Legjënda Sabah Bizi vlersohet nga Presidenti me titullin: “Nderi i Kombit”

0
E lumtur por edhe e emocionuar në një ceremoni të veçantë ku legjenda e gjallë zotni Sabah Bizi, u vlerësua me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta.Ka  qënë  ky vlersimi i kryetares së Bashkisë Shkodë  Voltana Ademi.E cila me tej ka vijuar:Një vlerësim mëse i merituar, për një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran e shqiptar, një futbollisti që vështirë t’i vijë Shqipërisë.
Dekorata e lartë për zotni Sabah Bizin, është një vlerësim për fidanishten e futbollit shqiptar, Vllazninë tonë; për qindra talente që me mund, përkushtim, djersë e sakrifica, lanë gjurmë të arta në futboll, duke na bërë krenarë të gjithëve!
E gëzofsh dekoratën e merituar zotni Sabah, shendet, jetë të gjatë e të lumtur, të paçim sa më gjatë mes nesh. Futbolli ka nevojë për përvojën tënde të çmuar!
Ajo  që  vlen të  citohet   , ishte fakti se   në  aktivitetin  per vdekorimin e  të madhit Sabah Bizi, vecmas  perfaqësuesve të  pushtetit  vëndor, duket se  prefektja  e sapo emruar Majlinda Angoni, tregoj  “guximin “e saj qytetar  të  shkodrës, duke marrë pjesë  në  këtë ceremoni. Nderkohë  që  paradreke  perfaqësuesve  poolitik të  pushtetuit vendor në  Koplik  apo qëndror, u “Mungoj ” ky “Guxim”.
Ndersa   mësohet se gazetaret  kanë komunikuar me kreun e Bashkisë  M.madhe Tonin Marinaj  i cili  ka  dhënë  këtë  pergjigje:Ne Malesine e Madhe po zhvillohet aktiviteti per nderimin e Luftes se Koplikut “100 vjet qe u ndal coptimi”. Ne kete aktivitet Presidenti Ilir Meta do te nderoje Luften e Koplikut, gjithe ata burra qe luftuan dhe dhane jeten per mbrojtjen e atdheut. Ky aktivitet duket si nje organizim i opozites se bashkuar duke qene se ka vetem perfaqesues te PD dhe LSI. Nderkohe mungojne perfaqesues te majte si dhe kryetari i bashkise Malesi e Madhe. Kryebashkiaku Marinaj ne nje bisede telefonike deklaroi se ka patur ftese nga shoqata “Kenga Jone” por nuk ka qene e parashikuar qe ai te mbaje fjalen e rastit ne axhenden e aktivitetit duke qene nje i ftuar si gjithe te tjeret duke bere qe te mos marre pjese ne kete aktivitet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.