Nga :Prelë Milani
Turp:- Shkalla e hierarkike e vlerave përcaktohet nga kuleta , përulja puthadore shalët e gjata, gjoksi i zbërthyer dhe bombat zjarrta ofensive!
Në ketë ditë me dritë hije të 10 shtatori 2021 prani zëri bilbilit të rapsodive moderne shqiptare. Sot ndaloi per gjithmonë një zemër nder me te mëdhatë që ushqej me dashuri të pa kushte per 50 vjet folkun tonë. Instrumenti me dy tela humbi sot mjeshtrin e majave dhe prijësin e saj të ndritur. Mëhill Çuni mblodhi në rapsoditë e tij mjaltin e bletëve që thithin vesën nder lulet e dëlira te melosit tonë kombëtarë. Zani i Mehill Çunit buronte i plotë i butë i dashur parësore ishte fjala pastaj tingulli por në një harmoni të shkëlqyer mes vargut dhe muzikës. Pavarësisht lëvizjeve turbulluese , politike, ideologjike fetare tek shqiptarët, pleq e te rij qofshin, ju sollët ujë të bollshëm gurgullues në mullirin e atdheut. Këngët e gojëmjaltit Mehill Çunit të qendisura poetikisht dhe të ngujuara në besnikëri stergjyshore ishin marshe të zjarrta fluturake dashurie, lavdie dhe përjetësie per fatosat e kombit
Krijues, instrumentist dhe interpretues i virtuoz (Kantautor) për 50 vjet në gjitha eventet dhe manifestimet me gjenerale te skenave te folklorit
Krye parik i rapsodisë Dukagjinase më i spikatur i të gjitha kohërave dhe pa dyshim një nga zërat gjeneral të çiftelisë në shkallë kombëtare.
Mëhill Çuni dhe Sali Mani e ngritën si askush në piedestal këngën dukagjinase dhe të Malësisë së madhe duke formuar se bashku bigën ma të lartë të flokut të çiftelisë në veri të Shqipërisë.
Mëhill Çuni nuk ishte një lule nga hiçi. Ai ishte nipi i Gjergj Mark Gurit dhe Kolë Mark Gurit Leurat Kombëtarë njeri në Shkodër dhe tjetri në Lezhë . Eter te vjetër flokut të zërat më hershëm të radiofonisë shqiptare.
Ndërkohë që gjyshja e tij Zojë Mustafja ka qenë një vajtoret me klas të Lekisë që ka mahnitur At Sh Gjeçovin dhe At’Benardin Palajt të cilët e kanë intervistuar dhe i referohen në studimit e tyre në fushën e folklorit Ajo per shigjetat e zjarrta arkaike që lëshoj kunder dhunës diktatoriale ndaj klerit nacionalisteve dhe njerëzve te pa fajshëm u dënua dhe u internua politikisht nga diktatëura komuniste.
Mehill Çuni ishte një talent i lindur me dhunti specialë, poetike, vokal të kristaltë, një zë sa kumbues aq të ëmbël që u bë e mbeti bashkëshoqëruesi më i mirë i perlave poetike që i buronin nga zemra duke i rritur e kthyer në hitet më dashura per veshin zemrat e miliona shqiptarëve.
-Mëhill Çuni u rritë se bashku me çiftelinë dhe në skenën e shtëpisë së Kulturës Breg Lumi ka kënduar që në moshën 8 vjeçare .
I joshur nga rapsodi veteran Fran Pali dhe daja i Gjergj Marku, Mëhill Çuni nuk do të ndahej më çiftelisë në festa gëzime dhe aktivitete artistike që ishin periodike dhe shpeshta.
Kishte dëshirë të vazhdonte per muzikë por biografia e përshtatshme ju bë pengesë në fushën e shkollimit dhe karrierës artistike.
U arsimua per veterani dhe as një ditë nuk ju nda jeta kulturore e artistike.
-Një teparament i vështirë kolerik, anti konformist, por shumë i talentuar vrapoj pa u ndalur në një pistë me pengesa të përhershme dhe arriti të kapte majat.
Si mjeshtër autentik i majave i dha flokut burimor jehonë në gjithë hapësirën mbarë shqiptare, per mes Valëve të “Radio Tiranës”; “Radio Tirnës per shqiptaret jashtë atdheut”, RTVSH
Ka milituar në qindra, koncerte, tubime e manifestime folklorike në skenat brenda dhe jashtë atdheut, kudo që jetojnë shqiptaret
1-Mëhill Çuni ndoshta si as kush tjetër në Zonën ku kumbon çiftelia ka memorizue në arshivën e flokut hite kombëtare të pa vdekshme të tilla si
“Pret Stamballa Skenderbegun”.
“Shtatë shaljanët”.
“Moj Kosovë Mriz me zana”.
“Kanë nisët bjeshkët fort po dridhe” ( Ngjarje në Kosove 1982).
“Kaluan Shekujt”(Kryengritjet me mëdha patriotike 1910-1911-1912).
“Po var pasha një burë prej Shale”.(Motivi madhështorë i bujarisë)
“Djemtë e shqipes”.
“Bahem shkamb te guri i praku”(Kushtuar Prekë Calit).
-“Kjo Shqipni që njeh gjithë bota”.
-“ Has Prishtina”.
-“Mehmet Shpendit”.
– “Xhur Kola dredhi shallen ”.
-“Deli Pjetri”.
-“Kolë Mark Kola”.
-“Zef Hotit” (Dëshmorit antifashist në Luftën e Spanjës) .
-“Heroinat shqiptare”.
-“Dukagjini 9 vullkane mbushë me flake”.
-“Në atë pranverë kur shkrinë bora”.
-“Ç ‘djem kanë Rritë trojet e Hotit “.
– “Ka je nisë Turgut pasha”.
Repertori artistk i tij përfshinë mbi 250 këngë
Atdheu, fatosat më shquar të tij,ngjarjet lapidare te historisë, Kosova e robëruar që kërkon liri, besa, bujaria, heroina e nënat shqiptare e dashuria e dëlirë janë tematika që pikasi, i qëndisi, u dha krahë dhe ja la trashëgimi brezave.
2-Mëlill Çuni nuk ishte thjeshtë një rapsod por së pari një poet i talentuar dhe duke qenë i tillë është nder Kantautorët e pare dhe pa dyshim më të talentuarit e kohës së tij.
Tekstet e Mëhill Çunit janë poezi me metrike precize me figuracion sa të larmishëm aq edhe rrezatues. Një poezi tillë pa as neogjenizem kur këndohet me aq lirshmëri dhe virtuozitet depërton parajshëm në skutat e shpirtit njerëzorë dhe aty mbetet. Ky është çmimi
3-Krijimtria e Mëhill Çunit kanë metrikën ngjyrën, frymën timbrin , vulën shpirtit tij artistik dhe çmimin e pavdekësisë.
4- Mëhill Çuni ka marrë pjesë në festivalet Folklorike Kombëtare te viteve 1978 1983,1988.
5- Në vitin 1982 kur ishte snajperi i Shtëpisë Kulturës Breg Lumi në bashkëpunim me muzikologun Robert Prendushin dhe Përgjegjësin e Kulturës Gjergj Çuni zbuluan dhe vunë në skenë Vallen burimore “Të Lekve” e cila shkoj dhe mori çmim kombëtarë në Gjirokastër.
6- Në vitin 1983 solli Akapelon famshme “LIDHI SHALA BESËN” e cila shkoj në festivalin e Gjirokastrës së viti 1983 e ndryshuar dhe politizuar “LIDHJA SHQIPJA BESËN”, ndërkohë që Mehilli pati një reagim rebeles per të cilin u paralajmërua per ndëshkim politik.
7- Në vitin 1996 Ka fituar çmimin si rapsodi më i mirë në Takimin kombëtare të Lahutarëve në Lezhë!
8-Në vitet 1975- deri 1980 i ka parapri jetës kulturore në Shtëpinë e Kulturës Breg Lumi! Në ketë kohë realizon edhe incizimet e para në radio si 7 shaljanet Shoferja e Malit, Heroinat
9- Nga vitet- 1981-1990 ka qenë drejtuar jetën kulturore artistike në Gruemirë Malësi e Madhe duke ngritur një nga Ansamblet me efektive dhe me të suksesshme të Shkodres.
Ansambli kishte grup instrumental , solist të spikatur., kor, grup vallesh dhe grup të fëmijësh. Ky ansambël i larmishëm kishte vulën pasionit dhe punës profesionale të Mëhill Çunit
10- Nga vitet 1999-2002 në TV 1 CHANNEL, ka qenë ideator, realizues dhe drejtues i spektaklit gjurmë lënës javorë “ HITET FOLKLORIKE në cilin janë prezantuar zërat me të mirë të Veriut, Kosove, Maqedonisë dhe treva shqiptare në Mal të Zi e diasporë.
11- Është Themeluesi dhe Drejtori artistik e ventit kulturor “SOFRA E DUKAGJINIT “ e para në Rrethin e Shkodrës me një aktivitet ë rregullt artistik të kthyer në traditë pa ndërprerë 22 vjeçare.
Duke qenë se rrjedhte nga një familje e persekutuar as një herë nuk u vlerësua për kontributin e dhenë .Në fillimi të Lëvizjeve demokratike ka qenë nder aktivistet e parë opozitare në Rrethin e Shkodrës.
Jeta e Mëhill Çunit ishte një det i trazuar si një stinë me diell vranësira, stuhi e furtunë
Jeta e Mëhill Çunit ishte një urate poetike muzikore një maratonë e gjate vlerësuar më notat më larta ne zemrat e shqipeve këngëtare. Mëhill Çuni nuk meritonte te vdiste i vetmuar si njeri i harruar dhe i mosperfillur nga politika dhe as një instance shtetërore,
Nëse që gjithë bashkëkohësit e tij të kateve të më poshtme u dekoruan me titujt artistik më lartë , per rebelin e pa ndreqshëm njerinu që nuk dinte përkulej as te shtrinte dorën Mëhill Çuni nuk u kujtua as një njeri
Në Shqipëri vijon maskarada shume seriale ku shkalla e hierarkike e vlerave përcaktohet nga kuleta, përulja puthadore ndaj politikes, shalët e gjata, gjoksi i zbërthyer dhe bombat ofensive përvëluese.
Në se ka jetë si thuhet Mehill Çuni sonte nuk i behet gjamë por një dasmë e madhe me gjeografi kombëtare ku presin gjithë armata bilbilave që prehen në amshim duke filluar nga Dervish Shqja, Qamili i Vogel,Fatime Sokoli, Tomë Nikolla, Ndue Shyti, Hazis Ndreu, Frok Haxhia, Sali Mani, Kol Buçi, Syk Papleka etj etj.
Në se ka jetë si thuhet Mehill Çunin do ta presin krahëhapur me kurora me dafina armata e gjallë e dëshmorëve te atdheut që i memorizove në këngë pavdekësie.
Lamtumirë gojëmjalti i hiteve të zjarrta te eposit të madhështore te shqipeve