Kryeministri i vendit ka vizituar sot qendrën e vaksimit të vendosur në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, ku po vijon procesi i vaksinimit të mësuesve.I shoqëruar nga kryebashkiaku Ndreu dhe nga ministrja Manastirliu, Rama kërkoi nga personeli mjekësor që të përshpejtohet procesi i vaksinimit pasi janë me mijëra koli të tjera në ardhje dhe se duam që Qershori të na kapi me të gjithë popullatën e vaksinuar që të kemi një sezon turistik pa probleme.Zonja Manastirliu citoi një lajm të mirë në lidhje me vaksinën AstraZeneca, ku sipas informacioneve të saj, Italia i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të kësaj vaksine, pasi kërkimet dhe verifikimet shkencore në lidhje me implikimet e saj kanë rezultuar pa probleme.Duhet thënë gjithashtu se shumë vende nëpër botë, sidomos ato që presin pushues të shumtë në bregdet (Greqia, Spanja) kanë ndjekur një strategji vaksinimi duke krijuar zona që ato i quajnë të virgjëra. Pra në ato qytete ku gjatë sezonit të verës ka shumë pushues, aty është përqëndruar edhe dozimi më i lartë i vaksinimit. Në rastin e Shqipërisë, Lezha, Shkodra, Durrësi, Vlora, dhe Saranda, nëse do të ndiqej e njëjta strategji do të duhej të ishin të parat ku do të kryhej vaksinimi ‘en mase’.Gjatë daljes nga ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha” kryeministri Rama ka folur me përgjegjësen e personelit të vaksinimit, duke i thënë se jemi të gjithë në shpatullat tuaja, dhe se kishte veshur xhupin me ngjyrën e duhur gjithashtu.