Lëmshi i fjalëve…

0
ZANA TAKO
Lëmshi i fjalëve është vorbull që të tërheq pas vetes. Kur e vështron nga lart kupton rrezikun, kur e ke pranë bie pre e paqartësisë, por kur rrëmbehesh brenda tij, kupton gabimin që nuk i ke qëndruar larg në kohën e rrëmbimit. Fjalët që qëllojnë pa zhurmë, janë deformimet mbi të vërtetën. Fjalët që krehin sedrën e njeriut, janë ato që shuajnë kureshtjen. Fjalët që godasin pa lënë shenjë, janë ato që malin e shesin për një dorë miell. E sa për fjalë që thyejnë zemra të revoltuara, janë ato që rrenën e shesin si mjaltë grerëzash. Thumbi i tyre është si maja e shpatës, që zemrën e njeriut e plagos sa herë të dojë. Kjo lojë që fshihet brenda kësaj vorbulle marramendëse, është si treni që ka dalë nga shinat, e njeriu për të kuptuar rrezikun, duhet ta mbajë dritën e shpirtit gjithmonë të ndezur, për të parë dhe kuptuar, se errësira është armiku më i madh që i kanoset jetës së njeriut!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.