KUVËNDI I DUKAGJINIT I “JEP” BEKIMIN E RRUGËTIMIT DREJTË KUVENDIT TË SHQIPERISË INTELEKTUALIT PAL SHKAMBI

0

Të mbledhur  në një kuvënd  burrash   perfaqësues  të maleve të Dukagjinit, ditën e Djelë   , në mjediset e restorant “Martini” në qytetin e Shkodres, kanë diskutuar  rreth mundësisë   për tu perfaqësuar  në kuvëndin e ardhëshëm të  Shqiperisë  me një deputet   autokton  Dukasgjinas, dhe që    do  perfaqësojnë   interest e dukagjinasve.

Të shumt  kanë qënë  burrat Dukagjinas , të cilët  kanë marrë  fjalën  , për të dhënë mëndimin e tyre   në këtë kuvënd  perfaqësimi.Të gjithë kanë  qënë të një mëndimi: Treva e Dukagjinit  e meriton të  perfaqësohet  në  kuvëndin e Shqiperisë me një djalë  të lindur dhe rritur  në Dukagjin , me një intelektual  pa kompromisë, ndaj interesave të   Dukagjinit.

Fjala e mënçme e këtij burri   fisnik , tipik I një familje kreshnikësh , është degjuar  më    vëmëndje: Edhe pse nuk është I vetmi , sepse Dukagjini ka plot  burra intelektual  të zot, për ti dalë zot Dukagjinit, ne mëndojmë se  Pal Shkambi është njëri ndër këta burra , ku  mëndimi I  zë  vënd  e fjala I ka peshë. Po kështu   janë shprehur mjaft nga pjesmarrësit, ku veçojmë intelektualin Kolë  Çardaku I cili  I dha mbeshtetjen e merituar Pal Shkambit.

Në këtë    kuvënd burrash  dhe grash intelektuale  dukagjinase pati edhe propozime të  tjera , si për Nikollë Putinaj , e tjerë, por   ky kuvënd  I dha  bekimin e një rrugëtimi të vështirë , por jo të pa mundur drejte kuvëndit të Shqiperisë  z, Pal Shkambi.

Mjaftë  emocionuese, madje  lot  burri  dhe krenarie  për një  besim të merituar   kemi verejtur  ne  faqet  dhe syt  e Pal Shkambit, këtij  njeriu”shkamb”  të këmbnguljes   për mirësinë e trevës së tij.Pal Shkambi është  betuar   duke vënë dorën në   Bibel-Ungjill, dhe duke  premtuar: Se vetëm Dukagjini dhe Dukagjinasit do të jenë përherë  në mëndjën dhe zëmrën e tij.

Shterngim duarsh , Besë Burri  dhe  mbeshtetje   burrash  të këtyre maleve   ka patur ky  kuvënd. Ndaj   me besimin tek zoti, tek  njerzit e mire dhe  të devotshëm për të mirën e sejcilit prej tyre, nga sot PaL Shkambi ka nisur rrugëtimin drejtë Kuvëndit të Shqiperisë, si përfaqësues I Dukagjinit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.