JAK RROZHANI 

Një njeri, intelektual dhe një poet me botë të madhe krijuese e shpirtërore,si poeti i njohur, Nikollë Njeçi , që përcjell përmes poezive të bukura jetën reale, njerëzore dhe atë mes dy kohëve, duke përcjellë mesazhe njerëzore e që i ka pjesë të jetës së përditshme, me pasionin dhe talentin që e karakterizon. Mes dy malesh pranë një lumi, fshati im ,krah pëllumbi ,është një shprehje krenarie, dashurie,respekti dhe nostalgjie për vendlindjen e tij të dashur : Pllanën e historisë, kulturës e të arsimit , që ndjehet krenar dhe e kthen kokën pas në çdo kohë. Ky është autori i librit me poezi : ” Mëkati i Pranverës ” , Nikollë Njeçi , aktualisht në Itali ,duke e ndarë kohën mes Pllanës dhe Fazanas , Itali , duke punuar dhe krijuar poezi të arrira ,me mendjen dhe zemrën tek familja me tradita të hershme dhe tek vendilndja e tij. Duke ndjekur në krijimtarinë e tij të pasur shembullin e poetëve të njohur: Rudofl Marku, Agim Isaku etj .ku si mësues të tij, ndikuan në frymëzimin e formimin si poet në rrugën e bukur të poezisë, por edhe nga krijimtaria e poetit të njohur , Ndoc Gjetja e të shkollës poetike lezhjane, duke krijuar tashmë emrin e tij si poet e me poezi të arrira. Poezia e Nikollë Njeçit,mbart dhe përçon pasionin, ndjenjën ,frymëzimin , jetën e përditshme, nostalgjinë , dashurinë, njerëzit e punës,ndryshimet mes dy kohëve dhe gjithçka të bukur e njerëzore ,duke qenë vetë human e modest , duke i folur puna dhe krijimtaria ,bujaria edhe kur e takon dhe diskuton për krijimtarinë e poezinë, që i ka pjesë të jetës, si pasion, si frymëzim , por edhe si argëtim, si mision, me mesazhe jetësore . Poeti Njeçi, përmes poezisë së tij, bashkëbisedon me lexuesim,përcjell mesazhe njerëzore dhe frymëzuese për jetën, punën ,familjen , njerëzit e punës, shoqërinë ,vendilndjen edhe simbiozën mes dy kulturave ,ku në mes është Deti Adriatik , si simbiozë e bukur civilizimi dhe kulturash. Duke bashkëbiseduar edhe me veten ,si refleksion mes dy kohëve, ku ka jetuar dhe jeton duke qenë vetë protagonist , me thjeshtësi admiruese , pasion,vullnet , optimist,pa pretendime , pa poza ,duke i folur kurdoherë puna dhe poezia,bujaria dhe njerëzillëku . E ku : Pranvera e tij ,dënes për mëkatin e saj, e këtë befasi e muzë poetike ,lexuesi e gjen tek vëllimi me poezi : ” Mëkati i Pranverës”, me autor Nikollë Njeçi, që ia vlen t’i lexosh e që përcjellin kënaqësi e mesazhe njerëzore.