Nga: Prëlë Milani
Sot do ishte rrumbullak 100 vjeç fort iu afrua por nuk e gëzoi ketë ditëlindje qe ëndërron çdo frymore me ndërgjegje. Ky kapak shekullare i fillim i vjeshtës së tretë nuk e gjeti këtu. Ai vetëm fizikisht mungon mbasi ne kujtesë tonë mbetet si bazile vetmitare. Trembëdhjetë mote kaluan që trupi i Kolec (Lec) Shllakut pushon në hijen e selvive nder Remaj, në atë tokë të mbjellë me eshtrat e të shumëve të qytetit te shumë kënduar veriperëndimore. Ka mbi trembëdhjete vjet që ky burrë fisnik me pamje madhështore i mungon Piacës , shkodrane, i mungon llozheve te Teatër Migjenit, studios së punës librave dhe mbi të gjitha miqve dhe familjarëve. Prej varrit që ka per shtroje dheun e murëm , e mbuloje djerrin me trëndafila, na flet prej jetës së pasun, per herë në vegime arti .Kujtimet e Lec Shllakut janë jeta dhe historia e epokës artistike që e polli e rriti dhe e lartësoi. Një jetë plot batica e zbatica, dimra të acarte, pranvera të blerta, vera zhuritëse dhe vjeshta ku e blerta pak nga pak fillon te shndërrohet në të verdhe te arte dhe ne ngjyrë kafe te pjekur, ku pemët pak nga pak bjerrin gjethet duke shtruar tapeta te artë të vdekjes se bekume. Kujtimet e Lec Shllakut janë një mozaik veshur me mantelin fisnik të atdhetarit, xhamadanin e artë të mirësisë, gozhupin e galëm të burrërisë arbërore dhe kostumin ma trendi te epokës post moderne që ja ka harrue emrin djepit të drunjtë të traditës qe përkundi me ninulla dashurish të moçme. At Luigji Palaj atdhetar e martir i kishës, At’ Gjon Shllaku filozof dhe mësues martir i ndërgjegjes kombëtare, At Benardin Palaj bleta e visareve kombëtare, At Benardin Shllaku arqipeshkv i Dioqezës se Pultit, shqipja martire e lirisë Marie Shllaku, Dom Mark Sllaku fatos i kishës fatose, Avokat Paulin Pali një nga emrat më të shkëlqyer te intelegjeces shkodrane i martirizuar nga diktatura komuniste se bashku me te vëllanë poetin sentimental Gasper Pali. Kapiteni i Madh i Kombëtares shqiptare Lin Shllaku, janë filizat e trungut të Gabet Kuçit atlashit të Shllakut nën hijen e te cilëve blerohet dhe flladitet kultura shkodrane e cila pa trashëgiminë gjenetike te këtij babloku do te ishte si tenxherja pa kapak. Prelë Shllaku ( fotokopje e “Kamanit” ), filiz i Logut të Gegajve mbi nga leni i mrizeve bjeshkatarë sa herë te rrahur nga era dhe ortiqet, po aq here përtërirë gjallëruar në rrënjë e gjethe e harlisur ne kurma e dege vigane.
Kolec (Lec) Prelë Shllaku (1921-2007). xhunjor i vëllezërve Gjon e Luigj aktor, regjisor, shkrimtare studiues, publicist, njeri me aksesorë të gjerë kulturor poliglot njohës i disa gjuhëve të huaja, si greqisht, latinisht,italisht, rusisht, serbokroatisht, frëngjisht dhe gjërmanish.
Leecit në moshën 3 vjeçare i vdiq i ati së bashku më nënën e vet, Pinën, e me vëllezërit u rritën në familjen e dajës së vet, Ndoc Temali, rrobaqepës humorist, , teatrist i shquar i skenës shkodrane e bejtar në zë parësor i Karnevaleve në qytetin e Shkodrës. Të varfër por të bardhë si pëllumbat nder dajë aty shpërthyen e morën hov prirjet e Lecit dhe të Gjonit
Gjonin i mesmi dy vjet me vogël se Lecit (helenisti i shquar) filloren kreu në kolegjin françeskane, ndërsa 7 vjeçaren në shkollën shtetërore tek “Dugajtë e reja”. Nga 24 shtatori 1935 deri 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë, ku mësoi greqishten e lashtë, latinishten. lexoi klasikët e antikitetit helen Sofokliun, Eskilin dhe Euripidin. Filloi të shkruante me pseudonimin Lyricus.
Më 9 dhjetor 1946 pat ra në burg, ishte në 23 vjeç dhe dënua me burgim të përjetshëm (101 vjet) fillimisht si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, si përfundim bëri 12 vjet në burgun e Burrelit dhe në batat e Myzeqesë. Në burg u njoh me Peshkop Visarion Xhuvani, me të cilin thelloi njohuritë në greqishten e vjetër , prej të cilës përktheu pjesë nga Bibla – Apostujt dhe Shenjtorët. Pati hasur edhe në një antologji të veprës së Homerit, të cilën e përktheu. Në burg nxuri greqishten e re,spanjishten dhe anglishten. Pas daljes nga burgu i mundimshëm më 1957]ka punuar te ndërmarrja Zukth-Kashta në Shkodër si llogaritar-normist deri në pensionim shqipëroi disa veprave të autorëve grekë, të Virgjilit dhe “Këngët e Rolandit”, dhe të një pune të nisur mbi një fjalor latinisht-shqip me rreth 65 mijë fjalë, të cilin vdekja nuk e la ta mbarojë.
Leci hyri i vogël në shkollën e Fretnore, të mesmen e vijoi në Gjimnazin “Illyricum” Klasën e fundit e maturën, i mori në Gjimnazin “28 Nëntori”. Pajisi mendjen dhe fisnikëroi shpirtin me kulturën klasike aksidentale. Lum ai nga kush mori mësim Fishta,At’ Gjon Shllakut, Donat Kurtit, Thanas Gegës etj ishin mësimdhënësit e tij Fishta, Gjeçovi, Benardin Palaj, Marin Sirdani, janë përfaqësuesit më tipik të gjuhës dhe të folmës së maleve ka thënë mjeshtri i madh i letrave shqipe Ernest Koliqi, ndërsa unë pa frikë do të shtoja se Koliqi dhe Camaj janë kampionet më të mëdhenj të folmës më të thekshme që buron nga gjuha e vjetër shqipe. At’Zef Pëllumbi më tepër në publicistikën historike, ndërsa Danjel Gjeçaj Lec Shllaku në letërsi janë vazhduesit më të denjë letërsisë françeskane. Mbas disa motesh pas luftës se dytë rrokupujshme kreu shkëlqyeshëm I. L. P. dyvjeçar të Shkodrës, në degën Gjuhë Letërsi në vitin 1966 kreu edhe studimet e larta universitare në U. T, në fakultetin Gjuhë Letërsi. Emërohet në Teatrin Qendror të Ushtrisë dhe punon dy vjet, prej ku u dërgua si regjizor në “Teatrin Migjeni” ku punon gjithë përkushtim nga viti 1950 -1962. Në vitin 1962, hapi dhe drejtoi teatrin e ri profesionist “Skampa” deri më 1970 Nga viti 1970- 1976, vit kur edhe doli në pension, ka punuar si mësues letërsie në arsimin e mesëm të përgjithshëm në Shkodër. Mban titullin “Artist i Popullit” dhe Qytetetare Nderi i Elbasanit për kontributin e shquar si aktor dhe regjizor i skenës shqiptare.Ne vitin 1952 vuri ne skene ne teatrin “Migjeni” komedinë e Molerit Koprraci, qeshte një ngjarje te bujshme artistike per kohen. Ai theksoi veçanërisht anët e forta e dramatike te komedisë, përçudjen e karakterit te njeriut nga vesi i koprracisë, sikundër qe trajtimi i figurës se Harpagonit nga aktori Zef Jubani. Kjo shfaqe u përsërit 67 here dhe u ndoq nga mbi 23700 spektator me një mesatare 350 spektator per shfaqe. Tone te zymta tragjike, shoqëruar me ankth qe vinte prej rrezikshmërisë qe paraqiste Tuc Maku, u vune re ne inskenimin e dramës Toka jone e Kole Jakoves, 1954. Koncepti regjisorial i L. Shllakut i dha një fryme realiste dramës se Ndrek Luces, Shtate shaljanet, 1958, duke iu larguar zgjidhjeve monumentale e patetike dhe duke mësuar sa me shume vërtetësi historike dhe karaktere te gjalla. E njoha kur isha në hapat e pare te shkrimeve te mia, e desha kur më respektoi dhe me afroi buzë vetit. E çmova per herë e me tepër, pasi duke u pjekur e kuptova me qartë. E nderova me bindje se në portretin e tij dallova izoipset e një vigani malesh lataur dhe stolisur me kulturën me të shëndoshte qytetare . E pashë se si i ruajti këto okë të shëndetshme burrnimi kurë shumë të tjerë i bjerrën nga politika dhe interesa. Sjellja e tij e mirësishme, njerëzia, fisnikëria dhe thjeshtësia takti me dite me fol me këto ishin kolonat e karakterit te tij. Lec per ketë te desha sa ishe gjallë dhe sot të kujtoj me përmallim atje ku gjendesh nder varre. Usta Leci takon asaj plejade të shkëlqyer profesionistësh, që teatrin foshnjor të Shqipërisë së pas luftës antifashiste e morën për dore e përkëdhelën gjithë dashuri prindërore, e ushqyen, e rritën duke e çuar në majat më të larta të traditës sonë dhe e shëndërruan në një tempull të populluar, të dashur për shikuesit të cilët në ketë altar të artit skenik argëtoheshin dhe edukoheshin njëherazi. Bagazhin e gjer kulturor, zgjuarsinë talentin i përdori si mjet, por kurrë si tupan per nxjerrë vetën në pah. I qeshur, i shkueshëm, i dashur mikpritës mësues shembullor, i lindur per prijës në llogoret teatrale prandaj qenë fat lum ata alet qe udhëhoqe ti me pishtarin e ndezur olimpik maratonën e artit. E pra ata ishin emra që bëjnë nderë tarit tonë kombëtare si Zef Jubani, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi Adem Kastrati,Paulin, Laca, Lec Bushati Ndrekë Prela, Tinka Kurti, Marie Logoreci, Vitore Nino, Antoneta Fishta, Paulin Lacaj, Demir Hyskja, Rrobert Ndrenika, Vjollca Gega Antoneta Kristo, Thoma Kristo. Zhani Shllaku Beb Shiroka , Viktor Bruçeti Çesk Vuksanetj etj Lec Shllaku ishte trau kulmorë i teatrit te ri Migjeni ku solli njëra pas tjetrës vepra fort lakmuara nga çdo regjisor si “Koprraci” (Moljer, 1952), “Agimi”(K. Jakova, 1952), “Toka jonë” (K. Jakova, 1954), “Sherbtori i dy zotnive” (K. Goldon, 1955, “Tartufi” (Moljer 1955),“Shtërngata” (Ostrovski. 1956), “Angjelo tirani i Padovës” (V.Hygo 1957), “Berberi i Seviljes” (Bomarshe, 1957), “Shtatë shaljanët” (N. Luca 1958), “Banorët e shkallës nr 6” (K. Dushi1958), “Dy binjakët venecjanë” (K. Goldon, 1959),“Trumbetjerja” (Sallinskij, 1959)
Lec Shllaku qe themeluesi teatrin profesionist “Skampa” të Elbasanit, produkt i regjisë së tij ishin pjesë “Lida”(Xh Broja, 1964), “I pesti u zu gjallë” (N. Zoraqit1966), “Udha e largët” (Arbuzov 1966), “Udha e Zavalive” (Th. Borodani)1967, “Firmat e Vogla” (Th. Borodani, 1968), “Skenderbeu”(L. Shllaku, 1968), “Shqetsimet e Sokratit” (L. Shllaku, 1968). “Njeriu qe pa vdekjen ” ku pas shfaqës aktori me fame internacionale Viktior Eftimiu ne librin e përshtypjeve ka lënë shënimin, Teatrit profesional rumun i mungojnë aktor të tillë si këta që pashë këtu Përveç se maestro i arenës tetatrale Lec Shllaku ka dhënë kontributin e tij të çmuar edhe në kinematografi duke interpertuar edhe krijuar karaktere te spikatura në filmat “Skenderbeu” (roli i fisnikut Gjon Kastriotit ) “Ngadhënjim mbi vdekjen “(roli i oficerit gjerman i ashpër i frikshëm gjakatare ), – (1967) “Rruga e lirisë” – (1982). në rolin e malësorit Gjelosh Marashi “Qortimet e vjeshtës “- (1981) në rolin e priftit , “Plumba perandorit” – (1980) në rolin e Gjykatësit, “Rrugicat që kërkonin diell” – (1975) në rolin Kuestori kërbaçit, “Yjet e netëve të gjata” – (1972). “Larg barbarve” (interpërtoi në gjuhën frenge.
Aktor i gjate potent me vullnet e disiplinë stoike artistike, elokuent, me një mimike plastike sipas rolit i vrenjtur, mes hutimit e zemërimit, por i buzëqeshur i lumtur dhe i dëshpëruar. Gjithsesi ai mbete gjeneral i bankinës dhe kapiten i fushës se lojës
Lec Shllaku u shqua si poet studiues dhe prozator duke lëvruar gjitha gjinive letrare duke shkruar drama, romane, studime librete opera e operete, përkthye vargje. ndër të cilat vlen të nënvizohen, drama operistike “Halili dhe Hajria” , Poemën 2500 vargjesh“Norja e Nika” , “Maska Shkodrane” libër studimor mbi lindjen dhe rrugën e zhvillimit të skenësshkodrane, “Loro Kovaçi” monografi, botim i plotë për jetën dhe veprën e tij, “Shtegtimi i munomenteve” (studim, “Dyhapa në Perëndim” (përshtypje udhëtimesh), “Palokë Kurti”në 145 vjetorin e lindjes (monografi), “Plaka dhe harkoçi miki”(romanth),“Historia e një plage” (roman), Ngatrrim stinësh dhe romanin “Njerëz mes nesh” që mbeti në dorëshkrim së bashku po thuaj me gjysmën e krijimtarisë se tij më pjekur si librin katër vëllimesh “Jete pezull” ku tregon se si e pa njohu ai Shqipërinë . Lec Shllaku ishte një latues i talentuar gegnishtes gurgulluese qe gjallon plot frazeologji burimore . Gegnishtja e Shllakut nuk kufizohet brenda gardhiqeve nëndialektore veriore. Si letrar kishte një stil elegant të matur i thellë i lidhur nder arsyetime i armatosur gjer ne dhembe dhe depërtues në psikologjinë shoqërore. Veprat që la pas Lec Shllaku akoma nuk janë bërë objekt studimi e një kritike të mirëfillte profesionale, por ajo duket ballafaqe se ai ishte një njohës i përpiktë i gjuhës lapidare te gege rojtare dhe bujk i mirë që din me zgjedhë, farën e shëndoshtë, por edhe ta mbjellë në valikën duhur duke siguruar mbirjen e një bime të fillikate cilën e herre e prashitë dhe ujitë me plot dashuri. Leci ishte ju përkushtua arsimimit dhe edukimit te brezave me të njëjtin pasioni si artit dhe librave. Prind shembullorë “bajraktarë” fatlum në krye te një dinastie artistesh. Primos (që mban emrin e Gjyshit Prelë), i dhuroi dhuntinë e te shkruarit shkrimtare autoritare studiues pedagog dhe flamurmbajtës i gegnishtes se salvume. Brunos një emër fort i mirënjohur i fali mjeshtërinë e arktimit dhe regjisë. Bruno nuk qëndroi duarkryq dhe gjeti një nuse si vetin Paskualinën, njërën prej aktoreve më të talentuara të brezit të saj, sa simpatike aq edhe gjithë sharm artistik. Mirësinë thjeshtësinë , ëmbëlsinë. fismikerinë, bukurinë zemërbardhësinë u fali vajzave Rajmonda e Greta, ku pa dyshim adhurimi, debulesa llastica dhe dashuria superiore ishte Rajmonda .Kjo familje pati një amë si bleta, bijën fisme të Zef Hillit të Mgulles. Roza ishte Afërdita e artisti Lec Shkallu i cili thoshte se gjithë jetën kemi nda tri fjalë me njeri tjetrin, urdhëro, ke te drejtë , më fal dhe është mbyll çdo kapitull. Zhgenimin më madh nga Leci e pësoj kur e divarcoi vdekja. Ngarkuar me një barre kujtimesh bashkëshortore sa Taraboshi nën përkujdesjen e Mondes qëndroi deri në moshën 94 vjeçare kur u largua nga kjo botë dhe shkoi në amshim atje ku priste dashuria e vetme e jetës se saj. Kështu e njoha unë Lec Shllakun, artist dhe njeri të kapur nga bukuria dhe mirësia e jetës dhe idealet me të epërme njerëzore. Lec Shllaku kolosi qe njeh Shkodra dhe gjithë Shqipëria ai sot ka ditëlindjen e 100 -të me një kufi të pa ndare mes jetës dhe vdekjes . Ashtu si kështjella shkodrane kujton Rozafen mot pas moti ashtu do kujtohet edhe emri i arkitektit themelues te teatrit profesional në Shkodër dhe Elbasan Lec Shllaku.