Ndarja nga jeta e njërit prej intelektualve më të spikatur Shqaiptar të këtij shekulli, miqt e tij i thonë: Lamtumirë!
Zija Vukaj :
Nuk na e do shpirti as ta mendojmë, por Moikomi ynë iku në amshim. U largua heshturazi, si për të mos dashur të na prishë qetësinë. Bota jonë kulturore humbi një individ të rrallë, një intelektual me erudicion olimpik dhe një burrë të shkëlqyer; një historian, arkeolog, poet filozof- mbi të gjitha një patriot tepër të rrallë të trojeve tona; autor i mbi 100 librave. Moikomi ishte mendimtar, ishte shok e mik i gjithkujt, ishte një rrap me trung të fortë e degë të shumta që i lulëzuan deri në çastet e fundit të frymës së tij.
Moikom Zeqo ka fituar përjetësinë, por në jetën tonë kulturore dhe miqësore krijoi një boshllëk të madh. Shpirti i pushoftë në paqe dhe emri i tij qoftë i përjetshëm.
Flutra Açka:
Sot, të gjithë jemi gdhirë më të varfër
Pusho në paqe, Miokom! Ti mendje brilante.
Një i urtë i patëdytë, që i bëri shërbimin kombit deri në fund, ndër të paktët që nuk kërkoi kurrë, që dha shumë dhe që do t’i mbetemi borxh po aq shumë…
Një nga intervistat e tij të fundit e dha ne sallën e Teatrit Kombëtar, pak javë para shembjes.
Poezi e Moikom Zeqos:
Ka një mrekulli të vdekjes
Ka një mrekulli të vdekjes të sakte si ligjet
kur trupat tanë do të shpërbëhen në elemente
të natyrës,
ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,
si humus e kripëra te rrënjët e një bime,
që ajo të lulëzojë e të hapi petale
e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.
Do të na lulëzojë eshtrat…
Ajme! Po shpirtrat vallë?
Si krijesa ajri do të enden nëpë re,
përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!
Skender Temali:
Moikom Zeqo na la fizikisht, por ma do mendja, ne biblioteken e cdo shqiptari. ne kujtesen letrare te cdo shqiptari e jo vetem, ai do te mbetet perhere i pranishem, si nje nga mendjendriturit e krijuesit letrare qe gurgulloi vlera te pashterrshme, duke lene gjurme te pashlyeshme ne panteonin tone letrar. Ndjehem krenar qe e kam njohur, qe e kam patur mik nderi ne disa veprimtari letrare kur drejtoja Shoqaten e Shkrimtareve te Shkodres dhe qe ne vellimin tim letrar te botuar ne vitin 2018 i kushtova nje poezi, te cilen ne nderim te tij sot po e percjell ne vend te lamtumires:
MBRETI I METAFORES
Moikom,
Metaforë,
Moikom,
Nënujorë,
Palimpest dhe amforë,
Moikom
Në Alpet e letrave shqipe:
Mal me borë!
I perjetshem qofte kujtimi e vepra e tij!
LAMTUMIRË SHOKU DHE MIKU I RINISË SË HERSHME. I VËSHTIRË KY MËNGJES. LAVDI KUJTIMIT TËND!