LIDËRSHIPI QË NUK E BRAKTISI KURRË ELEKTORATIN E TIJ.

0

-Realisht  në  këtë  kohë  lufte, dhe jo luksi, mbase  pwr askënd, dalin në  pah vlerat njerzore, të  sejcilit.Po kështu  në këtë ,vihen re dukshëm dhe spikasin vlerat intelektuale, vlera këto që vihen dhe pasqyrojnë  realitetin  ashtu “lakuriq”.Kësisojë  vertetë intelektualja Rita  Kalaj Shkurtaj, me shkrimin e saj: Lidërshpi  që nuk braktisi kurrë elektoratin e tij. Shkrim ky , kushtuar bisnesmënit dhe politikanit Agron Çela, na kujtoj shumë të tjerë  që sa vjen  fushata, dalin  me thas mjelli e dreka  për të  “varfërfit ” votues. Tani  ata  dikun janë strukur  dhe po konsumojnë  “zollumin” e tyre.Ndaj redaksia e revistës “Fjala” po e  boton të plotë  këtë skrim, jo thjdesht  si një promovim të vlerave humane dhe njerzore të  z, Agron Çela, por  më së shumti   si një kujtesë pë votuesit, sjellsit e thasve të  mjellit në kohë  fushate elektorale.  REDAKSIA

Nga: Rita Shkurtaj
Të guxosh të shkruash për një lidër politik duhet të pranosh faktin se do jesh i sulmuar nga partizanë me apo pa teste subjekti pasi ajo që u kultivua më së shumti në shoqerinë tonë post komuniste në këto tre dekada trazicioni është servilizmi i paskrupullt,si modeli më i shëmtuar i njeriut në një shoqëri demokratike.
Megjithate ishte kjo situate dhe kjo përvoje e pazakonte jetike që më bëri të reagoj mbi prezencen dhe gjindshmërinë humane apo detyrimet ligjore që përfaqsuesit tonë politik i përmbushen në këto javë të vështira izolimi.
Dhe ajo që më rezulton nuk është aspak pozitive pasi shumë lidera të cilët na njohin rrënjë e dhëmbadhë në kohën e “Lypjes së Madhe” gjatë fushatës elektorale i përpiu toka sikur virusi kishte ardhur enkas për ta e sikur frika u imponoi të nënshkruajnë urdhera dite: “Të ndalet nga qarkullimi lakimi i emrave të tyre deri në fundin e luftës”.
Për një çast mu kujtu ajo thënja e mençur e liderit monist i cili e pohoi shumë herë përgjatë jetës së tij “JENI JU,PA JEMI NE” e cila su dëshifrua kurre nga populli shqiptar,e mesa duket ska për tu dëshifruar as në këto kohë të pluralizmit demokratik.
Për të qënë një lidër duhet të jesh njeri e njeriu matet me vlerat e tij të cilat nuk duhet kurrsesi të jenë ato që perfiton nga të tjerët por sakrifika dhe detyrime që duhen përmbushë nga premtimet e dhena në BESË gjatë betejës elektorale,që në të shumtën e rasteve për një lidership duken inegzistente.
Megjithate kjo gjë nuk mund të thuhet për z.Agron Çela i cili pamvarsisht se nuk mban mbi supe peshën e detyrimit si përfaqsues aktual Ai nuk e braktisi as tani elektoratin e tij për çka vërtetë e vlersoj me respekt edhe pse nuk bëj pjesë në zonen juridike që ai mbulonte. Prej ditësh ndjek në medja kryesisht ne TV1 Chennel emisione të hapura për teleshikuesit të cilët kanë mundesi të shprehin lirshem mendimet,hallet dhe problemet e tyre të cilat të mbushin me mdhef e të shtojne merzi sa të revoltohesh e të duash ta perplasesh ate grushtin e forte,por jo pas malit pasi ai nuk ka asnje faj. Jo pa qellim e permenda TV1 Chennel pasi edhe kjo medja ka lidhje me z.Çela të cilën për gjatë gjithë kësaj kohe e pame në aktivitet të plotë me të gjitha mekanizmat e veta si asnje tjetër në trevën e veriut,me serjozitet sensibilizues e të perkushtuar për të qënë sa më pranë shkodraneve në nevoje. Ndihma të shportës,ndihma juridike,ndihma kontakti me institucionet,ndihma me shërbime jetike e deri me ndihma monetare përfituan shkodranët nëpërmjet këtij televizioni pa anashkaluar edhe faktin se ndihmat e shportës kane qene gjate gjithe kohes dergese e posatshme e familjeve ne nevoje nga ky lider politik.
Kurrsesi për ti bërë publicitet e as për të marrë vemendje nga ky lider por thjeshte dhe vetem në respekt të punës dhe vlerave njerzore që mbart si njeri e mora si shembull,pasi të gjithë ata lidëra janë atje fale elektoratit të tyre,me apo pa merita..dhe të gjithë kanë DETYRIME LIGJORE ndaj grupit socjal që ata përfaqsojnë e jo te kthehen nga qëndra vetëm për të vjela,në sofra apo për të na percjell në botën e përtejme duke derdhur lot krokodili.
Kjo kohe zbuloi shumë çka nga jeta jonë,ndaj uroj e besoj që kjo pervoje do ketë shërbyer edhe për të nxanë mend populli shqiptar.

Image may contain: one or more people

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.