Ditën e sotme është organizuar një festë për zv/ambasadoren amerikane Leyla Moses-Ones, e cila largohet nga detyra në vendin tonë.Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar disa foto nga ajo që ajo e quan festa e lamtumirës, duke i dedikuar edhe disa fjalë.“Festa e lamtumirës për zv.ambasadoren amerikane, Znj. Leyla Moses-Ones. Do na mungosh,“-shkruan Spiropali.Në këtë feste të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ai i Britanisë Duncan Norman dhe ambasadori i Gjermanisë, Petër Zingraf. Ndërsa “përfaqësuese” e opozitës, ishte Rudina Hajdari.