Këtë të shtunë, anëtarësia e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, ka votuar për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj partie dhe të Delegatëve të Konventës Kombëtare. Ky është proçesi më i rëndësishëm politik për këtë parti, pasi nga këto votime do të formohet ekipi që do ta drejtojë atë në fushatën elektorale për fitore në zgjedhjet e 25 prillit.Koordinatori i LSI, për ,M.Madhe z, Fatmir Shpellzaj , duke folur për këtë proçes, theksoi se ka disa risi, ku ndër më kryesorja është krijimi i kushteve për votime online të gjithë atyre, që për shkak të pandemisë nuk mund te jenë fizikisht në qendrat e votimit apo janë në emigracion:Votimet kanë filluar në orën 09.00 dhe kanë përfunduar në orën 18.00. Nga Qarku i Shkodres LSI-se do të përfaqësohet me 55 delegatë ne Konventën Kombëtare, në raport të drejte 50 % meshkuj dhe 50 % femra. Për t’u theksuar në Shkodër është rritja e numrit të anetarësisë së të rinjve dhe të rejave në Lëvizjen Socialiste për Integrim.Ndersa nga M.Madhe në konfërëncën kombëtare do të jenë 8 delegat.Sipas njërës prej aktivistëve më të palodhura të LSI në M.Madhe znj, Rita Shkurtaj, ajo që mund të vlersohet vertetë risi në këtë proçes, është fakti i angazhimit të jashtëzakonshëm të të rinjve në LSI.Ndaj me plot gojë mund të themi :LSI, në Malësi , ka fytyrën tëndë rini!