Fati i kësaj gruaje, e cila qe bërë nënë që në moshen 17 vjeçare, është një fat, që askujt dhe askush nuk do ia deshironte as edhe armikut te tij.
Kështu do të shprehej teksa rrefen historinë e jetës se vet kjo grua e cila e divorcuar disa vite me parë, u detyrua të behet edhe nënë edhe baba per dy femijet e saj…..
Ndërsa kjo është vajza, e cila po perjeton veçmas veshtirsive ekonomike edhe vuajtjet e nje sëmundje, për të cilen kjo tregon…
Kamera e emisionit “Jetë Tjeter”, ka fokusuar këto pamje vertetë trishtuese të një jete, këtu në një pallat te falur nga gjyshja e vajzës, pikërisht këtu ne lagjen xhabiej të qytetit Shkoder. Ndaj ky realitet rrenqethës, dhe trishtues, sikur i mbaron dhe fjalet. Ja ne falë donatorve tane te ndryshëm por që asnjeherë nuk na lënë vetem, pa medyshje që nuk
bëjme dhurata të mëdha, por kthejme buzqeshjen në familje te tilla që nuk e mbushin barkun me bukë. Dhe është pikërisht “Piaca Market” ne qytetin e Shkodres, kjo kompani famoze dhe mjaftë serioze ne mardhenië me qytetaret që na mundësoj të dhurojmë një pako ushqimore për Qamilen dhe dy fëmijet e saj. Ndërsa ne të emisionit “Jete Tjetër”, po bëheshim gati për tu larguar nga kjo familje me shpresen se apeli ynë do trokasin në zemrat e mira të njerzve te mirë… ajo që na drithëroj, ishte pikërisht keto dy foto, kjo vajza e sëmur, një bukuroshe që realisht njeriu ndjen dridhje ne shpirt teksa e shikon si ishte dhe si është bërë….
Kështu me shpresen se dikush do të zgjohet nga gjumi harresës ndaj kësaj shtrese dhe me siguri do të kemi njerëz që do të kontribojnë për shëndetin e vajzës, por edhe për përmirësimin e jetës së kësaj familje. Jemi larguar me këtë shpresë se do vijmë sërish në këtë derë që pret, për të fshirë lotët e dhimbjes dhe të semundjes së kësaj nëne dhe vajzes së saj….