Autorja e këtij botimi mjaft interesant dhe me vlera, kryesisht për dashamirësit e letersisë shqipe Ermira Alija, ka sjellë për lexuesin një vlerë të veçantë. Kësisoj libri “Letërsia shqipe si metafizikë dhe transhendencë” , është një “dhuratë” e vlefshme për të gjithë ata që e duan dhe kerkojnë ta njohin letërsinë shqipe. Ndërkohë që fillimisht vlen të citojmë pak fjalë dhe për autoren. Ermira Alija është një ëmër i njohur në rrethet pedagogjike dhe shkencore jo vetem në Shkodër, por dhe më gjërë falë pasionit, por edhe formimit intelektual dhe arsimor. Ermira Alija, pas një përvoje të gjatë pune me mesimdhënijen në mjaftë shkolla parauniversitare në M.Madhe, ka disa vite që është petagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Dhe natyrshëm falë kësaj përvoje dhe studimeve, tashmë Ermira lexuesit i ka bërë një dhurtatë mjaft me vlera , pikërisht këte botim mjaft interesant.