Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në hotelin në Velipojë, që e përfshiu atë në flakë, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.Zjarri ka rënë në hotelin e familjes Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë A. Gjoka, 40 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.
Të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.
Siç mëson gazetari Nikshiqi, zjarri në hotelin e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.