U përmbyll dje me sukses, me festivalin “Gurra e Kurbinit”, faza e parë e konkurimit për të tre bashkitë e qarkut Lezhë në kuadër e përgatitjes për Festivalin Folklorik Kombëtar – 2023, për sofrën më e madhe e trashëgimisë sonë shpirtërore.

Morën pjesë artistë nga të gjitha njësitë administrative, ku me përformancat e tyre treguan nivel të lartë artistik e plot sharm, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore e cila ka rrugëtuar shumë gjatë, duke kaluar natyrshëm nga njëri brez tek tjetri përmes interpretimeve nga thellësia të shpirtit poetik popullor.
Në të tre festivalet erdhën krijime popullore si relike njëra pas tjetrës, emocionuese, iu këndua natyrës, ardhjes e pranverës; dashurisë së pastër dhe lidhjes së bukur në martesë, u kërcye thirrja e bletës, erdhi edhe zëri i ëmbël e i ndjeshëm i nënave artiste për foshnjën në djep, vaji i grave mirditore , këngët e grupit të burrave Mirditorë , zëri i mrekullueshëm i lahutatit legjendar z. Pjeter Matusha, etj.

Erdhen në këto festivale përveç çiftelise e lahutës edhe pipeza, fyelli, darja, gjethet që për ne nuk përbëjnë vetëm vlerë muzeale por që vazhdojnë të trashëgohen në breza me meloditë e tyre.
Erdhi e bukura edhe nga tingujt e këngës kreshnike, lahuta si emblema e lavdisë së maleve.

U vu re një masivizim artistësh popullor që e vlerësuan e çmojmë këtë rrugëtim drejt Festivalit Gjirokastër . Ra në sy gjithashtu pjesëmarrja e të rinjve të cilët kanë dëshirën e madhe të promovojnë trashëgiminë e pasur kulturore.
Këshilli i Qarkut Lezhë në cilësinë e organizatorit dhe kordinuesit për pjesëmarrjen e qarkut Lezhë në ketë Festival , falenderon për punën e përkushtuar Përgjegjesit e Tre Bashkive Lezhë, Kurbin e Mirditë, zotin Mark , zonjën Mara e zotin Gjergj
për përzgjedhjen materialeve të mbledhura në terren nga bartësit më të mirë të qarkut tonë..

Faleminderit çdo artisti që solli vlerat më të mira të trashëgimisë sonë jo materiale
.Faleminderit gjithashtu Jurisë Rajonale të Lezhës ndër më të mirat e të përkushtuarat
Në Qarkun Lezhë ashtu si kudo në Shqipëri, pavarësisht zhvillimit teknologjik, social-ekonomik e gjithë kulturor, folklori është pjesë aktive e kulturës sonë jo vetëm në jetën artistike por dhe duke përfaqësuar trashëgiminë tonë artistike dhe në shumë veprimtari ndërkombëtare.

Qarku Lezhë po përpjeket të prezantojë elementët më të mirë të folklorit, në grupin përfundimtar të Qarkut dhe për këtë puna vazhdon duke i kushtuar rëndësi e veçantë dy elementëve, materialit folklorik të shprehur në këngë, valle apo rite dhe veshjes tradicionale, duke fokusuar në faktin që të sjellim veshje origjinale, sa më të vjetra dhe riprodhime sa më afër me origjinalin në material, në format e prerjes së
modelit, në elementët zbukurues, motivet e qëndisjeve dhe ngjyrat sepse kostumografia e qarkut tonë është e shumëllojshme e mbresëlënëse.për

SIKUR TE ISHTE KESHTU EDHE M.MADHE…!
