor popullin dhe janë ruajtur e kënduar nëpër evenimente të ndryshme. Disa nga keto këngë trimërie e atdhedashurie u bënë edhe ninulla-këngë djepi , ku nënat tona bashkë me tamlin e gjirit u munduan t’u mkojnë femijëve të tyre virtytet më të mira të shqiptarisë si; atdhedashurinë , besën , trimërinë, bujrarinë, na e mësuan vlerën e madhe të kësaj toke të bekuar për të cilën ia vlen të flijohesh.
Lufta e Koplikut ishte një nga tre frontet ku mbroheshin trojet tona dhe drejtohej nga Qeveria shqiptare e dalur nga kongresi i Lushnjes (janar 1920), ku si perfaqesues ishin ministri i brendeshem Ahmet Zogu dhe patrioti i njohur Bajram Curri…
Ndersa malësorëve u prinin trimat e urtë e të sprovuar të shqiptarisë ; Deli Meta , Lucë Nishi- Dedvukaj, Marash Vata , Keq Sadiku , Selman Bajram Ramçi që qëndruan me trimëri të radhë me trimat nga Hoti,Kastarati,Shkreli, Kopliku,Grizhja,Vraka, me shkodranë , dukagjinas e më gjërë e do të shkruanin me heroizem e gjak fatet e kësaj Shqipërie që kemi sot.
Pikrisht për ketë luftë , heroizmin dhe gjakun e dredhur në mbrojtje të trojeve shqiptare do të kendoheshin kengë e do të shkruheshin poezi e vargje popullore, disa nga të cilat po I cilësoi si më poshtë:
Në Revistën “Nena Shqyptare”, nr.2,viti 1920. ku nder te tjera shkruhet :
“E po ngas, po si vetima .
Ku rreh topi e rreh martina .
Ku luftojne vllaznit e mi.
Per liri t’bukres Shqypni ….
Edhe thirri me fuqi:
Lamtumirë, shpi e bagëti,
Lamtumirë, o male t’mia,
Se me vdekë sot m’thërret Shqipnia”
Ndersa populli i kushtonte këngë edhe komandantit malësor trimit të urtë e patriot Deli Metës-bajraktarit të Hotit me vargjet:
“Deli Meta po viket:
forca djelm, bani gajret,
Sa t’na kenë rrypat fishekë,
Sot asht dita e duam me dekë”.
Deli Meta u çue ne kamë,
Luftë po ban me kta hotjanë…”
Kjo luftë ka pasur shumë beteja, një ndër betejat më të tmerrshme ka qenë ajo në Suka të Moksetit. Për këtë betejë populli ka pas thurë edhe një këngë, që tregon humbjen e armiqëve, humbje për të cilën shkinat “vajtonin” djemt e tyre të vrarë.
Disa nga këto vargje popullore mendova t’i i citoj:
“Ty Mokset të raftë pika,
Nëntë sahat tuj u therë me thika,
Si s’ju dha koçakut ika,
Po bajnë shkinat kukavica,
Djemve tanë u ra pika,
Tuj u vra me plumba e therë me thika,
Mali i Zi po mbetë në çika…”
Për këto luftë shkroi dhe poetit patriot Hilë Mosin i cili ia kushtoi deshmorit Zef Prel Martini të rënë heroikisht në luften e Koplikut , një poezi brilante:
“Atje, n’atë vend të lamun
Me gjak arbnorit t’dlir,
Atje nji djal asht vramun
Atje mbet nji ilir !
Atje n’atë vend barbari
E njofti mirë djelmnin !
Atje tregoi shqyptari
Sa shtrejt e “blenë” lirinë !”
Një kantautor i njohur malësor Sali Mani do t’i kushtonte një këngë plot pathos luftës së Koplikut dhe luftarit trim Selman Bajram Ramci
“…Djalë 22 vjeçar sot po i digjet zemra zhar
Për këtë tokë e për këtë zall
100 vjet i fal me rrallë.
Derdhen plumbat porsi breshën
Grykë për grykë hutat po ndeshën
Bajzë Kastratit për një ditë
60 vigje janë rradhit.
Bini trima thërret Selmani
Gjallë mos të mbetet frymë dushmani.”
Një ndër dëshmorët e luftës së Koplikut ka qenë edhe oficeri trim , kushriri i parë i Dedë Gjon Lulit , Lucë Nishi- Dedvukaj, të cilit i kushton një poezi lapidare me titull Lamtumirë, djali i tij Pali
“Lamtumirë, o grue, o shoqe e kësaj jete,
ushtrinat n’luftë janë nisë me hi,
e unë në front me ba mos me u gjetë
kishte me kenë si një tradhëti.”
Me këto pak vargje këngësh e poezishë që citova duket qartë se kanë tharmin e frymëzimit patriotik, tharmë për të cilin kanë nevojë trojet etnike shqiptare edhe sot , qofshin brenda kufirit politik , apo të mbetura padrejtësisht nën shtetet fqinjë , si dhe shqiptarët kudo që banojnë e jetojnë, fymzimi dhe edukimi patriotik ka të bejnë jo vetëm me ruajtjen e identitetit shqiptar , por edhe me mbrojtjen e demokracisë e lirisë, për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë ndër mote e shekuj e deri sot…
Mendova ta mbyll kumtesen time të vogël para kësaj lufte të madhe dhe frymzit që sjellin këngët e poezitë me vargjet e “Iliadës” shqiptare, Lahuta e Malëcisë të Gjergj Fishtës:
“… Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
butë u kjoftë moti e stina,
aklli, bora e serotina
e deri t’këndojnë n’mal ndo’i Zanë,
e deri t’ketë n’dete ujë e ranë,
der’sa t’shndrisin diell e hanë,
ata kurrë mos u harrojshin,
n’kangë e n’valle por u këndojshin.
E njaj gjak që kanë dikue,
bane Zot që t’jesë tue vlue
per m’i nxe zemren shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t’parit…”
Lavdi!