Nga:Gezim Vuçaj
Poezi të zgjedhura nga Nevila neziraj Nikaj
Sapo mora në dorë këtë vllim me poezi të poetës Nevila Neziraj Nikaj, mëndimet u shkapeten si valet e detit në shkëmbijet e fortë të mëndimit poertik që na jep kjo poete . Është pikrisht vllimi me poezi , Leje për të jetuar , çka lexuesin eë vendos pikrisht në një “vështërsi”, Kujt i duhet marr leje për të jetuar?
Këtu e putha hënën për herë të fundit
Atë natë ilegale,pa tinguj,pa fjalë
Më roberoi nje cast fytyra jote
Desh u dogja nga një impuls i marrë.
Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë, një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie. Preferon të shtegtojë më mirë brenda zemrës së saj, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën e dhënë pas personazheve . E përsëris, arti i çastit është i mahnitshëm në mjeshtërinë që përdorpoetja. Poezitë e Neviles, jo rrallë janë përmbledhur disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe mungesave që poetja përjeton. Me lulishten frymëzuese, fjalët rrjedhin dhe përkthehen lehtë, ajo ka efekte këmbëngulëse letrare, të cilat mund t’i gjeni në këtë vllim. Nevila Nikaj me këtë vllim poetic jep sinjalin se është një poete që pa medyshje kerkon vëmëndje.Një poezi mjaft impersionuese, madje nder poezit që vetem poete si Nevila dijnë ta thurin kaq mjeshtërisht është edhe poezia , vonë:
Është vonë për falje
Shpirti nuk I thyen më ligjet
Është vonë për lotët
Po ti kursejh dhe lutjet…
Shkëputem vetem këtë stroif për të treguar forcën e fjalës poetic, Po ti kursej Lutjet.Poetja ka punë me të pamundshmen, me botën e të paemërtueshmes, e cila duhet emërtuar me fjalë të sakta, për ta çliruar atë nga energjia negative – ndërsa poetja vetë – nga gllabërimi i dyndjes somatike që paraqet realiteti i të paemërtueshmes. Më thjesht: poetja është një farë shamani në thelb. Ajo duke pagëzuar realitetet e paemra, i disiplinon ato.Dhe natyrisht na jep ne , lexuesve mundësinë të ndalemi , dhe të mëndojmë thellë, se çfar ka thënë poetja Nevila Nikaj.Se çfarë e mbreson veçanërisht në poezi poetja se çfar na thot autorja ka ndërgjegje të plotë se çfarë është ndjenja dhe me vetëdije të plotë, synon t’i dallojë, t’u japë hapësirën e vërtetë. Fjala, në mendimin dhe në të shprehurit e poetës Nevila Nikaj, bëhet një qëndismë e vërtetë, me ngjyra të thjeshta të plota, veçse sapo ta shohësh, ajo reflekton frymëmarrje dhe ndjenjë.Dhe në fund të ketij mëmndimi per vllimin me poezi Leje për të Jetuar të poetes së talentuar Nevila Nikaj mëndojmë se ia vlen të themi: Jeton Nevila Nikaj dhe bukuria me figura lirike. Një vajzë e bukur në poezitë e saj është gjithashtu një metaforë e poezisë dhe e “dashurisë ninive”, element integral i gatishmërisë së pikës së fundit të artit.Në ditet në vijim do të realizojmë një intervistë me poeten , per ta percjell në Tv Kopliku , dhe rfevisten “Fjala”.