Duke marrë shkas nga dy falenderime pas datës 25 Prill, kushdo që i lexon , apo degjon me vëmëndje qoft në rrjetët sociale apo në media, ka të drejtën e një pyetje: Kush fitoj në M.Madhe Partia demokratike apo kandidati , tanimë deputet Ramadan Lika?!Kësisoj dhe ne po analizojmë shkurtazi , duke dhënë mëndimin tonë aq sa kemi parë në fushatë, dhe aq sa kemi kuptuar nga dy falënderimet.Së pari të kreut të degës vëndore të Pd Anton Kokaj dhe po kështu edhe të z, Ramadan Likaj.Për mëndimin tonë z, Anton Kokaj me të drejtën e zotit krahas të tjerave falënderon votuesit, strukturat e Partisë, ku sipas tij kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, në këtë betejë të sapo kaluar politike. Po kështu z, Anton Kokaj ka falënderuar edhe dy kandidatët për deputet, që sipas tij krijuan një frymë qytetarie dhe shprese tek votuesit.Nga ana tjetër edhe Ramadan Likaj , jo vetëm që nuk nguron të falenderojnë, por duke nxituar të percjellin këtë falenderim nepermjet edhe tv Kopliku, apo dhe tek kompania mediatike e pronotuar prej tij gjatë fushatës në rrjetët sociale. Ka bërë thuajse të njejtin tekst, por me rënditje ndryshe, dhe vecmas votuesve , partisë e tjerve, si gjithënjë Likaj, “xhentil” tregohet para qytetarve, duke percjellë falenderimet edhe tek familja , si shtylla kryesore e mbështetjes elektorale.Deri këtu gjithçka në rregull. Kësisoj edhe debatët pas fushate në tavolina vijojnë:Pd u rikthye tek fitorja në M.Madhe falë punës perkushtimore të strukturave të Partisë, por edhe taktikës elektorale me dy kandidatë nga M.Madhe. Nderkohë që të tjerë këtë fitore ia atribuojnë z, Ramadan Lika, si njeriu electoral i së djasthtës më një mbeshtetje te fuqishme.Në mëndojmë në realitet , nese të dy këto argumënte qëndrojnë së bashku, të dy janë fitues edhe Partia Demokratike në M,Madhe edhe z, Ramadan Likaj. Në anë të kundert pastaj do mund të thuhet z, Likaj , fitoj vetë mandatin si deputet, por edhe i lau “borxhin” e vjetër Partisë. Gjithësesi ënde pyetja vazhdon kush ka fituar në M,Madhe Partia Demokratike, apo Ramadan Lika së bashku me Partinë?!Këtë nuk e mësuam tëk falënderimet , ndaj së shpejti në një intervistë të pa “porositur” e presim këtë mendim dhe nga vetë deputeti Ramadan Likaj. Kjo mëndojmë se i sherbën qartësimit të elektoratit edhe për betejat e tjera politike. Gjithësesi gëzuar fitoren , dhe e administrofshi në dobi të Malësorve !