Nga Vullnet Mato
Kur nipi sapo kish shkelur në jetë
bënte pyetje, që më vinin në siklet:
Pse përrallat nuk janë të vërteta?
Pse njerëzit ikin për fare nga jeta?
Pse Dielli nuk kthehet në qiell prapa?
Pse Hëna del, vetëm kur vjen nata?
Pse yjet nuk shkojnë të flenë gjumë?
Pse deti s’ngopet, kur ha një lumë?
Pse peshku i lagur, në ujë nuk ftohet?
Pse aeroplani, nga lart nuk rrëzohet?
Pse pleqtë në gojë s’kanë dhëmbë?
Pse kafshët janë me katër këmbë?
Pse çunat takohen me goca në rrugë?
Pse xhaxhi, kafshon tetën në buzë?
Pse martohen të mëdhenjtë kur rriten?
Pse qentë, me njeri-tjetrin ngjiten?
Pse një gocë vjet, në plazhin ku ishim,
u ul gjunjë, kur shkuam e bëmë çiçin?
Pse në mbathje, vetëm mishin kishte,
jo bibilushin, që tek mua shihte?…
* * *
Gjininë femërore shpjegova, duke thënë:
Vajza ndryshon nga djali, se bëhet nënë.
Po ti, mor bir, tani nuk ke pse habitesh,
se këto gjëra do i mësosh, kur të rritesh!
Kur u bë adoleshent, një ditë më thotë:
Ti gjysh, për disa gjëra, ia ke futur kot,
se ato, qëkur isha i vogël, i kam mësuar,
interneti dhe televizori m’i kanë treguar!…