LLESH MARASHI, “QYTETAR NDERI I QARKUT SHKODER”

0

Më në fund të gjithë këshilltaret e Qarkut Shkoder, të majtë e të djathtë e kanë thyer tabunë e politikes edhe të këtyre viteve demokracie, dhe i kanë akorduar major Llesh Marashit , pas vdekjes titullin e lartë “Qytetarë Nderi I Qarkut Shkoder”. Kësisoj dilemes se a ishte apo jo bashkpuntor i fashizmit i kanë dhënë fund dy historianet prf.Romeo Gurakuqi dhe Ndue Bacaj, të cilet sollen argumente sipas arkivave të shtetit tone dhe atij Italian. Kështu Major Llesh Marashi, ky djal i lindur ne familjen e Marash Vates në Zagorë të Shkrelit, është pa medyshje njëri nga figurat me të spikatura të hiastorisë jo vetem në M.Madhe. Major Llesh Marashi është vlersuar nga këshilli i Qarkut Shkoder. Këtë titull ia ka dorzuar Albines vajzes së Llesh Marashit, kryetarja e këshillit të Qarkut Gerta Bardeli. Ndihem e emocionuar që pas rreth 60 vitesh rikthem në qytetin tim të lindjes Shkodren, është shprehur Albina, nuk ju njoh thuajse asnjerin, por ju të gjithë jeni njerzit e mi, sepse po ktheni në Shkoder babain tim Llesh Marashi. Në fakt kam lindur në qytet dhe e gjithë jeta ime është large Zagores, shkrelit dhe Malësisë time, por e them vazhdimisht ne Malësoret jemi palca e kombit. Kështu ka vijuar pershendetjen e saj Albina Llesh Marashi. Në këtë veprimtari moren pjes kryetarja e Bashkisë Shkoder Voltana Ademi, por edhe kryetari I Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, si dhe të aferm të familjes së Llesh Marashit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.