Ja që nga njëra ditë në tjetrën prurjet e poetve në Lumin e festivalit poetik, trokitje për çmimin; “Gjekë Marinaj”, po marrin në rrjellen e tyre , mjaft poet nga qytete të ndryshme të vëndit.Të gjithë veçmas deshirës për të fituar, po shprehin sadisfaksionin e tyre, për pjesmarrjen, në këtë garë për një çmim me ëmër kaq të madh, siç është poeti i të gjitha kontinënteve Gjekë Marinaj.Kesisoj edhe poetja Mirditore, por me banim prej më shumë se një çerek shekulli në Athinë, vjen në këtë festival me poezinë; Lerëm të të dua…E falënderojmë poetën , dhe i urojmë suksese!
Nga: Violeta Deda Bala
Lerëm të te dua
të mund ta mbeshtes kokën e shpirtit
te gjoksi I zëmrës sate
e gjithë e ardhmja jonë
të ketë ritmin re rrahjeve te saj…
si në Zot besoj
se s’ka shkelqim tjetër
pos atij të syve tu
që mund ta perjetsojë
shpirtin e dashurisë për ty…
Lerëm të të dua
ta kthej në shpirt të dashurisë
afshin e dashurisë që mund të na bashkojë
në kullën e së cilës të jemi mbretër
që mund t’i përkulën vetëm dashurisë
dhe të bukurin ta kthejnë në lule….
Si në Zot besoj
se ti je vet ëngjelli
të cilit I besoi vet perëndia
je vet e Bukura e Dheut
që krijoj bukuria
duke u krahasuar me ty…