Kupa e Shqipërisë/Vllaznia mund Flamurtarin 3 me 0, Veleçiku i hap rrugën Tiranës 2me 2

0

Grupi A i Kupës së Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit, duike mbyllur kështu turin e parë dhe duke mësuar skuadrat që janë kualifikuar në turin e dytë.

kupa e shqiperise

Kështu Lushnjës, Bylisit dhe Dinamos, i bashkohen edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Korabi.Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2. Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn.

 

Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia fitoi 1-0 përballë Flamurtarit në 90 minuta, me ndeshjen që shkoi në shtesë dhe më pas shkodranët shënuan dhe dy herë për të vulosur kualifikimin.

 

Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

REZULTATET –

FT | TIRANA* 2-2 VELEÇIKU | Kompleksi sportiv “Skënder Halili”, Tiranë |

Zhivanaj 45′, 85′ / Hajdari 38′, 40′

FT | PARTIZANI* 2-0 ORIKU | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

Menish 43′, Skuka 64′

LIVE | VLLAZNIA 3-0 FLAMURTARI | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër |

Juriç 41′, Aralica 92′, Kruja 93′

93’ Mala driblon Nezirin në krahun e majtë, e më pas shërben në zonë për Krujën, që godet tokazi me të djathtën dhe shënon golin e tretë, 3-0 për Vllazninë.

92’ Kruja vertikalizon te Aralica, që del i vetëm me portierin, e driblon edhe Moçkën dhe shënon për 2-0.

41’ Goditje dënimi për Vllazninë nga një pozicion diagonal, Mala harkon në zonë dhe aty mbrojtësi Juriç bën një roveshatë spektakolare, duke mposhtur Moçkën, 1-0 për Vllazninë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.