“ Shqiptari asht’ ah ,
jo shelg me u përkulë”
Dedë Gjo’Luli
Nga: Kasdri Ujkaj
Shikonie me vemendje, o miqtë e mi, këtë shtatore të °Heroit të Popullit”Dedë Gjo’Luli! Jo, se ju nuk e njihni, apo nuk e dini kush është Dedë Gjo’Luli, ”kjo pushkë e ngrehur për Shqipërinë “, siç e quante”Babai i Kombit”, Ismail Qemali, malësorin madhështor, malësorin që na takon të gjithëve. Kësaj radhe, shikonie me kujdes vendndodhjen absurde të shtatores së Tij, brenda rrethimit të kishës së Tuzit, mes një parkingu automjetesh, por jo në qendrën e Malësisë, ashtu siç e mban vendi amë,Shqipëria, në Tiranë, në kryeqendrën e Saj për të cilën fali gjithçka pati. Ky status absurd i shtatores se Heroit vjen si denoncim ndaj vetë vëllezërve tanë malësorë, që duket kanë humbur sensin e vetvetes në atë shkallë sa Heroin Simbol i Dinjitetit të tyre Kombëtar, prej disa vitesh, vijojnë ta mbajnë në “arrest kishe”. Në këtë kontekst, pa mohuar kurrsesi gatishmërinë e kishës, në veçanti , të Padër Pashkut , për ta vendosur në
atë mjedis të privilegjuar, si relegjion, edhe pse jo i plotë për përformimin e shtatores së një heroi, si Dede Gjo’Luli, me rrezatim mbarëkombëtar, gjithë kjo rrodhi , sepse llomhania turkoshake politike e Tuzit, e cila shiste gjithçka te vetvetes për një karrierë politike, për turpin e vet e paragjykoi Heroin si vrasës të “vëllezërve tanë”turq. Kam besim se do ta kuptoni rebelimin tim në shpirt; kësaj, shqip, i thonë: ”Kur, qentë gjallë, kafshojnë luanin e vdekur”, do të thoshte Sartri. Le të shpresojmë se kjo tërheqje publike e vemendjes mbi statusin e vendndodhjes së shtatores së “Heroit të Popullit”Dedë Gjo’Luli, që përkon edhe me 105- vjetorin e vrasjes së Tij, tëpabesë, nga ushtarët e krajl Pjetrit në Mirditë, ndërkohë që ushtarët e krajl Nikollës ekzekutonin”Heroin e Popullit” Isa Boletini në Podgoricë, do ta nxitë komunën e re në Tuz, e kryesuar nga z.Nikë Gjeloshaj, sikurse edhe këshillin e kësaj komune me qellimin fisnik, civil dhe patriotik, si një standard evroatlantik, që ta korrigjojnë, me dinjitet, këtë turp që na injoron si komb, përballë armiqve tanë tradicional, të cilët vetekzistencën tonë kombëtare e patën kurdoherë si halë në sy.E thënë ndryshe besojmë që do ta vendosin shtatoren e Dedë Gjo’Lulit atje ku e meriton, në kryeqendren eMalësise, nëTuz, ashtu sikur vendi amë, Shqipëria, shtatoren e “Heroit të Popullit”Dedë Gjo’Luli e ka vendosur prej kohësh në mes të kryeqytetit të saj,Tiranës, ku hijeshon me madhështinë e saj përkrah monumentit të “Heroit Kombëtar”Gjergj Kastriot-Skenderbeut.
Koplik,me 30.10.2020 Prof.Kadri Ujkaj,
anetar i Akademise sh/amerikane te Shkencave dhe Arteve
New York