LSI -SUBJEKTI I PARË QË LIDHË BESË ME MALËSORËT PËR BESNIKËRI DHE DEVOCION POLITIK

0

Përgatiti :Rita Shkurtaj.

Ditën e martë, me 4 gusht 2020, u organizu një takim pune me strukturat e Partisë së LSI-së të qarkut Shkodër në pikën turistike të Razmës, ku veç rëndësisë dhe prioritetit për të analizuar gjëndjen aktuale të kësaj force politike njëkohësisht u bë edhe promovimi i këtij mjedisi natyror dhe kulturor duke e gërshetuar atë edhe me kënaqësitë dhe veçoritë e atij kulinar të Malësisë së Madhe.
Një takim pune, miqësie e kënaqësie si një paketë mundësishë tre në një për pjesmarrësit, një pjesë e mirë e të cilëve vinin për herë të parë në pikën turistike të Razmës.
Një tjeter veçori e këtij takimi ishte ardhja e numrit një të kësaj force politike znj. Monika Kryemadhi, për të cilën ishte përgaditur edhe një surprizë e veçantë nga organizatorët malësor.
Eralda Zenelaj vajza 18 vjeçare e veshur me kostumin më të lashtë e më të bukur kombëtare, të hijshmën xhubletë, e cila i dhuroi një tufë lule znj. Monika Kryemadhi e njëkohsisht duke i uruar mirseardhjen i prezantoi dëshirën e saj të bëhet antarja më e re e kësaj force politike.Ky gjest fisnik i 18 vjeçarës i dha shumë kuptim takimit dhe u vlersua shumë nga vetë znj.Kryemadhi, për të cilën prioritet tha ajo ka angazhimi i femrës në politikë.
Për habinë e të gjithëve, ndryshe nga sa jemi mësuar t’i njohim këta lider në medjat vizuale apo në rrugë virtuale, ardhja e saj dhe krerëve të tjerë të Qarkut Shkodër në këtë takim, ndryshoi totalisht konceptin e krijuar si zyrtar të ftofte me imunitet e të pa cënushëm.
Takim më se i ngrohtë e shoqëror tamam sikur njiheshim prej kohësh dhe ajo që ra në sy më së shumti ishte thjeshtësia dhe afrimiteti me të pranishmit nga znj.Monika Kryemadhi.
Biseda miqësore, shkëmbim eksperjencash mbi gjëndjen familjare, përshtatja dhe përballja me gjendjen e jashtëzakonshme të pandemisë e shume problematika jetësore, të cilat lidhen me aktualitetin tonë, i diskutoi në mënyrë vëllazërore me secilin që ishte prezent.
Znj. Monika Kryemadhi, e njohur si një grua e hekurt e me potencial të lartë aftësishë në politikë, me afrimitetin dhe thjeshtësinë e saj e prezantoi veten edhe si një bijë fisnike me virtyte të larta shqiptare dhe si një nënë e grua të përkushtuar për familjen e saj, si dhe një besimtare e devotshme në Zot. Ajo kishte një mardhënje të shkëlqyer me liderat e këtij qarku, ku merrte dhe jepte mendime duke respektuar e dëgjuar idetë e çdo njërit si antar i rëndësishëm i kësaj familjeje të madhe. Merita për këto kanë dhe vetë strukturat e Qarkut Shkodër, ku do veçoja z. Agron Cela dhe z. Edmond Ndou, të cilët përveçse të veshur me humanizëm të pashoq, janë ndër njerzit më të respektuar në Shkodër e më gjërë, gjë që u reflektua edhe në bisedat me strukturat apo edhe të pranishmit, një pjesë e mirë e të cileve ishin pushues të thjeshtë në pikën turistike të Razmës.Ata ndalonin për t’i përshendetur në shenjë respekti gjatë lëvizjes së tyre në rrugicat e këtij mjedisi të tejmbushur me oksigjen pemësh ku dominojne pishat.
E gjindur pothuajse rastesisht në këtë takim pune, i cili më vlejti më shumë se një ftesë subjektive, do të mbetet ndër të paktat pjesëmarrje, nga e cila munda të përfitoj konceptin e mirë organizimit të një subjekti politik në Shqipëri.
Vetë fakti që LSI është një nga subjektet politike më të sukseshme, si force e vetme apo në aleancë, gjatë këtyre tre dekadave pluralizmit (edhe pse e re në moshë), kurjoziteti im ishte akoma më i madh për ta parë Atë më në brendësi, si funksionon ajo në marëdhënje të ndërsjelltat zyrtare, në vartësi të peshës së strukturave të parshkallzuara, që nga celulat e deri në kryesi, e cila për fat të mirë rastisi të jetë e pranishme në këtë takim, ku pata mundësi edhe të bisedoj me të personalisht.
Ardhja e saj nuk ishte aspak e rastësishme pasi ishte planifikuar prej kohësh si një takim pune i një rëndesie të veçante në kuadër të takimeve paraprake që LSI ndërmerr vazhdimisht me strukturat e saj në të gjithë Shqipërinë. Sipas znj.Kryemadhi në këtë takim do analizohet puna e secilit, do diskutohet dhe ndarja e detyrave dhe njëkohësisht do shperndahen edhe kartat e antarsise për antaret më të rinj, të cilët do ju shtohen rradhëve te LSI -së.
Ishte hera e parë që përfshihesha si vëzhguese mediatike në një analizë pune të një grupimi politik, ku edhe për kurjozitetin tim, pata mundësinë të kuptoj qartazi rëndësinë e saj në mbarëvajtjen dhe rrugëtimin e kësaj force politike drejt suksesit të padiskutueshëm të saj.
Me këtë pjesëmarrje, kuptova se si ndahen detyrat, si dhe sa ishin permbushur ato në raportin kohë hapsirë, si dhe sa produktive ishin. Gjithashtu edhe cilat ishin objektivat e realizuara kundrejt dështimeve.
Kuptova si bëhej vlersimi ndaj aftësive dhe kontributit të individeve e deri tek ndëshkimi ndaj të pabesëve që shpërdoruan detyrën dhe besimin e shumicës, apo të subjektit politik, duke i kthyer mundësitë e krijuara në përfitime personale apo më keq akoma, duke u shitur tek subjektet e tjera politike në dëm të LSI -së.
Gjatë kësaj analize u fol per vigjilencën e kryesisë, e cila diskutoi deri në detaje të gjitha problematikat e hasura gjatë këtij mandati, ku u bëjnë pjesë edhe zgjedhjet e reja në strukturat e këtij qarku, çka na bëri të kuptojmë serjozitetin dhe potencialin e kësaj force politike.
Kujtojmë këtu edhe një shprehje të Bismarkut , i cili ka thënë: “Për hirë të Zotit, jo më aleanca sentimentale, në të cilat i vetmi shpërblim për sakrificen tonë është ndërgjegja e qetë se kemi bërë një vepër të mirë”. (Henrry Kessinger, “Diplomacia”).
Gjatë këtij takimi të mirë organizuar nga Kordinatori i Malësisë së Madhe z.Fatmir Shpellzaj, në oborrin e Bujtinës “GRIMA”u shtrua edhe një drekë pune, e cila mund të quhet fare mire edhe një prezantim i artit të guzhinës dhe shijimit të gatimeve tradicionale të Malësisë, ku do veçoja mishin e pjekur të ferlikut, djathin e zierë, mishavinën, kaçimakun, mazën e çapres e deri tek rakia, vena e buka e votrës.
Pas kësaj dreke të shijshme, doli në pah edhe një tjetër kordinator i suksesshëm e krye familjar i përkushtuar, i cili ishte ngjitur nga qyteti me familjen e tij për pushime në këtë pikë turistike, por njëkohësisht për punë sezonale.
Ai ishte përsonaliteti i njohur Aimir Grima, ish portjer i Vllaznisë dhe aktualisht tranjer futbolli i kombetares për femra në Shqipëri. Një shembull pozitiv për t’u ndjekur e për të besuar se njeriu me punë mund të arrijë çdo objektiv në jetë.
Një përshëndetje speciale për të pranishmit bëri edhe lahutari i malsisë, rapsodi Jonuz Delaj i cili mori vëmëndje të posaçme nga të gjithë. Kjo u duk sheshazi kur u krijuan edhe radhë për të marrë një foto kujtimi me këtë këngëtar të shquar, i cili ishte i shoqeruar edhe nga vajza e veshur me xhubletë.
Të pranishem në këtë takim ishin edhe mediat lokale, ku u bënë shumë intervista, ndër këto edhe znj.Kryemadhi. Për TV1 Chennel – Shkoder ishte prezent gazetarja znj. Linda Kavaj si dhe për TV Kopliku – Malesi e Madhe ishte gazetar z. Gezim Vucaj. Prania e tyre ia shtoi vlerën edhe më shumë këtij aktiviteti të rendësishëm, të cilët e vlersuan si një takim me rëndësi të veçante për Qarkun e Shkodres.
Si një bekim nga qiejt, në momentin e shperndarjes të pranishmit, hi një shi i butë alpin, për të cilin vendasit e vlersojnë si një ogur të mirë, të bindur e të sigurte se ” ky vit do të jetë me bereqet të mbarë”.
Me përshëndetjen më të përzemert “mireupafshim” të shoqeruar me gjestin tani më të mësuar kohët e fundit duke respektuar covid – 19, miqtë u larguan duke u takuar vetëm me një cep të grushtit ose bërrylit, të sigurtë se morën me vehte kënaqësinë e një takimi të veçantë, bukuritë e maleve alpine, mikpritjen shembullore të zonës, si dhe premtimin në përmbushjen e detyrave, ku secili do të ndjejë pergjisinë e vet. Për një të ardhme dhe mirqënje më të sigurtë për vendin dhe femijet tane, i uroj kësaj force politike suksese në rrugëtimin e saj politik.

.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.