KUVËNDI KOMBËTAR  I ALPEVE/ BASHKIA M.MADHE NGA E FTUAR  NË SHTEPINË E SAJ ,  BËHËT BASHKËORGANIZATORE  APO “BASHKËFAJTORE”?!

0

Memorandumi i Greçës – Bashkimi i Shqiperise    Prijësit e kryengritjes së 1911 në Malësi të Madhe u tubuan në pllajën e Greçes për një kuvend, i cili u mbajt më 23 qershor 1911. Ky kuvend u mbajt në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Eshtë shkruar shqip dhe frëngjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).    KUVENDI I GREÇES, Kryekuvendi ku mori jetë programi politik i Pavarësisë së  Shqipërisë | Gazeta Malesia    Këtë dokument, i njohur si “Libri i Kuq” (për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp) ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi.

Tringa e Smajl Martinit

Në hyrje të memorandumit (“Librit të Kuq”) flitet për ndihmën që dhanë shqiptarët për të sjellë xhonturqit në fuqi. Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit. “Libri i Kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të ZiSadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinëe Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj GurakuqiDedë Gjo LuliSokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë. Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në memorandum thuhej: “…na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë…”

DIKUR   LIBRI I KUQ , SOT  NJE  KARTON TE  KUQ…KUVENDI I GREÇËS 10-23 QERSHOR 1911, KUVENDI KU NISI RRUGËTIMIN PROGRAMI  POLITIK I PAVARËSISË SË SHQIPERISË.! - Revista FJALA

-Ky shënim    ka marrë  spunto  nga disa reagime  të kreut të  Shoqatës Atdhetare Patriotike  M.Madhe, “Mjeshtërit të Madh  “ Ilmi Kurti.I cili realisht ka dhwnw opinionin e tij  rreth  këtij “Kuvëndi Kombëtar “.E sollëm në kujtësë  këtë ngjarje historike  ndër  më të lavdishmët  jo vëtëm në historinë e trevës M.Madhe , por në mbarë Kombin , pikrisht një ditë para se të   mbahët një tjetër “Kuvënd”  nën “hijën” e pllajës së Greçës së Këlmëndit . Le të   kuptohemi që në fillim . Pa  asnjë notë  “nënvlersimi” të një aktiviteti të tillë , mëndojmë të japim shkurtazi  dy tre mëndime rreth  gjithë kësaj “zhurme”  që po bëhët për këtë Kuvënd .E para kemi lexuar në rrjetet sociale gjithë  këto ditë  një mori ftesash për shumë  autoritete  të politikës ,  të  intelektualizmit , të pushtetit vëndor nga gjithë veriu i Shqipërisë .  Në mës tyre  rezultonte i ftuar edhe Kreu i Bashkisë Tonin Marinaj . Fillimisht kjo ftesë e kreut të Bashkisë nga gazeta e Alpeve , pikrisht për të marrë pjesë në Vermosh në qëndrën e kultures dhe turzimit , dukej si një “shaka” mbase me shumë kripë . Kjo u korrigjua  shpejt .  Greçë Memorandum - Wikipedia  Kësisoj nga i ftuar Kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj  u “bë” bashkëorganizator . Teksa i hedhim një sy  axhendës  së këtij Kuvëndi  përveç  anës financiare e cila me siguri do këtë  pjesën e vet dhe Bashkia , si dhe një përshëndetje nga  z. Tonin Marinaj  si “ zoti  shtepisë”, asgjë tjetër nuk mund të themi se ka dobi për M.madhe ky kuvënd . Kështu referuesit  janë nga  vënde dhe qytete te tjera të veriut të Shqipërisë dhe Kosovës , ndaj dhe referatët nuk  dukën shumë më dobi . Ajo që duket  më interesantja , si gjithënjë  në të gjitha Kuvëndët e tjera të Alpeve , do të jenë   ndarja  titujve të nderit nga organizatoret . Ndaj me të drejtë lind pyetja , e dinë organizatoret se  M.Madhe në përgjithësi  e në veçanti  Këlmëndi  ka qënë dhe mbetën kryelartë jo për “kuvënde”  të thjeshta , por   me një pëshë sa vetë     “shpatullat” e këtyre maleve  qënderstare .    Kujtojmë se edhe pse të ftuarit nga M.Madhe  janë

kuadro  , dhe intelektual me integritet , organizatorët do të duhej të mos  kishin kursyer  ftesat e tyre  edhe për  burrat më “mjeker”  Akademik  malësor , apo   Gjneral  e Shkencëtar , Poet e Shkrimtar  kalibri  më  staturë ndërkombëtare . Mbase po të i ishtë lënë një hapësirë  më shumë  këtyre përsonaliteteve , pikrisht nga  Vermoshi do të mund të kishim , jo librin e kuq të  memorandumit të Greçës , por kartonin e kuq ndaj  një klase politike  që  vashdimisht këto 30 vite e ka harruar M. Madhe . Pikrisht nga  ky kuvënd   malësorët do priteshin

kerkesa të tilla : Një pallat Kulture në Kryeqëndrën e M.Madhe , një stadium që premtohet dhe premtohet . Një Muzeum  , që mungon , një … e sa  gjatë  do vazhdonte lista e pikave të  “kartonit të kuq”. Por referuesit     në këtë Kuvënd Kombëtar nuk kanë interesat e  M. Madhe. Ndaj një karton të kuq  e meritojnë  edhe bashkëorganizatorët  e këtij Kuvëndi .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.